Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Anti-KÇK do të kalojë në Kuvend”, Balla: Më vjen keq për opozitën

2020/02/06 at 12:34 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Anti-KÇK do të kalojë në Kuvend”, Balla: Më vjen keq për opozitën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se akti normativ për paketën “Anti-KÇK”, do të kalojë në Kuvend.  Balla tha para gazetarëve se “anti-KÇK” ka mbështetjen e shqiptarëve dhe të partnerëve ndërkombëtar.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Balla tha se në skanerin e “Forcës së Ligjit” do të kalojnë të gjithë personat, që e kanë ngritur pasurinë e tyre nga aktiviteti kriminal, duke paralajmëruar se ditët dhe javët në vijim do të ketë goditje të çdo lloj pasurie, që mund të fshehë lidhje me terrorizmin.

Përsa i përketë kritikave të opozitës, Balla tha “Më vjen keq që rikonstatoj një vetëvrasje politike të opozitës, që kundërshton këtë akt, pra një stad të ri të luftës kundër krimit dhe terrorizmit.”

“Përgjigjja është në Kushtetutë. Akti normativ miratohet ekzakt, siç ka ardhur. Duhet të kuptoni që grupi i PS e mbështetë tërësisht aktin normativ, propozuar nga qeveria e Ramës, dhe është një hap i rëndësishëm, i cili çdo ditë që kalon ka mbështetjen e qytetarëve shqiptarë, si dhe të partnerëve të rëndësishëm të Shqipërisë. Qoftë në takimin me Merkel, qoftë në takimin me Pompeo, kjo paketë jo vetëm është prezantuar, po ka gjetur mbështetjen e partnerëve. Kjo është një garanci më shumë për ta çuar luftën dhe goditjen kundër krimit të organizuar në një nivel të ri të paparë deri më tani në Shqipëri. Fakti që fokusi i kësaj goditje janë asetet e siguruara përmes veprimtarive kriminale, iu garantoj që ky aksion do të ketë sukses dhe prej tani e tutje askush nuk do t’i shpëtojë sitës së operacionit “Forca e Ligjit’. Akti normativ do të kalojë ashtu siç ka ardhur, sepse është domosdoshmëri, që i bën mirë Shqipërisë dhe rrugës evropiane. Më vjen keq që rikonstatoj një vetëvrasje politike të opozitës, që kundërshton këtë akt, pra një stad të ri të luftës kundër krimit dhe terrorizmit. Fokusi i ligjit është edhe asete, apo llogari bankare, apo pasuri të tjera, që mund të jenë ngritur, nën mbështetjen e personave të lidhur me terrorizmin. Skaneri i këtij operacioni do të vijojë po njëlloj. Mos u habisni kur në ditët në vijim të keni goditje apo skanim të çdo lloj pasurie, që mund të fsheh lidhje me terrorizmin”, tha Balla.

Ndryshimet e ligjit anti-mafia janë pjesë e paketës anti-KÇK. Sipas draftit të publikuar në media bie ne sy transferimi nga Ministria e Financave tek ajo e Punëve të Brendshme, te agjencia që administron pronat e sekuestruara dhe konfiskuara, gjë që rrit edhe më shumë fuqitë e ministrit Sandër Lleshaj.

Çdo janar ministri i Brendshëm do t’i raportojë Këshillit të Ministrave mbi pronat e sekuestruara dhe konfiskuara nga krimi. Sipas amendimeve në ligji antimafia, 60% e fondit të siguruar nga agjencia që administron pasuritë e krimit, do t’i kalojë Policisë së Shtetit. Ndërsa 5% do të shkojnë për shpërblime për policët.

Në rast anulimi të sekuestros pas justifikimit të pasurisë, të interesuarit duhet të jenë të vëmendshëm për të rimarrë atë në kohë. Këtë e saktësojnë ndërhyrjet e parashikuara në ligjin organik të kësaj agjencie, pjesë gjithashtu e paketës anti-KÇK, që disponon A2.

Tashmë agjencia do të menaxhojë jo vetëm pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara në bazë të ligjit antimafia, kodi penal, ligji kundër terrorizmit por dhe ato që janë objekt i ligjit special apo dhe provat materiale që sekuestrohen nga Policia apo Prokuroria.

Aktualisht janë 189 pasuri të sekuestruara  nga krimi i organizuar me vendim gjykate. Në të përfshihen llogari bankare, prona të luajtshme dhe paluajtshme dhe vlera e tyre llogaritet 26 milionë euro. 59 të tjera janë konfiskuar me vendim të formës së prerë  me një vlerë rreth 6 milion euro.

Por duket se kjo performancë e institucioneve të drejtësisë nuk kënaq Qeverinë, arsye për të cilën hartoi paketën anti-KÇK. Ajo parashikon ndërhyrje në 5 ligje, 1 prej të cilave, ligji special, u krijua nga e para me efekt veprimi 1-vjeçar. Pjesë e paketës që synon të miratohet brenda këtij 3-mujori, janë dhe ndryshimet në ligjin antimafia, kodin penal, Policinë e Shtetit dhe për agjencinë që administron pronat e sekuestruara dhe konfiskuara nga krimi. / Opinion.al

Ju sugjerojmë

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

28 Tetor, 2025 10:44 pm
Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë
Sport

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë

28 Tetor, 2025 10:16 pm
Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil
Bota

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil

28 Tetor, 2025 9:41 pm
Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
Kronikë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

28 Tetor, 2025 9:29 pm
Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë
Bota

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë

28 Tetor, 2025 8:22 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

28 Tetor, 2025 7:24 pm
Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat
Kronikë

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat

28 Tetor, 2025 7:22 pm
Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar
Aktualitet

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar

28 Tetor, 2025 6:28 pm
Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër
Kronikë

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

28 Tetor, 2025 6:13 pm
SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona
Bota

SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona

28 Tetor, 2025 6:11 pm
Para
Një foshnje e porsalindur diagnostikohet me koronavirus

Një foshnje e porsalindur diagnostikohet me koronavirus

Bashkëshortja e Kobe Bryant kujton me dhimbje momentet me të

Bashkëshortja e Kobe Bryant kujton me dhimbje momentet me të

Gjest i rrallë e romantik në publik i Princ William për dukeshën Kate

Gjest i rrallë e romantik në publik i Princ William për dukeshën Kate

TE FUNDIT

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
28 Tetor, 2025

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi Hamasin për shkelje...

Lexo më shumë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë
28 Tetor, 2025

Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Alexander Dyukov, ka deklaruar se Rusia është e gatshme të marrë përsipër organizimin e Kampionatit...

Lexo më shumë

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil
28 Tetor, 2025

64 persona kanë mbetur të vrarë në një operacion masiv policor kundër krimit të organizuar në Rio de Janeiro, ku...

Lexo më shumë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
28 Tetor, 2025

Rreth 6 orë pas vrasjes së një 42-vjeçari në Kalanë e Beratit, policia lokale ka vënë në pranga autorin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com