Kërkon përpjestim të pasurisë për një apartament me sipërfaqe 88 metra katror në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Tiranë.
Kjo e ka çuar Aneta Ramën, nënën e Kryeministrit Edi Rama, në dyert e Gjykatës së Tiranës, për të paditur 10 të fërm të saj, të cilëve u kërkon ndarjen e pasurisë.
Padia është rregjistruar në 22 Janar të këtij viti dhe do të shqyrtohet nga gjyqtarja Antonela Prendi.
“Objekti i padisë civile është përpjestimi i pasurisë me nr. 6/6+ I-II, Z.K 8150, vol 2, Faqe 222, e cila përbën një apartament, me siperfaqe 88,0 m2, të ndodhur në rr. “Luigj Gurakuqi”, P. 4, Shk.l, Ap 11, Tiranë”, shkruan shqiptarja.com