Pas apelit të babait të Klajdi Bitrit, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka ndërhyrë për të nxjerrë pasaportën.
Në këtë mënyrë Agim Bitri mund të shkojë në Itali për të kryer procedurat e marrjes së trupit të pajetë të djalit në atdhe.
Po ashtu është bërë e mundur edhe gjetja e një agjensie funerale e cila do të sjellë trupin e të riut nga Italia. Sakaq, shpenzimet do të mbulohen nga Bashkia e Lushnjes.
Kujtojmë se Klajdi Bitri mbeti viktimë dy ditë më parë pas një sherri në Itali, ku tentoi të shpëtonte mikun e tij.