Sipas sondazheve fillestare duket se Angela Merkel është shumë pranë mandatit të saj të katërt si kancelare e Gjermanisë. Partia e saj e qëndrës CDU si edhe partia e djathtë simotër CSU fitojnë 32% të votive.
Ky sondazh vë kristian-demokratët para partnerëve të koalicionit të tyre dhe rivalit kryesor, Partisë Socialdemokrate SPD, të kryesuar nga Martin Schulz, i cili përfundoi një fushatë të mjerueshme me vetëm 20% të votave, shkruan The Telegraph.
Sipas exit polleve deri tani në Bundestagun gjerman futen 6 parti politike.