Përmes një postimi në Facebook, ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj, ka bërë me dije se është shëruar nga Covid-19, pasi ka rezultuar negative në tekstin e kryer.
Denaj ka ftuar qytetarët që të kenë besim të plotë tek mjekët, sepse sipas saj ata janë të vetmit që mund t’i gjenden pranë në momente të vështira.
“Të dashur miq, Dua të ndaj me ju rezultatin negativ në testimin e fundit ndaj Covid 19. Ftoj të gjithë të kemi besim të plotë tek mjekët tanë të familjes sepse janë të vetmit që mund të na gjenden pranë në momente të vështira. Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë me mesazhet tuaja inkurajuese”, shkruan Denaj.
Ministrja Denaj bëhet kështu ministrja e tretë e qeverisë që shërohet nga COVID-19 pas ministres Balluku dhe ministrit Klosi. /Opinion.al