Vajza e deputetit socialist, Namik Dokle, është shprehur se sulmi i sotëm nga kryeministri Edi Rama drejtuar togave të zeza të gjykatave është i neveritshëm.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Anika Dokle e ka paralelizuar këtë rast me sulmin e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ish-Kryeprokures Ina Rama.
“Sulmi qe politika i ben institucioneve, i paprecedente! Nuk ben ndonje ndryshim “lavirja” e Berishes dje me “killerin” e Rames sot. Po i njejti ligjerim! Po e njejta neveri!”, përfundon reagimin e saj Anika Dokle.