Qendrat e votimit janë hapur sot në orën 07:00 të mëngjesit për të gjithë qytetarët e Britanisë së Madhe, e cila mban sot zgjedhjet e përgjithshme. Më shumë se 40.000 qendra votimi janë hapur në të gjithë vendin, ndrysa votimi përfundon në orën 22:00 të mbrëmjes. Nga këto zgjedhje do të përcaktohen 650 deputetë në Westminster nga votimi i 46.9 milion njerëz të regjistruar. Shumica e qendrave të votimit janë në shkolla, qendra komunitare dhe sallat e famullisë, ndërsa në të kaluarën janë përdorur baret, një lavanderi dhe një autobus shkollor.
Një pjesë e vogël e vendeve, pritet të shpallet votimi që mesnatën e sotme, ndërsa rezultati përfundimtar do të caktohet mesditën e së premtes. Për të formuar një shumicë në Dhomën e Komuniteteve, një parti duhet të fitojë 326 vende. Edhe pse votimi mbyllet në orën 22:00, të gjithë qytetarët që ndodhen në radhët e votimit kanë të drejtën të votojnë edhe pas asaj ore./Opinion.al