Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Antibiotikët në rrezik, bakteret po mposhtin mjekësinë…

2017/12/04 at 12:15 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 6 min
A A
Antibiotikët në rrezik, bakteret po mposhtin mjekësinë…

SHEFQET DELIALLISI


Aleksandër Fleming, në vitin 1928, duke marrë çmimin “Nobel” për zbulimin e penicilinës (zbulimi më i madh i mjekësisë për shekullin 20) paralajmëroi: Në të ardhmen, bakteret mund të zhvillohen dhe të bëhen të afta për t’i mposhtur antibiotikët. Tashmë, e ardhmja është bërë e tashme. Organizata Botërore e Shëndetësisë rezistencën kundër antibiotikëve e klasifikon një “kërcënim serioz”, që nuk është më një parashikim për të ardhmen, por është duke ndodhur tani, në çdo vend të botës, me mundësinë për të prekur cilindo.

ALARMI ËSHTË DHËNË

Bakteret po mposhtin antibiotikët. Dhjetëra artikuj tërheqin vëmendjen: “Mjekë- sia po kthehet një shekull pas.” “Kohët e errëta të epidemive do të rikthehen.” “Abuzimi me antibiotikët: skenari i një makthi.” “Apokalipsi i antibiotikëve: mjekët i bien kambanave të alarmit.” “Antibiotikët, të vetmet ‘municione’ në luftën kundër infeksioneve po mbarojnë.…”

Imagjinoni një botë pa antibiotikë. Infeksionet e zakonshme, ndërhyrjet e thjeshta kirurgjikale, do vrisnin përsëri. Kirurgjia e zemrës, transplanti i organeve, trajtimi i kancerit, menaxhimi i diabetit, do rrezikoheshin seriozisht. Mjekësia moderne do të bëhej e pamundur.

Për shumë njerëz, një skenar i tillë apokaliptik mund të duket fantazi, por për shkencëtarët, plotësisht i mundshëm nëse s’ndalen praktikat që favorizojnë zhvillimin dhe përhapjen e rezistencës kundër antibiotikëve, nëse antibiotikë të rinj nuk hidhen në përdorim.

PËRHAPJA ËSHTË GLOBALE…

Bakteret rezistente ndaj antibiotikëve gjenden kudo. Në njerëz, kafshë, ushqim dhe mjedis (në ujë, tokë, dhe ajër). Ato mund të përhapen midis njerëzve dhe kafshëve, dhe nga një person në një tjetër. Turizmi favorizon përhapjen e tyre. Një studim në Suedi me të rinj që lëvizën për pushime në vende të ndryshme të botës, tregoi se ndërsa asnjë prej tyre që nuk kishte pasur baktere rezistente në zorrë, kur u kthyen, 1/4 i kishin marrë ato. Dhe sot, në pak orë, njerëzit mund të lëvizin në gjithë botën duke e globalizuar problemin. Rezistenca nuk është e kufizuar vetëm në vendet në zhvillim, por edhe ato të zhvilluara.

PSE NDODH DHE PSE PËRHAPET REZISTENCA?

Bakteret e zakonshme, duke pasur një normë të shpejtë riprodhimi, aftësinë për t’i kaluar gjenet nga njëri-tjetri, evoluojnë shpejt. Me kalimin e kohës, rezistenca e tyre ndaj antibiotikëve ndodh në mënyrë të natyrshme. Presioni që antibiotikët ushtrojnë, nxit luftën e tyre për mbijetesë nëpërmjet ndryshimeve gjenetike që reflektojnë proceset evolucionare që ndodhin gjatë mjekimit me antibiotikë.

Problemi është se kjo rezistencë e zakonshme e baktereve ndaj antibiotikëve, po përshpejtohet nga mbipërdorimi dhe keqpërdorimi antibiotikëve, duke marrë antibiotikë, edhe kur ata nuk janë të nevojshëm, për çdo temperaturë të lartë, për viroza stinore, që normalisht në pak ditë vetëshërohen, mbi të cilat antibiotikët s’kanë asnjë efekt. Dhe në shumë vende, antibiotikët mund t’i blesh lehtësisht në farmaci, si çdo mall në një dyqan të zakonshëm!

Rezistenca ndodh edhe nga keqpërdorim i antibiotikëve. Kur nuk merret i plotë mjekimi duke bërë që infeksioni të mos pastrohen plotësisht, bakteret të mbeten të gjalla me një rezistencë që gradualisht përhapet.

Tjetër shkak është përdorimi për profilaksi i antibiotikëve, për të parandaluar infeksione hipotetike, praktikë që duhet të ndodhë vetëm në raste shumë ekstreme.

Sikur kjo të mos mjaftonte, problemi rëndohet nga përdorimi i antibiotikëve në blegtori, te kafshët që përdoren si ushqim për popullsinë, duke u bërë një nxitës shumë i madh i rezistencës. Kafshët e këtyre fermave konsumojnë jo pak, por rreth dy të tretat e antibiotikëve botërorë.

SHIFRAT JANË TË ZYMTA…

Deri pak vite më parë, një infeksion urinar, me një mjekim të shkurtër me antibiotikë të thjeshtë, shërohej. Sot kjo s’ndodh. Bakteret janë bërë të afta t’i mposhtin antibiotikët e zakonshëm. Në një numër vendesh, që shtohen çdo ditë, infeksionet urinare janë bërë rezistente ndaj antibiotikëve standard.

Në Kinë, antibiotikët standard të përdorura ndaj baktereve që shkaktojnë infeksione të rënda të mushkërive, janë të efektshme vetëm në një 1/3 e rasteve. Në spitale në Amerikë, antibiotikët standard për trajtimin e plagëve të infektuara dështojnë në mbi gjysmën e rasteve.

Aktualisht, rreth 700,000 njerëz në vit vdesin në botë nga infeksionet rezistente kundër antibiotikëve, shifër që rritet vazhdimisht dhe mund të arrijë në 10 milionë në vitin 2050.

Kjo kushton jo vetëm jetë njerëzore, por dhe kosto të lartë financiare për Sistemet e Kujdesit Shëndetësor.

ASNJË ANTIBIOTIK I RI NGA VITI 1987….

Krijimi i penicilinës, suksesi spektakolar i saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, shërbeu si një nxitje e fortë për të zbuluar antibiotikë të ri. Në vitet ’40 dhe ’50 të shekullit të kaluar, në treg u hodhën më shumë se 20 klasa antibiotikësh. Në vitet ’60, edhe dy të tjera, dhe… nga viti 1987, asnjë klasë e re! Në kushtet e rezistencës të përhapur dhe të pandalshme, mjekët u janë rikthyer antibiotikëve të përdorur më parë. Por bakteret nuk ndalen, po i nxjerrin “jashtë luftimi” dhe ato. Të njëjtin fat pësoi dhe Colistina, e njohur si “antibiotiku i fundit” i zbuluar, së cilës mjekët iu drejtuan për trajtimin e infeksioneve rezistente. Tashmë rezistenca ndaj saj është përhapur anembanë planetit…

“Dollapi”, dikur përplot me antibiotikë, po boshatiset.

Shkaku: kompanitë farmaceutike kanë pak nxitje për të kërkuar trajtime të reja. Si çdo kompani private, ato qëllim kryesor kanë fitimin. Dhe një antibiotik i ri nuk e siguron atë sepse përdoren për sëmundje akute, që në ditët e sotme janë të pakta, përdoren në një numër të kufizuar pacientësh (vetëm kundër shtimeve rezistente bakteriale), përdoret vetëm për pak kohë (një antibiotik i mirë e shëron për një javë).

Fitimet sigurohen më lehtë nga medikamentet që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kronike (ato prekin një numër gjithnjë e më të madh njerëzish), që nuk shërohen (përdorin medikamente për gjithë jetën).

Kohët e fundit flitet për një zbulim të madh: një antibiotik të ri, që i “vret shkaktarët, pa krijuar rezistencë të dallueshme”. Në letër pretendohet se ky antibiotik, për shkak të mënyrës së veprimit, nuk ka gjasa të çojë në rezistencë… Por kështu është thënë edhe për shumë antibiotike të tjerë dhe përfundimi: rezistenca është krijuar përsëri. Nuk mund të thuhet se asnjë rezistencë nuk do zhvillohet kurrë, për asgjë. Seleksioni natyral është i fuqishëm dhe gjithmonë e gjen një mënyrë për të mposhtur edhe mjetet më të fuqishme.

NE VEND TE MBYLLJES

Rezistenca kundër antibiotikëve është një problem serioz që kërkon ndërhyrje serioze. Është një problem global që kërkon zgjidhje globale.

Hap i parë duhet të jetë parandalimi i infeksioneve. Përmirësimi i higjienës në përgjithësi, dhe higjienës spitalore në veçanti. Detyrë kjo e Shëndetit Publik. Zhvillimi i vaksinave për sëmundje serioze, do të ishte një zgjidhje efikase, por jo e lehtë dhe që kërkon kohë.

Hapi tjetër do të ishte promovimi i shkencës për një diagnostikim më të mirë dhe më të shpejtë të shkaktareve të infeksioneve, nëpërmjet kuptimit më të mirë të mënyrës si bakteret shkaktojnë infeksionet. Krijimi i testeve diagnostike të shpejta që përcaktojë saktë nëse një antibiotik është i nevojshëm ose jo, dhe nëse po, përcaktimin e saktë të tij. Kjo përbën një prioritet. Antibiotikët duhet të përdoren si një mjet i fundit. Është e pabesueshme që ende mjekët duhet t’i përshkruajnë antibiotikët vetëm duke u bazuar në vlerë- simin e çastit që ata u bëjnë simptomave të pacientit, si në vitet ’50, kur antibiotikët hynë në përdorim të zakonshëm.

Dhe së fundi, por jo nga rëndësia, prodhimi i antibiotikëve të ri, të cilët duhet të konsiderohen si një e mirë publike, për prodhimin e të cilëve shteti duhet të përfshihet në financim, ashtu si për arsimin, rrugët, policinë, etj.

Venki Ramakrishnan, fitues i çmimit Nobel në Kimi për vitin 2009, ekspert i Biologjisë Molekulare në Universitetin e Kembrixhit, për rezistencë kundër antibiotikëve, thekson : “Bota tashmë ka njohuri të shumta rreth funksionit të baktereve, biologjisë molekulare, gjenetikës, mikrobiologjisë dhe mënyrës së bërjes së antibiotikëve, prandaj dhe lufta kundër baktereve rezistente ndaj antibiotikëve mund dhe duhet të fitohet.”

Ajo çfarë kërkohet është që njerëzit të sillen ndryshe…

Etiketa: antibiotikkomentrrezik


Ju sugjerojmë

Ngjarja në Frashër/ Policia arreston një 55-vjeçar, ndihmoi vajzën e viktimës për…
Aktualitet

Ngjarja në Frashër/ Policia arreston një 55-vjeçar, ndihmoi vajzën e viktimës për…

26 Korrik, 2025 9:56 am
“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare
Aktualitet

“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare

26 Korrik, 2025 9:30 am
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Moti për sot, temperatuarat arrijnë deri në 40 gradë celcius

26 Korrik, 2025 8:28 am
Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira
Aktualitet

Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira

25 Korrik, 2025 9:09 pm
Zjarr në kufirin me Greqinë/ Vatra nisi në shtetin fqinj, forcat zjarrfikëse drejt vendngjarjes
Aktualitet

Delvinë,Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave për shkak të zjarreve

25 Korrik, 2025 4:20 pm
5.1 milionë udhëtarë në 6 muajt e parë të vitit
Aktualitet

5.1 milionë udhëtarë në 6 muajt e parë të vitit

25 Korrik, 2025 3:51 pm
Vlorë/ Iu gjetën lëndë narkotike gati për shitje, arrestohen 4 persona
Aktualitet

Vlorë/ Iu gjetën lëndë narkotike gati për shitje, arrestohen 4 persona

25 Korrik, 2025 3:39 pm
(VIDEO) Rama: Shijet tradicionale të Shqipërisë po fitojnë zemra në mbarë botën
Aktualitet

(VIDEO) Rama: Shijet tradicionale të Shqipërisë po fitojnë zemra në mbarë botën

25 Korrik, 2025 3:21 pm
Fier/ Asgjësohen 190 bimë narkotike, arrestohet 41 vjeçari
Aktualitet

Fier/ Asgjësohen 190 bimë narkotike, arrestohet 41 vjeçari

25 Korrik, 2025 2:44 pm
Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare, policia plan masash. Rrugët që bllokohen..
Aktualitet

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare, policia plan masash. Rrugët që bllokohen..

25 Korrik, 2025 2:20 pm
Para
S’ka më përmbytje/ Pushon shiu, por veriun e mbulon bora

S’ka më përmbytje/ Pushon shiu, por veriun e mbulon bora

Elton John lajmëron vdekjen e nënës, dedikimi prekës i këngëtarit

Elton John lajmëron vdekjen e nënës, dedikimi prekës i këngëtarit

Tërmeti lëkund Italinë qendrore

Tërmeti lëkund Italinë qendrore
















TE FUNDIT

SHBA-ja sanksionon një bandë venezueliane që thuhet se ka lidhje me Maduron

SHBA-ja sanksionon një bandë venezueliane që thuhet se ka lidhje me Maduron
26 Korrik, 2025

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj një grupi venezuelian që, sipas...

Lexo më shumë

Ngjarja në Frashër/ Policia arreston një 55-vjeçar, ndihmoi vajzën e viktimës për…

Ngjarja në Frashër/ Policia arreston një 55-vjeçar, ndihmoi vajzën e viktimës për…
26 Korrik, 2025

Policia e Fierit ka vënë në pranga një tjetër shtetas, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Frashër,...

Lexo më shumë

Sot afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet..
26 Korrik, 2025

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do t’iu drejtohen sërish sot ditën e sotme ulëseve të tyre në përpjekjen...

Lexo më shumë

“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare

“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare
26 Korrik, 2025

Plazhet e Shqipërisë do të kthehen në “hit” këtë verë. Vendi ballkanik shkëlqen me një thesar plazhesh kilometra të gjata...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com