Angelina Jolie ka pranuar që dokumentet e divorcit dhe kujdestarisë të mbyllen, por nuk e ka bërë këtë pa e thumbuar ish burrin Brad Pitt.
Angelina ka thënë se nëse fëmijët janë dëmtuar atëherë i gjithë faji është tek Brad. Ajo ka mbushur dokumentet legale dhe është pajtuar me ish burrin se të bëmat e tyre duhet të qëndrojnë larg syve të publikut, por mendon se është e pacipë mënyra se si Brad e ka akuzuar atë se po ua tregon punët e brendshme familjare publikut.
Sipas dokumenteve të paraqitura nga reprezentues të Jolies, Brad po i bën këto akuzime sepse është i frikësuar se publiku do ta kuptojë të vërtetën, shkruan rtv21.tv.
Brad u nervozua shumë kur Angelina paraqiti dokumente të hapura për të parandaluar Pitt-in që të ndërrojë marrëveshjen e kujdestarisë, por në dokumentet e saj Jolie thotë se këtë e ka bërë për të shmangur vëmendjen e publikut nga veprimet e tij.
Angelina kishte vazhduar duke thënë se është e kuptueshme se Brad dëshiron mbylljen e dokumenteve, sidomos pas hetimit të FBI e Departamentit për Shërbimet e Fëmijëve për abuzim.
Për t’i rënë shkurtë, të dy janë pajtuar që të mbyllin dokumentet, dhe të dy e urrejnë njëri tjetrin.