Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analizë: Si zhbllokohet situata në Kuvendin e Kosovës

2025/04/22 at 8:28 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Analizë: Si zhbllokohet situata në Kuvendin e Kosovës

Në rast se partitë politike nuk arrijnë një marrëveshje apo kompromis për votimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarëve të tij, ato rrezikojnë ta bllokojnë konstituimin e këtij institucionit ligjvënës dhe ta fusin vendin në ngërç institucional, thonë njohësit e çështjeve politike dhe kushtetuese.


Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila nisi më 15 prill, këtë të hëne u ndërpre për herë të katërt dhe për pasojë është shtyrë për të mërkurën në orën 10:00.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 Shkurtit, si dhe tri partitë tjera, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e kanë fajësuar njëra-tjetrën për bllokim të konstituimit të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje, e cila këmbëngul në propozimin që deputetja e saj, Albulena Haxhiu, të jetë kryetare e Kuvendit, ka kërkuar marrëveshje me partitë e tjera politike për këtë çështje, si dhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të legjislativit.

Propozimi i LVV-së është kundërshtuar në vazhdimësi nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.

Kompromisi i mundshëm

Albert Krasniqi nga Demokraci Plus (D+) në Prishtinë, thotë se në aspektin politik, konstituimi i Kuvendit gjendet në një bllokadë, për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila nuk ka rritur t’i sigurojë 61 votat e domosdoshme nga deputetët, për ta miratuar propozimin e saj.

“Kur nuk i ke numrat, duket kompromis dhe nuk mund të imponosh kandidatë për kryetar të Kuvendit”, thekson Krasniqi.

Ai shton se, marrë parasysh refuzimin kategorik të propozimit të LVV-së nga tri partitë tjera, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, partia fituese do të duhej të lëshonte pe.

“Do të duhej që Lëvizja Vetëvendosje të bënte përpjekje për të dialoguar me partitë politike, në mënyrë që të ketë një kandidat të përshtatshëm – së paku për shumicën e deputetëve – në mënyrë që ta zhbllokojë situatën”, thotë Krasniqi.

Mendim të ngjashëm ka edhe profesori i të Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu. Ai thekson se deri të mërkurën, kur pritet vazhdimi i seancës, partitë politike duhet ta gjejnë një kompromis, i cili do ta zhbllokonte ngërçin, në të cilin ka ngecur konstituimi i Kuvendit. Kompromisi, sipas tij, nënkupton një marrëveshje që përfshin propozimet në pako, për kryetarin e Kuvendit dhe për pesë nënkryetarët, nga partitë shqiptare dhe të komuniteteve pakicë joserbe dhe serbe.

“Gjatë këtyre 48 orëve, të merren vesh [partitë politike] që në pako të gjejnë kompromis. Pra, nëse jo me këtë kandidat – që tri here i ka dështuar partisë apo koalicionit fitues – atëherë me ndonjë kandidat tjetër, i cili mund të jetë më i pranueshëm për partitë e tjera, si kryetar Kuvendi, si dhe për kandidatët për nënkryetarë”, thekson Baraliu.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, çdo ndërprerje e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë.

Përderisa PDK-ja dhe AAK-ja kanë sugjeruar se Lëvizja Vetëvendosje duhet ta propozojë një kandidat tjetër të pranueshëm për partitë politike, LDK-ka ka theksuar se nuk do ta votojë asnjë kandidat të LVV-së për kryeparlamentar.

Çfarë ndodh në rast se nuk ka kompromis?

Mungesa e marrëveshjeje eventuale ndërmjet partive politike që do ta zgjidhte situatën për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, do ta thellonte edhe më tej ngërçin institucional.

Të këtij mendimi janë Krasniqi dhe Baraliu. Siç thonë ata, në rast se nuk ka pajtim ndërmjet partive politike për zgjedhjen e kryetarit i Kuvendit edhe të mërkurën, nuk ka ndonjë kufizim ligjor që seanca konstituive të vazhdojë çdo 48 orë pas secilës ndërprerje, “deri në pafundësi”.

Krasniqi shpreh mendimin se Lëvizja Vetëvendosje mund të vazhdojë të mos propozojë një emër tjetër për kryetar Kuvendi.

“Nëse LVV-ja nuk propozon emër, atëherë kjo mund të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se e drejta për të propozuar nuk nënkupton edhe të drejtën për të imponuar kandidat dhe, aq më pak, për të bllokuar konstituimin e Kuvendit”, thotë Krasniqi.

Por, të drejtën për t’iu drejtuar për çështje të caktuara Gjykatës Kushtetuese e kanë vetëm presidentja e Kosovës, avokati i popullit dhe Kuvendi i Kosovës.

Profesor Baraliu shpreh mendimin se para se ndonjëri nga institucionet eventualisht t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për çështjen e zhbllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit, mund të ndërhyjë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai thekson se presidentja Osmani ka kompetencë kushtetuese që të garantojë mbarëvajtjen dhe “funksionimin kushtetues të institucioneve”.

“Në këtë rast mbarëvajtja nënkupton edhe proceduralisht fillimi dhe vazhdimi i konstituimit të Kuvendit. Mbi këtë bazë, ajo mund të intervenojë në çdo kohë”, theksoi Baraliu.

Megjithatë, ndërhyrja e presidentes në këtë rast është vetëm një lloj ndërmjetësimi ose ftese për partitë politike që të merren vesh për ta çuar në fund procesin e konstituimit të Kuvendit.

Në të kundërtën, sipas Baraliut, presidentja Osmani, Avokati i Popullit ose një grup deputetësh të Kuvendit, mund ta dërgojnë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, “për vlerësim lidhur me kufizimin e afateve për konstituimin e Kuvendit, e sidomos për atë se a ka kufizime lidhur me përsëritjen e vazhdimit të seancës për çdo 48 orë”.

Duke marrë për bazë mospajtimet ndërmjet partive politike lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nga Lëvizja Vetëvendosje, të hënën është thënë se duhet të thirren grupet politike, të konstituohet Kuvendi dhe më pas, të arrihet pajtimi që ai të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje./REL



Ju sugjerojmë

Japoni/ Përfshihet nga flakët një anije peshkimi, shpëtohet ekuipazhi
Bota

Japoni/ Përfshihet nga flakët një anije peshkimi, shpëtohet ekuipazhi

4 Qershor, 2025 10:05 am
Ministri gjerman planifikon të shpallë me dekret vendet e sigurta
Bota

Ministri gjerman planifikon të shpallë me dekret vendet e sigurta

4 Qershor, 2025 10:02 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
Kryesore

Ndeshja Shqipëri-Serbi, sot afati i fundit i shortit elektronik për biletat

4 Qershor, 2025 9:49 am
Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë
Bota

Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë

4 Qershor, 2025 9:46 am
Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë
Kronikë

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë

4 Qershor, 2025 9:40 am
Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare
Aktualitet

Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare

4 Qershor, 2025 9:37 am
Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona
Kronikë

Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona

4 Qershor, 2025 9:31 am
Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në
Rajoni

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

4 Qershor, 2025 9:25 am
Izraeli: Rrugët për në qendrat e ndihmës në Gaza janë zona lufte
Bota

Izraeli: Rrugët për në qendrat e ndihmës në Gaza janë zona lufte

4 Qershor, 2025 9:19 am
Para
OKB: Paralajmërim për mashtrime kibernetike në gjithë botën

OKB: Paralajmërim për mashtrime kibernetike në gjithë botën

Ceremonia mortore e Papa Françeskut pritet të mbahet të Shtunën

Ceremonia mortore e Papa Françeskut pritet të mbahet të Shtunën

“O perëndi”,Rama për sondazhet:Trishtim, të dëgjosh në pasqyrat e kënetës mediatike…

“O perëndi”,Rama për sondazhet:Trishtim, të dëgjosh në pasqyrat e kënetës mediatike…
















TE FUNDIT

Japoni/ Përfshihet nga flakët një anije peshkimi, shpëtohet ekuipazhi

Japoni/ Përfshihet nga flakët një anije peshkimi, shpëtohet ekuipazhi
4 Qershor, 2025

Një anije peshkimi Iceberg, 250 milje në jug të Vladivostok-ut, në Japoni është përfshirë nga flakët orët e para të...

Lexo më shumë

Ministri gjerman planifikon të shpallë me dekret vendet e sigurta

Ministri gjerman planifikon të shpallë me dekret vendet e sigurta
4 Qershor, 2025

Qeveria gjermane mund të miratojë një ashpërsim të mëtejshëm të ligjit të migrimit këtë javë, kur të bëhet gati për...

Lexo më shumë

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
4 Qershor, 2025

Një rrezik i pazakontë mund të vijë nga hapësira në të ardhmen e afërt. Sipas një studimi të udhëhequr nga...

Lexo më shumë

Ndeshja Shqipëri-Serbi, sot afati i fundit i shortit elektronik për biletat

Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
4 Qershor, 2025

Sot është afati i fundit i shortit elektronik për biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi. Zgjatja e afatit u bë nga Federata...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com