Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

ANALIZE/ Shqipëria përballet me rrezikun e xhihadistë të kthyer nga lufta

2016/03/23 at 10:40 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
ANALIZE/ Shqipëria përballet me rrezikun e xhihadistë të kthyer nga lufta

“Ajo xhami është kaq pranë Tiranës, por ne shkuam atje vetëm 11 vjet pas ndërtimit të saj. Kjo tregon se një pjesë e përgjegjësisë (për radikalizimin) qëndron edhe tek Komuniteti,” thotë Ylli Gurra, myftiu i Tiranës dhe zyrtar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.


Gurra i tregoi BIRN, për vizitën e tij në nëntor 2015 në xhaminë e Mëzezit, një fshat në periferi të kryeqytetit.

Emri i kësaj xhamie ka vite që është lidhur me radikalizimin dhe rekrutimin e luftëtarëve shqiptarë në Siri, e megjithatë ai ishte zyrtari i parë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, që vuri këmbën brenda saj.

Imami i saj, Bujar Hysa aktualisht po gjykohet bashkë me tetë persona të tjerë në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. Të gjithë akuzohen për propagandë të dhunshme xhihadiste dhe rekrutim të rreth 70 luftëtarëve xhihadistë shqiptarë-akuza të cilat i mohojnë.

Xhamia e Mëzezit është një prej shtatë xhamive që operonin jashtë autoritetit të KMSH-së. Ndryshe nga pjesa më e madhe e 727 xhamive të Shqipërisë, këto xhami e kanë refuzuar udhëheqjen nga imamë të caktuar nga KMSH.

Qeveria vlerëson se nga viti 2012, më shumë se 100 shqiptarë, kryesisht djem të rinj, i janë bashkuar grupeve të xhihadistëve që luftojnë në Siri. Pothuajse të gjithë iu bashkuan Al Nusrës-krahu ushtarak i Al Kaedas ose ISIS-it. Sipas burimeve të Shërbimit Informativ Shtetëror, pjesa më e madhe ishin radikalizuar dhe rekrutuar në xhami jashtë kontrollit të KMSH-së.

Futja e këtyre xhamive nën kontrollin e Komunitetit Mysliman Shqiptar është kthyer në një prioritet kryesor për Shqipërinë.

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra (majtas) dhe ambasadori amerikan, Donald Lu (djathtas), në xhaminë e re në fshatin Dragostunjë, në lindje të Shqipërisë. Foto: Myftinia e Tiranës, Facebook.

KMSH-ja ka hasur vështirësi për të vendosur kontroll mbi të gjitha xhamitë, pjesërisht si rezultat i ndryshimeve radikale në liritë fetare dhe ekspozimin ndaj interpretimeve të tjera dhe më strikte të islamit.

Me shqiptarët tashmë të lirë të praktikonin hapur fenë, në vend erdhën shumë grupe të huaja islamike me qëllime të ndryshme. Disa erdhën për të ndihmuar të varfrit, disa për të ndërtuar xhami dhe të tjerë për të përkrahur interpretimet e vijës së ashpër konservatore të Islamit.

Xhamitë që mbeten jashtë kontrollit KMSH-së raportohet se i përkasin traditës shumë konservatore Selefi dhe rreth shtatë prej tyre, duke përfshirë edhe xhaminë e Mëzezit, janë lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me promovimin e xhihadit të dhunshëm dhe rekrutimin e luftëtarëve për ISIS-in dhe Al Nusrën.

Rreziku i luftëtarëve të kthyer

Përveç ndalimit të radikalizimit të lidhur me disa xhami, Shqipëria duhet gjithashtu të përballet me kërcënimet që lidhen si me “eksportimin” e xhihadistëve, ashtu edhe me luftëtarët e kthyer në vend. Në fillim të vitit 2014, të paktën 40 luftëtarë shqiptarë ishin kthyer nga Siria.

Sipas një dosje të shërbimeve sekrete të parë nga BIRN, besohet se 15 luftëtarë të kthyer në vend përbëjnë një kërcënim akut për sigurinë.

“Ata (të 15-të) qëndrojnë në hije, por ruajnë një nivel të lartë radikalizimi,” tha një burim i sigurt, duke folur në kushtet e anonimatit.

Një tjetër burim konfirmoi se të paktën 40 nga të kthyerit, disa prej të cilëve nuk konsiderohen të rrezikshëm, mbahen nën vëzhgim.

Almir Daci, një ish-imam nga Pogradeci, besohet se aktualisht lufton me ISIS-in në Siri. Foto: Youtube qershor 2015.

Pavarësisht kërcënimit, qeveria e gjeti veten pa një legjislacion për të ndjekur penalisht luftëtarët e ardhshëm xhihadistë, ata që janë kthyer apo ata që akuzohen për radikalizim, financim dhe mbështetje të ekstremizmit të dhunshëm islamik.

Në shkurt 2014, parlamenti miratoi paketën ligjore që e bënte, në pjesën më të madhe të rasteve, pjesëmarrjen në konflikte të armatosura dhe bashkimin në grupe ushtarake në vende të huaja një vepër penale të ndëshkueshme deri në 8 vjet burg.

Shqiptarët tani rrezikojnë deri në 15 vjet burg për nxitje, rekrutim, financim dhe mbështetje të të tjerëve në konflikte të huaja.

Almir Daci, një ish-imam nga Pogradeci i njohur gjithashtu si Ebu Belkisa, po gjykohet në mungesë. Ai besohet se aktualisht lufton me ISIS-in në Siri.

Shërbimet sekrete të Shqipërisë besojnë se numri i shqiptarëve që përpiqen t’u bashkohen grupeve që luftojnë në Siri ka shkuar drejt zeros, që prej hyrjes në fuqi të ligjeve të reja.

Agjencitë e sigurisë “kanë mungesë burimesh”

Qeveria vlerëson se më shumë se 100 shqiptarë i janë bashkuar grupeve xhihadiste bë Siri dhe Irak, përfshirë 13 gra dhe 31 fëmijë, 26 prej të cilëve janë minorenë. BIRN ka identifikuar të paktën 107 shqiptarë që kanë qenë në Siri dhe Irak gjatë katër viteve të fundit.

55 shqiptarë janë ende në Siri dhe besohet, sipas burimeve të shërbimeve sekrete të shtetit, se po luftojnë për ISIS apo banojnë në territorin e kontrolluar nga ISIS.
– 18 besohet se janë vrarë në konflikte dhe 12 janë plagosur.
– 3 luftuan me krahun turk të Al-Kaedës, në batalionin Murat Gezenler, të tjerët iu bashkuan Al Nusrës ose ISIS-it.
– 42 u kthyen në vend para se qeveria të miratonte ligjet e reja që e kriminalizojnë luftimin në konflikte të huaja.
2012: 20 burra shqiptarë u larguan nga vendi për të luftuar në Siri dhe Irak
2013: 83 burra, gra dhe fëmijë shqiptarë u nisën për në Siri dhe Irak
2014: 4 shqiptarë u larguan për në Siri dhe Irak
2015: 1 shqiptar u largua për në Siri

Pavarësisht rënies së shifrave të luftëtarëve dhe ndjekjes penale të personave që dyshohet se i kanë radikalizuar dhe rekrutuar ata, disa ekspertë janë të shqetësuar se përgjigja e shtetit ndaj radikalizimit deri tani është kufizuar vetëm tek agjencitë e sundimit të ligjit.

 *Marrë me shkurtime nga BIRN

 



Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Familja e lumtur e Rudinës…

Familja e lumtur e Rudinës...

Ja si e mban trupin në formë Arbana Osmani

Ja si e mban trupin në formë Arbana Osmani

Parku i Liqenit? Po këto kënde lojërash nëpër lagje i keni parë… (foto)

Parku i Liqenit? Po këto kënde lojërash nëpër lagje i keni parë... (foto)

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com