Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, tha se nuk ka ndikuar te bashkëshorti i saj, njëherësh Presidenti i Republikës, për vendimin e tij të beftë për të anuluar datën e zgjedhjeve.
“Që kur kam ikur për operacion, kam dy javë që nuk e kam takuar Ilir Metën”, tha Kryemadhi.
Ajo foli edhe për paralajmërimin e zyrtarit Matthew Palmer se ata që pengojnë procesin e zgjedhjeve, do t’u hiqet mundësia për të udhëtuar për në SHBA.
“Jam plotësisht dakord me Palmer”, tha Kryemadhi.
“Por protestat tona kanë qenë paqësore, dhuna ka qenë e provokuar nga policia”, shtoi ajo.
Presidenti Ilir Meta shfuqizoi datën e zgjedhjeve duke anuluar datën 30 qershor për mbajtjen e tyre. Përmes një deklarate për mediat, Presidenti bëri të ditur vendimin e tij, duke shprehur shqetësim për situatën e krijuar në vend, ku asnjë prej palëve politike nuk po bën hapa pas./ Opinion.al