Tashmë është zyrtare. Angel Di Maria nuk është më një lojtar i Juventusit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi bardhezi njoftoi se palët kanë ndarë rrugët me njëri tjetrin pas një sezoni.
Për argjentinasin nuk mund të konsiderohet viti më imirë pasi lëndimet ishin nga pengesat kryesore.
Në 40 ndeshje me Zonjën e Vjetër ai shënoi 8 gola në total, 4 në kampionatin Italian dhe 4 në Europa League.
Edhe pse u diskutua për një rinovim të mundshëm, në fund duket se nuk është gjetur gjuha e përbashkët.
E ardhmja e Di Marias mbetet në dyshim, një nga klubet e interesuara për të është Benfika në Portugali.