Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Angela Merkel, multimilionere me botimin e kujtimeve

2024/11/26 at 9:33 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Angela Merkel, multimilionere me botimin e kujtimeve

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel bëhet multimilionere me publikimin e kujtimeve në autobiografinë e saj prej rreth 730 faqesh.

Interesim i madh si rrallëherë për një libër politik gjerman. Libri i ish-kancelares Angela Merkel me titullin “Liria. Kujtime 1954-2021” pushton jo vetëm tregun gjerman të librave, por edhe atë të rreth 30 vendeve perëndimore dhe jo perëndimore si Kina.

Libri me kujtimet e ish-kancelares Merkel ka rreth 730 faqe dhe përfshin vitet 1954-2021, nga fëmijëria dhe rinia në ish-Republikën Demokratike Gjermane, ribashkimi gjerman, deri te karriera e saj politike në Republikën Federale të Gjermanisë deri në përfundimin e mandatit të saj 16-vjeçar si kancelare në vjeshtën e vitit 2021. Libri botohet edhe si audiolibër. 70-vjeçarja Merkel do të bëjë edhe një turne në qytetet e mëdha evropiane për të prezantuar librin e saj.

Angela Merkel, multimilionere me botimin e kujtimeve

Më 2 dhjetor Merkeli do të prezantojë në Uashington librin e saj në prani të ish-presidentit amerikan Barack Obama.

Nga disa fragmente të publikuara tashmë nga libri në disa media gjermane si dhe nga disa intervista që ka dhënë ish-kancelarja Merkel, merret vesh se në kujtimet e saj ajo trajton edhe çështje aktuale dhe të debatueshme politike. Ajo tregon për shembull për përvojën e saj me presidentin amerikan Donald Trump (2017-2021), dominimin e burrave në politikën gjermane, pranimin e refugjatëve në Gjermani, gjë që ngjalli dhe vazhdon të shkaktojë debate të mëdha në Gjermani, politikën e saj ndaj Rusisë dhe Ukrainës, si dhe këndvështrimin e saj për Vladimir Putinin.

Merkeli, Putini dhe qeni i tij Koni

Angela Merkel, multimilionere me botimin e kujtimeve

Fotografitë e Angela Merkel-it, Vladimir Putinit dhe qenit të tij labrador, Koni, u bënë të famshme në mbarë botën. Sepse kur kancelarja gjermane ishte për vizitë tek presidenti rus në Soçi në vitin 2007, Putini e lejoi qenin e tij t’i afrohej kancelares, edhe pse e dinte që Angela Merkel kishte fobi nga qentë.

Duke iu referuar këtij takimi në librin e saj, Merkel e përshkruan Putinin si “dikë që gjithmonë është vigjilent për ndonjë shenjë se dikush nuk e respekton, por që nga ana tjetër është gjithmonë i gatshëm të mos respektojë të tjerët, si për shembull loja e forcës me qenin apo duke i bërë të gjithë që ta presin.”

Honorar dyshifror në miliona

Siç është e zakonshme me libra të tillë, publikisht nuk dihet se me çfarë honorari do të marrë ish-kancelarja. Disa media në Gjermani kanë spekuluar ditët e fundit për këtë honorar. Gazeta “Kölner Stadt-Anzeiger” shkruante, pa cituar burime konkrete, se bëhet fjalë për një “shumë të jashtëzakonshme dyshifrore në miliona”. Kurse gazeta “Tagesspiegel” përmendi një shumë prej 12 milionë eurosh.

Angela Merkel, multimilionere me botimin e kujtimeve

Askush nuk dyshon se ish-kancelarja Merkel do t’i bëjë këto para rrush e kumbulla. Gjatë një interviste për revistën “Spiegel”, pyetjes së gazetarëve se çfarë planesh ka  si “multimilionere e ardhshme” ish-kancelarja iu përgjigj duke ju referuat fondacionit të fuqishëm të ish-presidentit amerikan, Barack Obama, duke lënë të kuptohet se edhe ajo mund të themelojë një fondacion. “Nuk mund të bëj një gjë aq të madhe sa Obama. Por do të shohim,” tha ajo. Një fondacion i saji do të kishte përparësinë që ish-kancelarja Merkel të mos varej tani apo më vonë nga aparati i partisë CDU apo angazhimi i saj për fondacione, duke e ruajtur pavarësinë edhe në trashëgiminë e saj politike./DW/

Ju sugjerojmë

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
Bota

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

12 Korrik, 2025 5:08 pm
Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
InstaBIZ

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

12 Korrik, 2025 5:06 pm
Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus
Bota

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus

12 Korrik, 2025 4:50 pm
Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…

12 Korrik, 2025 4:47 pm
Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar
Sport

Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar

12 Korrik, 2025 4:42 pm
Rusi/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak
Bota

Rusi/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

12 Korrik, 2025 4:31 pm
Përplasen dy automjete në Bulqizë, plagosen shoferët
Kronikë

Përplasen dy automjete në Bulqizë, plagosen shoferët

12 Korrik, 2025 4:27 pm
“Mos kap me dorë se ta…”, çfarë ndodhi mes deputetëve të PD dhe Policisë në Theth
Aktualitet

“Mos kap me dorë se ta…”, çfarë ndodhi mes deputetëve të PD dhe Policisë në Theth

12 Korrik, 2025 4:26 pm
Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
Bota

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti

12 Korrik, 2025 4:09 pm
Pranga se ndërtoi pa leje në Voskopojë/ Procedohen 2 punonjës të IMT, pezullohen..
Aktualitet

Pranga se ndërtoi pa leje në Voskopojë/ Procedohen 2 punonjës të IMT, pezullohen..

12 Korrik, 2025 4:06 pm
Para
Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Armando Broja rikthehet të luajë pas dëmtimit

Armando Broja rikthehet të luajë pas dëmtimit

Organizonin lojëra fati në Tiranë, arrestohen 4 persona

Organizonin lojëra fati në Tiranë, arrestohen 4 persona

TE FUNDIT

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
12 Korrik, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov duket i gëzuar dhe i buzëqeshur teksa ka vizituar udhëheqësin e Koresë së Veriut,...

Lexo më shumë

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
12 Korrik, 2025

Aktorja hollivudiane Michelle Pfeiffer ka sulmuar miliarderin Bill Gates dhe duke shprehur shqetësimin e saj për një produkt të ri...

Lexo më shumë

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus
12 Korrik, 2025

Gjermania ka konfirmuar se do të furnizojë Ukrainën me sisteme të reja armësh me rreze të gjatë veprimi, të cilat...

Lexo më shumë

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…
12 Korrik, 2025

Vijojnë prishjet e ndërtesave pa leje në Theth. Këtë të shtunë atje shkuan edhe përfaqësues të Partisë Demokratike....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com