Agjencia prestigjioze Associated Press (AP) në një shkrim të titulluar sot “sërish retorika e luftës në Ballkan”, shkruan për gjendjen në Bosnjë-Hercegovinë, pas paralajmërimit për mbajtjen e referendumit më 25 shtator në Republika Srpska, për ndarje, edhe pse kjo është mohuar nga presidenti Milorad Dodiç.
AP rikujton se Republika Srpska që njihet si minishtet, të dielën mban referendumin për shënimin e 9 janarit si datë shtetërore kur serbët e Bosnjës formuan shtetin e tyre që mban këtë emër, por që u përfshi në kuadër të BeH.
Por nga ana tjetër, popullata boshnjake dhe ajo kroate, 9 janarin e përkujtojnë si ditë të masakrave dhe gjenocidit serb, pasi që mijëra veta u dëbuan nga shtëpitë e tyre.
Gjykata Kushtetuese e BeH hodhi poshtë si të paligjshëm referendumin, duke theksuar se kjo datë është diskriminuese për boshnjakët musliman dhe kroatët. AP rikujton se Rusia përkrahë këtë referendum, ndërsa kundër është SHBA dhe BE. Bashkësia ndërkombëtare ka bërë thirrje që palët të përmbahen nga retorika e ndarjes dhe luftës, pasi që me këtë vihet në pikëpyetje integriteti territorial i BeH.