Më në fund, anija kroçerë më e madhe në botë “Harmony of the Seas”, ka dalë në lundrim duke u nisur nga Saint Nazaire, në Francë për një test kolaudimi. Me një gjatësi 362 metër dhe një kapacitet prej 5.400 pasagjerësh, kjo anije do të zëvendësojë për të gjithë stinën e verës, binjaken e saj “Allure of the Seas”.
Në bordin e “Harmony of the Seas” nuk do të mungojnë karaktersitikat e anijeve të tjetra të klasit Oasis, me 7 zonat tematike, parkun qendror, me më shumë se 10.000 bimë të vërteta, zona e fluturimit deri në 25 metra lartësi, pista e patinazhit në akull, stimuluesit e sërfit dhe shumë më teoër se kaq.
Të ftuarit mund të argëtohen në të parin park ujor në bordin e një anijeje kroçer, ku mund të provojnë dishezën e pabesueshme prej 30 metrash apo dallgën më të lartë prezente në det.