Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Angela, super-ikona që “u vodhi” temat dhe idetë kundërshtarëve

2017/09/18 at 7:03 PM
në Aktualitet, Bota, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Angela, super-ikona që “u vodhi” temat dhe idetë kundërshtarëve

Kushedi sa do të jetë acaruar Beate Baumann, kur një vajzë e sëmurë me sindromën daun, ditët e fundit pyeti Angela Merkelin, përpara miliona spektatorëve, se çfarë mendonte për abortin. Prej pothuaj 30 vitesh, shefja e kabinetit është hija e kancelares, këshilltarja e saj kryesore, gruaja që ndihmon në shkrimin e fjalimeve, e vetmja që mund t’ia thotë hapur mendimin e vet, e vetmja me të cilën Merkeli festoi, në një restorant pranë Portës së Brandenburgut, një dekadë si kancelare. Baumann është e vetmja që i ka qëndruar gjithmonë pranë, dhe që në skenarin e qeverisë së ardhshme, në të cilin gjeometria e aleancave është ende e paqartë dhe të gjithë nxitojnë të vetëkandidohen për një post të lartë, është e destinuar të mbetet në vendin që ka. Edhe në katër vitet e ardhshme, Golf-i i Beate Baumann do të shihet çdo mëngjes, pak përpara orës 8.00, në hyrje të kancelerisë.


Tani që Merkel është duke u përgatitur për një mandat të katërt, është e qartë se prejardhja e saj nga një diktaturë shtypëse komuniste, maturia e saj proverbiale dhe gjenialiteti taktik makiavelian, por edhe afërsia me dy këshilltare që i dëgjon aq shumë, që janë të huaja për partinë, por që janë vetëflijuar për të, si Baumann dhe Eva Christiansen, kanë kontribuar për ta transformuar atë në personazhin që është sot. Domethënë, udhëheqësja më e pushtetshme dhe më jetëgjatë post-ideologjike, e dalë nga rënia e Murit të Berlinit. Merkel ka prishur panoramën e partive gjermane, duke zbrazur mbi të gjitha CDU-në nga identiteti i saj, dhe duke i “rrëmbyer” ide, slogane, copa elektorati edhe partive të tjera, sidomos socialdemokratëve, por edhe për të gjelbërve dhe liberalëve.

Megjithatë, këto tri parti përsëri po përgatiten të zhvillojnë bisedime të ngushta me të pas 24 shtatorit. Të gjithë pajtohen kur thonë se negociatat për qeverinë e re do të zgjasin me muaj, e do të jenë më të gjatat në histori. Por më interesantja nuk është kjo. Tre partitë që kanë pësuar dëme më të mëdha nga pragmatizmi post-ideologjik i Merkelit kanë kuptuar, me sa duket, se qëndrimi në opozitë nuk do ta ndryshojë shumë rezultatin e tyre, në një skenar në të cilin kancelarja dominon e gjithëpushtetshme mbi çdo, dhe bën propozimet më të mira për modernizim në diskutimin publik.

Nëse SPD prej dymbëdhjetë vitesh nuk del dot nga gërshëra mes 20 dhe 25% të votave, përveçse për shkak të konfuzionit të ideve në të majtë që ka nisur prej fundit të Blairizmit, kjo ndodh edhe për shkak të faktit që Merkeli i përthith të gjithë instancat, pa komplekse. Liberalët, pas bashkëjetesës me të mes viteve 2009 dhe 2013, kanë precipituar nën 5 përqindëshin dhe përfunduan jashtë Bundestagut për herë të parë, që nga viti 1949. Të Gjelbërit “u vodhën” nga pak prej të gjitha partive sa u përket temave të tyre, gjatë dekadave të fundit, dhe tani vërtiten përreth 8 përqindëshit. Klimakanzlerin, si i pëlqen të quhet, ka qenë padyshim udhëheqësja e CDU më ekologjike e të gjitha kohëve.

Megjithatë forca e saj, fakti që prej shumë vitesh ia ka dalë që të “eleminojë” të gjithë kundërshtarët e brendshëm, dhe që ka konsoliduar mbshtetjen për CDU – e cila vazhdon të ruajë nivele mbështetjeje prej 38-40%, një popullaritet që asnjë parti tradicionale në Evropë nuk e ka arritur pas Krizës së Madhe – është njëkohësisht edhe limiti i Angela Merkelit.

Dhe nyjat janë të dënuara të vijnë e të mblidhen fort, pikërisht në këtë mandat të katërt. E para, në 24 shtator, për herë të parë në historinë e Gjermanisë së pasluftës, një parti e lindur më djathtas se CDU/CSU do të hyjë në Bundestag. E djathta populiste e AFD është edhe pasqyra e limiteve të zhvendosjeve të saj majtas. Në 12 vitet e fundit, qeveritë e Merkelit kanë miratuar një sërë ligjesh progresiste si dalja nga energjia bërthamore, paga minimale, dhe martesat për të gjithë. Ose kanë përmirësuar në mënyrë konstante normat për gratë, familjet, kundër përdhunimit, ose kanë rregulluar disa elemente të Agenda 2010 në drejtim progresist. Merkeli ka menaxhuar me një humanizëm ekzemplar krizën e refugjatëve të vitit 2015 dhe ka mundësuar tre herë shpëtimin e Greqisë. Zgjedhje të cilat kanë bërë që të lindë një parti, e cila ka shkuar të kërkojë të pakënaqurit nga i ashtuquajturi “socialdemokratizim” i CDU-së.

Në legjislaturën e ardhshme do të jetë thelbësore që ish e preferuara e Kohlit, “vajza” që natën kur binte Muri i Berlinit shkoi të bënte një seancë saune me një miken e saj dhe që në muajt pasardhës ishte e pavendosur, të regjisotrohej në SPD apo CDU, t’u lejojë kristiandemokratëve që të dalë një trashëgimtar i saj dhe të rifitojnë një identitet të vetin. Për momentin, fizionomia e partisë përkon kaq shumë me ikonën-Merkel, saqë në disa postera elektoralë duket vetëm fytyra e saj dhe data e zgjedhjeve.

Eshtë e vërtetë që Merkeli, pikërisht për shkak të mungesës së limiteve të saj ideologjike, ka treguar se është në gjendje më shumë se të tjerët, që ta shpjerë përpara vendin. Ose të ndërrojë ide në mënyrë drastike, si në rastin e incidentit të Fukushimës, që e konvertoi, nga një mbështetëse e bindur e bërthamores, në partizanen e daljes prej atomit. Por, për ata që besojnë se pluralizmi është kripa e demokracisë, vetmia e Merkelit në majë të një panorame partitizmi në depresion dhe pa ide inovative, mbetet pak shqetësuese. Dhe mund të rezultojë fatale mbi të gjitha për CDU-në. / La Repubblica – Bota.al

 

Etiketa: angelakundershtaretsuper-ikonau vodhi temat


Ju sugjerojmë

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese
Sport

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese

9 Shtator, 2025 11:46 pm
Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë
Kryesore

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë

9 Shtator, 2025 10:39 pm
Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
Bota

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

9 Shtator, 2025 10:14 pm
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
Kryesore

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

9 Shtator, 2025 9:37 pm
Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia
Kryesore

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

9 Shtator, 2025 9:12 pm
Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës
Sport

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës

9 Shtator, 2025 9:09 pm
Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium
Sport

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium

9 Shtator, 2025 8:57 pm
Macron emëron kryeministër të ri të Francës
Bota

Macron emëron kryeministër të ri të Francës

9 Shtator, 2025 8:41 pm
Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë
Bota

Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë

9 Shtator, 2025 8:16 pm
Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp
Bota

Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp

9 Shtator, 2025 7:38 pm
Para
Tërmet në Maqedoni, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Shkundet Gjirokastra, tërmet 4 ballë

Nisin ndryshimet në Qeveri, Rama shkarkon zv.ministrin e Brendshëm Ilir Marko

Nisin ndryshimet në Qeveri, Rama shkarkon zv.ministrin e Brendshëm Ilir Marko

Shqiptari shumë i kërkuar kapet duke drekuar, shkakton terror në restorant

Shqiptari shumë i kërkuar kapet duke drekuar, shkakton terror në restorant
















TE FUNDIT

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese
9 Shtator, 2025

Pas pesë ndeshjesh të zhvilluara në kuadër të kualifikueseve të Grupit K për Kupën e Botës 2026, Shqipëria ndodhet në...

Lexo më shumë

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë
9 Shtator, 2025

Shqipëria ka mundur me rezultatin minimal 1-0 ndaj Letonisë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, që po zhvillohet në stadiumin...

Lexo më shumë

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
9 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Sekretarja e shtypit...

Lexo më shumë

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
9 Shtator, 2025

Është mbyllur me rezultatin 1-0 ndeshja Shqipëri-Letoni që po luhet në Tiranë. Shqipëria shënoi golin e avantazhit ndaj Letonisë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com