Asnjë sinjal nga marinarët që rezultojnë të rrëmbyer prej gjashtë ditësh, rrëmbim të cilin e ka marrë përsipër shtetasi Adel Mohamed Salam, i punësuar si marinar në anijen “Çelepia 2”.
Me gjithë interesimin e autoriteteve shqiptaroegjiptiane lidhur me rastin në fjalë, nuk është pikasur ende vendndodhja e peshkarexhës së rrëmbyer. Informacione nga Egjipti thonë se, pas hetimeve të kryera nga autoritetet egjiptiane, në territorin e tyre nuk ndodhet asnjë anije e rrëmbyer
Tek autoritet shqiptare ende nuk ka mbërritur asnjë informacion mbi koordinatat e vendndodhjes së peshkarexhës, për shkak se ka fikur blu boxin, me qëllim të mos pikaset nga radarët. Ndërsa prej dy ditësh, të gjitha aparaturat sinjalpërcjellëse të anijes janë fikur, duke shkëputur çdo kontakt me autoritetet. Egjiptiani Adel Mohamed Salam, dy ditë më parë kontaktoi me bashkëkombësin e tij, duke pohuar se anija “Çelepia 2” është marrë peng nga ana e tij dhe ndodhet në portin e Aleksandrisë në Egjipt, por ky informacion nuk u rezulton autoriteteve, të cilat do të kishin mundur ta lokalizonin nëpërmjet valëve të telefonit autorin e pengmarrjes së anijes dhe dy marinarëve shqiptarë.