Kur projektuesi Gustave Eiffel përfundoi kullën e tij në vitin 1889, ai ndërtoi për vete një apartament sekret në nivelin e tretë të saj, 1 mijë këmbë mbi “Champ du Mars”. Në kohën e projektuesit Eiffel, dhoma e vogël ishte e mbushur me mobilie prej druri, letër muri me ngjyra dhe një piano të madhe.
Gjithashtu në dhomë ishte edhe një laborator i vogël, të cilin projektuesi i kullës e kishte pajisur me teknologjitë shkencore më të fundit.