Prej më shumë se 6 vitesh ata kanë një histori dashurie mjaft interesante.
Tashmë nuk është sekret që prezantuesja Balina Bodinaku dhe gazetari Andi Bushati janë në një lidhje dashurie. Këtë herë ata vendosën që ditëlindjet e tyre respektive ti festojnë në një tur, i cili ka zgjatur plot 10 ditë.
Udhëtimi i tyre nisi në Romë për të vijuar më pas me etapa të tjera. Këto detaje i ka servirur vetë Balina në Instagram ku ka postuar foto të ndryshme e mes tyre edhe dhuratën që i ka bërë Bushati, një unazë të rrethuar nga gurë bojëqielli.