GJKKO ka shpallur vendimin në lidhje me kërkesën e Monika Kryemadhit kundër vendimit të GJKKO për sekuestron e vilës së zonjës Kryemadhi dhe nënës së saj.
Këtë vendim Kryemadhi e ka quajtur një hakmarrje ndaj denoncimeve për inceneratorin e Tiranës.
Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi theksoi se të dy banesat janë përfituar në mënyrë të ligjshme, pasi sipas saj janë blerë me kredi.
“Është e gjitha një hakmarrje sa i përket inceneratorit të Tiranës. Është një betejë ligjore që do durim dhe konsitencë nga ana jonë. Si banesa ime dhe e mamasë time janë të përfituar në mënyrë të ligjshme, por ka edhe një avantazh se unë futem pa radhë në gjykatën e Strasburgut. Unë e kam marrë me shkëmbim apartamnetin tim. Bëhet fjalë për një shtëpi në bllok që janë marrë të dyja me kredi”, tha Kryemadhi.