Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anceloti e fillon me dhimbje koke te Bayern, ja ndryshimet me Guardiolan

2016/07/17 at 10:59 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Anceloti e fillon me dhimbje koke te Bayern, ja ndryshimet me Guardiolan

Carlo Ancelotti pati të njëjtën dhimbje koke si Pep Guardiola në testin e tij të parë si trajner i Bayernit. Miqësorja e djeshme me ekipin e kategorisë së pestë në Gjermani, Lippstadt, u mbyll me fitoren 4-3 të bavarezëve, por gjithashtu me dëmtimin e holandezit Arjen Robben.

Në të 35′, 32-vjeçari merr një goditje në kofshën e djathtë dhe duhet zëvendësuar. E çuditshme dhe e dhimbshme, kur mendon se ai e kaloi gjysmën e sezonit të kaluar në infermieri prej problemeve muskulare.

Sot zbulohet diagnoza e tij. Gjithsesi, ndeshja përgjithësisht shkoi ashtu siç Ancelotti e kishte parashikuar. Green (9′), Robben (16′), Ribery (33′) dhe Joswig (49′, autogol) i dhanë Bayernit fitoren me golat e tyre, teksa Rump (51′), Parensen (57′) dhe Maiella (88′) ngushtuan diferencën për rivalët amatorë.

Kjo ndodhi sidomos sepse Ancelotti kishte zëvendësuar gjithë lojtarët kryesorë duke testuar të rinjtë.

“Është e vështirë të nxjerrësh përfundime nga një ndeshje e tillë. Pjesa e parë ishte e mirë. Më pas, unë doja t’u jepja lojtarëve të tjerë më shumë minuta dhe të mos rrezikoja“, – u shpreh italiani në “Sport1”. Ancelotti i gëzoi të gjithë me sjelljen e tij.

Pas mbarimit të ndeshjes, ai bëri një “selfie” me trajnerin kundërshtar, Stefan Fröhlich. Strategu i ri i Bayernit shfaq kudo qetësinë e tij dhe respekton çdo njeri.

Kjo e gëzon Bayernin. Drejtuesi Karl- Heinz Rummenigge u shpreh: “Ai është një njeri i këndshëm, shumë njerëzor dhe me zemër të madhe. Kemi marrë një trajner të mrekullueshëm.”

Pas ndeshjes, gazeta gjermane “Bild” përmendi shkurtimisht disa detaje të Ancelottit duke e krahasuar me Guardiolën.

Së pari, italiani lëviz shumë pak në zonën e trajnerit. Ai e ndjek ndeshjen me qetësi, duke kryqëzuar krahët përpara apo pas trupit. Së dyti, tekniku provoi të njëjtin sistem si Guardiola, 4-1-4-1, por me ndryshimin që mbrojtësit e krahut luanin më të tërhequr.

Ancelotti nuk e ndryshoi rreshtimin për 90 minuta, ndryshe nga sa bënte Pep. Dhe, së treti, italiani u paraqit shumë sportiv në ndeshjen e tij të parë si trajner i Bayernit. Teksa katalanasi tre vite më parë vishej me këmishë dhe pantallona, Ancelotti dje u vesh me kostum sportiv dhe atlete sportive.

Në fund, njeriu i cili ka punuar në Serie A, Premier League, Ligue 1 dhe La Liga, u shpreh optimist për të ardhmen e Bayernit: “Ne kemi një skuadër fantastike. Jam shumë i lumtur. Mendoj se do të kemi sukses.”

Ju sugjerojmë

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
Bota

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

22 Korrik, 2025 10:37 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22 Korrik, 2025 10:35 pm
Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
Aktualitet

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

22 Korrik, 2025 10:03 pm
Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
Politikë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

22 Korrik, 2025 9:34 pm
Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4
Bota

Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4

22 Korrik, 2025 9:24 pm
Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
InstaBIZ

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

22 Korrik, 2025 9:20 pm
Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

22 Korrik, 2025 9:12 pm
Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë

22 Korrik, 2025 8:31 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërkon hetimin e Obamës: Ka manipuluar informacionet për ndërhyrjet ruse

22 Korrik, 2025 8:28 pm
Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti
Aktualitet

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti

22 Korrik, 2025 7:58 pm
Para
Do luaj apo jo me Man. Utd? Mourinho vendos, ja ardhmja e Januzaj te Djajt

Do luaj apo jo me Man. Utd? Mourinho vendos, ja ardhmja e Januzaj te Djajt

Fotolajm/ Ja si ka ndryshuar Flor Mumajezi në vitet e fundit

Fotolajm/ Ja si ka ndryshuar Flor Mumajezi në vitet e fundit

Në vend të një kartoline për Vitin e Ri!

Perse kjo dashuri e shqiptareve ndaj Erdoganit?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
22 Korrik, 2025

Akuzat e presidentit Donald Trump, për tradhti dhe kryengritje kundër ish-presidentit Barack Obama janë “të çuditshme” dhe “qesharake”, tha një...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
22 Korrik, 2025

Një  27-vjeçar nga fshati Risili i Vlorës është plagosur me thikë. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që...

Lexo më shumë

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
22 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje gjatë punës së çmontimit të tendave në një nga zonat e kryeqytetit dhe...

Lexo më shumë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
22 Korrik, 2025

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se nuk ka shprehur asnjë ambicie për pozicione të tjera në parti apo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com