Ish-avokati Alban Brengasi është dorëzuar në polici. Ditën e mërkurë Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi që ta lindte në burg Bengasin, i cili urdhëroi vrasjen e bashkëshortes së tij.
Brengasi do të vuajë dënimin prej 4 vitesh e 8 muaj burg. Apeli i Posaçëm vendosi të enjten ta dënojë Bengasin me 7 vite burg për dhunë në familje në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal si dhe në aplikim të nenit 334 pika 1 që i shton dënimit edhe pesë vjet burgim.
3 vite burg iu dhanë për veprën penale që parashikohet në nenin 333 pika a, mbi formën e grupit të strukturuar kriminal.
Në bashkim të dënimeve, Bengasi duhet të vuajë sipas Apelit 7 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar duhet te kryej 4 vite e 8 muaj në një burg të sigurisë së lartë.