Bulevardi kryesor i Barcelonës, “Las Ramblas” është evakuuar sërish nga policia pasi në rrugët e tij është gjetur një pako e dyshimtë. Sipas zyrtarëve të qeverisë, mësohet se pako është gjetur në brendësi të një autobusi që qarkullon në zonë.
Në videot e postuara online duken turistët dhe banorët që largohen nga zona. Një përdorues i rrjeteve sociale thotë: “Ata evakuuan metronë, stacionet e metrosë, dyqanet dhe rrugët në Sheshin Katalunja. Për arsye sigurie pasi u gjet një pako e dyshimtë në autobus”. Ajo shtoi më vonë: “Por tani çdo gjë i është kthyer normalitetit. Ishte alarm fals. Pako ishtë një çantë shpine që e kishte harruar dikush”.
Ankthi u rikthye në qytet pasi 15 persona humbën jetën nga sulmi me furgon në Barcelonë ndërkohë që 100 të tjerë u plagosën.