Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anulimet e fluturimeve, shoqëritë nuk rimbursojnë biletat

2020/08/13 at 10:19 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Germania”, low cost për fluturimet me Gjermaninë, hyn në tregun shqipta

Shoqëritë ajrore përdorin të gjitha mjetet për të mos rimbursuar biletat

Kush kërkon rimbursim për fluturimet e anuluara e ka shumë të vështirë. Dhe nëse dikush e ka blerë biletën në portalet online e ka edhe më të vështirë.

Familja Kliese dëshironte t’i kalonte pushimet verore në fund të korrikut në Tajlandë. Manuel Kliese i kishte rezervuar fluturimet me në portalin Opodo. Biletat vajtje-ardhje Dyseldorf – Cyrih – Bangkok me shoqërinë ajrore Sëiss kushtonin 2.300 euro. Manuel Kliese ishte deri tani tifoz i portaleve online për prenotimin e fluturimeve, sepse këto portale ofrojnë kombinime fluturimesh me disa linja ajrore, të cila shpesh nuk ofrohen në faqet e internetit të linjave ajrore.

Por pak ditë para udhëtimit të planifikuar, Sëiss e anuloi fluturimin – gjë jo e jashtëzakonshme kjo në kohët e Coronës. Familja Kliese kërkoi që t’i kthehen paratë e paguara, duke u renditur kështu në radhë me miliona udhëtarë që presin për këtë gjë në të gjithë botën.

Ligj i shndërruar në farsë

Sipas ligjeve të BE-së në rast anulimi të fluturimit klientit duhet t’i kthehen paratë e paguara brenda shtatë ditësh. Ky ligj është shndërruar ndërkohë në farsë, sepse një rimbursim i tillë brenda shtatë ditësh nuk ka ndodhur kurrë në realitet. Dhe tani që industria e fluturimeve po vuan nga kriza e Coronës dhe është në prag të kolapsit, gjendja është bërë edhe më keq. Si edhe qeveri të tjera edhe qeveria gjermane për ta shpëtuar Lufthansën nga falimentimi ka blerë aksione dhe po e ndihmon financiarisht atë.

Vonesa me rimbursimet

Tani që Republika Federale e Gjermanisë është bashkëpronare e kompanisë ajrore Lufthansa, ajo nuk dëshiron t’i tolerojë taktikat e zvarritjeve të zgjatura për rimbursimin e fluturimeve.

“Para për rimbursimet kemi dhe çdo kërkesë e përligjur për rimbursim do të paguhet”, premtoi në korrik kryetari i sektorit të pasagjerëve të Lufthansës, Harry Hohmeister. Por në fillim të gushtit u bë e njohur se Lufthansa ka marrë që prej marsit 4.48 milionë kërkesa për rimbursim dhe 1.24 milionë prej tyre nuk janë përpunuar akoma.

Tani Zyra Federale e Aviacionit e ka kërcënuar Lufthansën me një gjobë të lartë.

Portalet dhe shoqëritë ajrore ia kalojnë topin njëra-tjetrës

Manuel Kliese thotë se e ndjen veten të mashtruar nga Opodo. Përpjekjet për te folur ne telefon me filialen gjermane të Opodos ishin të kota. Pas kërkesës me shkrim për rimbursimin e biletave, Opodo shkruante se për rimbursimin është përgjegjëse kompania e fluturimit Sëiss, kurse Sëiss përgjigjej se bileta qe prerë përmes portalit, prandaj për rimbursimin është përgjegjëse Opodo si kompani ndërmjetësuese. “Pretendimi i shoqërive ajrore se përgjegjëse janë portalet është i gabuar”, thotë Philipp Kadelbach, ekspert për të drejtën ajrore. Sipas tij shoqëritë ajorore paguajnë vetëm nëse dikush i padit juridikisht, kush nuk ngre padi, nuk merr para.

Nga përvoja e tij Kadelbach tregon se Lufthansa, Austrian Airlines, KLM, Turkish Airlines dhe Ryanair përpiqen me të gjitha mënyrat për të mos paguar në rast se fluturimi anulohet apo në rast vonese. Edhe më keq qëndron puna me linjën ajrore zvicerane Swiss. Kurse si shoqërinë ajrore që nuk krijon probleme me rimbursimet ai përmend EasyJet./  Andreas Becker- DW

Ju sugjerojmë

Zgjedhjet në Kosovë/ Rama uron Kurtin: Uroj që mandati të kthehet në sukses
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë/ Rama uron Kurtin: Uroj që mandati të kthehet në sukses

29 Dhjetor, 2025 11:03 am
Katër ditë pa ujë, qytetarët e Vlorës dynden te burimi i Ujit të Ftohtë
Aktualitet

Katër ditë pa ujë, qytetarët e Vlorës dynden te burimi i Ujit të Ftohtë

29 Dhjetor, 2025 10:01 am
16 viktima nga zjarri në një azil pleqsh në Indonezi
Bota

16 viktima nga zjarri në një azil pleqsh në Indonezi

29 Dhjetor, 2025 9:19 am
Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA, një tronditje për Evropën
Bota

Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA, një tronditje për Evropën

29 Dhjetor, 2025 9:18 am
Zelensky: Garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë 100% të dakorduara
Bota

Zelensky: Garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë 100% të dakorduara

29 Dhjetor, 2025 8:43 am
Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit
Kryesore

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit

28 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi

28 Dhjetor, 2025 9:35 pm
Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët
Aktualitet

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët

28 Dhjetor, 2025 8:18 pm
Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu
Aktualitet

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu

28 Dhjetor, 2025 8:05 pm
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit
Kryesore

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit

28 Dhjetor, 2025 7:24 pm
Para
Manja: Edhe nëse e shkarkojmë sot Metën, vendimin final e jep Kushtetuesja

Pronat e shtetit dhe bregdeti, Meta kthen ligjin:Thellon konfliktin social

Rama: Qeveria që krenohet me rrugë si të ishte komunale, PD nxjerr videon

Rama: Qeveria që krenohet me rrugë si të ishte komunale, PD nxjerr videon

12 emigrantë në makinë, pranga 28-vjeçarit nga Tirana

12 emigrantë në makinë, pranga 28-vjeçarit nga Tirana

TE FUNDIT

Zgjedhjet në Kosovë/ Rama uron Kurtin: Uroj që mandati të kthehet në sukses

Zgjedhjet në Kosovë/ Rama uron Kurtin: Uroj që mandati të kthehet në sukses
29 Dhjetor, 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e tij në zgjedhje....

Lexo më shumë

Katër ditë pa ujë, qytetarët e Vlorës dynden te burimi i Ujit të Ftohtë

Katër ditë pa ujë, qytetarët e Vlorës dynden te burimi i Ujit të Ftohtë
29 Dhjetor, 2025

Në ditën e katërt të mungesës së ujit të pijshëm për qytetarët e Vlorës, edhe pse kanë kaluar mbi 92...

Lexo më shumë

16 viktima nga zjarri në një azil pleqsh në Indonezi

16 viktima nga zjarri në një azil pleqsh në Indonezi
29 Dhjetor, 2025

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një zjarr që shpërtheu në një azil pleqsh...

Lexo më shumë

Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA, një tronditje për Evropën

Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA, një tronditje për Evropën
29 Dhjetor, 2025

As një vit nuk është mbushur nga ardhja në detyrë e Donald Trump, por nga perspektiva e Brukselit, kjo kohë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com