Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza/ Si ndryshuan futbollistët e kombëtares gjatë këtij viti

2016/12/25 at 12:59 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
De Biasi në kërkim të golit, “rreshtore” djemve të kombëtares

Trajneri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, gjate nje seance stervitore para ndeshjes miqesore me Katarin, prane fshatit Bad Waltersdorf ne Austri, ku eshte vendosur ekipi Kombetar Shqiptar i futbollit, i akomoduar ne resortin Thermal & Golf Hotel Bad Waltersdorf, per fazen pergatitore per Euro 2016 qe do te zhvillohen ne France./r/n/r/nAlbania's soccer team head coach Giovanni De Biasi, during a training session one day before the match with Qatar, near the village Bad Waltersdorf, where the Albanian National Soccer team is accommodated at the resort, Thermal & Golf Hotel Bad Waltersdorf in Austria during the preparations for the France Euro 2016.

Arritja e kuqezinjve në Europian ishte pa dyshim maja më e lartë e deritanishme e Kombëtares së futbollit. Për pasojë, shumë nga lojtarët arritën edhe pjacën më të lartë të tregut të transferimeve.


Megjithatë, 2016-a nuk ka qenë sukses i garantuar për të gjithë lojtarët kuqezi me skuadrat e tyre. Disa prej tyre u janë gëzuar vetëm gjetjes së skuadrave, pasi nuk kanë treguar asgjë nga forma dhe mundësitë e tyre. Të tjerë kanë arritur të ruajnë vazhdimësinë e formës, pavarësisht ndryshimit të skuadrës, kampionatit apo edhe… kontinentit.

Sadiku feston

PORTIERËT

Etrit Berisha
Kaloi një gjysmë sezoni me luhatje te Lacio nga janari deri në verë, më pas pjesëmarrja në Europian e detyroi gardianin që të ndryshonte ambient. Ai u huazua tek Atalanta.

Thomas Strakosha
E mbylli gjysmën e parë të vitit i huazuar te Salernitana dhe në verë u rikthye te Lacio.

Orges Shehi
Në aspektin e skuadrës, ai ishte dhe është pjesë e Skënderbeut, me të cilin e mbylli sërish si kampion i Shqipërisë. Sa i përket Kombëtares, ai ka ndryshuar stad tashmë, pasi është pjesë e stafit ndihmës të De Biazit .

Alban Hoxha
Debutoi me Kombëtaren në ndeshje zyrtare, në përballjen me Izraelin dhe e bëri duke pritur një 11-metërsh. Me Partizanin shkëlqeu, jo vetëm në kampionat, por edhe në kualifikueset e Europa Ligës.

Alban Hoxha Kombetare

MBROJTËSIT

Lorik Cana
E mbylli gjysmën e parë të vitit te Nanta dhe pas Europianit zgjodhi të tërhiqej nga futbolli i luajtur.

Ansi Agolli
Përveç titujve që janë bërë zakon së fundmi për të me Karabakun dhe pjesëmarrjes në fazën e grupeve të Europa Ligës, u gradua edhe si kapiten i Kombëtares pas largimit të Canës.

Arlind Ajeti
Pas disa muajsh qëndrimi pa skuadër, u transferua te Torino ku ende nuk ka debutuar në Serinë A. Vetëm pak minuta në Kupën e Italisë, edhe për shkak të një dëmtimi të dyfishtë që në fillim të sezonit.

Berat Gjimshiti
Mungesa e hapësirave tek Atalanta bëri që të huazohej tek Avelino në Serinë B.

Legjionaret vit pozitiv

Mërgim Mavraj
Sezon fantastik. Nga dëmtimi në gju dhe ndërhyrja kirurgjikale, u rikthye më në formë se kurrë. Vendimtar për Këlnin dhe aktualisht mungon vetëm firma për t’u transferuar te Hamburg që pagoi 1.8 mln euro për të blerë kartonin e tij.

Frederik Veseli
Europiani i shërbeu për t’u transferuar tek Empoli në Serinë A, ku edhe ka fituar një post titullari si mbrojtës i djathtë.

Elseid Hysaj
Pas gjysmës së parë të vitit 2016, ku vërtetoi formën e tij mjaft të mirë te Napoli, rifitoi rinovimin e kontratës me përmirësim të termave financiare.

Naser Aliji
Nga Bazeli, zgjodhi që të transferohej te Kaizerslautern në Bundesligën 2, ku ka fituar një post titullari.

Andi Lila
Titullar i përhershëm te PAS Janina.

mavraj

MESFUSHORËT

Migjen Basha
Pasi mbylli gjysmën e parë të vitit te Komo, i huazuar nga Luzerna, në të dytën qëndroi sërish si pjesë e Serisë B. Te Bari nuk gjeti shumë hapësira në formacion, mirëpo në ndeshjet e fundit, pas ndryshimit të trajnerit, është bërë titullar i padiskutueshëm.

Burim Kukeli
Është pjesë e pandarë e Zyrihut, edhe në Ligën e Dytë, dhe diferenca e madhe me ndjekësit garanton rikthimin në Super Ligën helvete në sezonin e ardhshëm.

Taulant Xhaka
Shpirti luftarak i Bazelit. U lakua shumë në merkaton e verës, por rinovoi me kampionët zviceranë. I pazëvendësueshëm.

Ledian Memushaj
Kapiteni i Peskarës ishte një nga më të mirët në gjysmën e parë të vitit, kur edhe kontribuoi për ta ngjitur ekipin në Serinë A. E mbajti shiritin edhe në elitën e futbollit italian.

Odise Roshi
Gjysma e parë e vitit ishte me paraqitje mesatare në Kroaci te Rijeka. Pas Europianit, u transferua te Terek Grozni, e cila ka objektiva madhorë në Superligën ruse.

Jahmir Hyka
Vit tepër pozitiv për mesfushorin, si në mbyllje të edicionit të vjetshëm, ku me Luzernën provuan kualifikimin në fazën e grupeve të Europa Ligës, ashtu edhe në gjysmën e parë të edicionit aktual ku ka shënuar gjashtë gola. Rifitoi kthimin në Kombëtare.

Azdren Llullaku
Një nga sezonet më të mira të tij, ku ka shënuar 16 gola në gjysmën e parë të sezonit me Gaz Metan dhe aktualisht ka firmosur për dy vite tek Astana. Në garë për “Këpucën e Artë” europiane.

Legjionaret vit negativ

Ergys Kaçe
E mbylli edicionin me PAOK-un dhe pas Europianit u huazua te Plzen në Çeki. Pas kontradiktave me trajnerin, e mbylli aventurën dhe është rikthyer te PAOK-u. Probleme edhe me De Biazin.

Ermir Lenjani
Nga janari në qershor e mbylli sezonin me Nantën. Më pas, u rikthye te Rene, por kaloi një gjysmë sezoni krejtësisht në hije. Pritet të ndryshojë ekip në janar.

Eros Grezda
Me paraqitjet e tij te Lokomotiva e Zagrebit ka fituar ftesat në Kombëtaren e madhe. Po bën mirë në Kroaci.

llullaku

SULMUESIT

Armando Sadiku
Goli në Europian është maja e deritanishme e karrierës së tij që u pasua me një gol në fazën e grupeve të Europa Ligës. Gjysmën e parë të vitit e kaloi te Vaduz, të cilën e shpëtoi në Superligë, ndërsa aktualisht është pjesë e Zyrihut që i bllokoi largimin.

Bekim Balaj

Me paraqitjen e tij te Rijeka deri në muajin qershor, fitoi vëmendjen e Terek Groznit që nënshkroi me të përpara Europianit. Po bën mirë edhe në Superligën ruse.

Sokol Cikalleshi

Gjysma e parë e vitit ishte fantastike. Pas Europianit ka humbur vendin në formacionin e Basaksehirit në kampionatin turk, i mungoi ftesa në ndeshjen e fundit të Kombëtares, por ka shfaqur formën në Kupën e Turqisë me tre gola.

Gashi Kolorado 2016

Shkëlzen Gashi

La Bazelin dhe futbollin europian për t’u bërë një nga lojtarët më të paguar të Kolorado Rapids. Fitoi disa çmime personale, por “humbi” Kombëtaren.

Rei Manaj

Një gjysmë sezoni me Interin, ku bëri mirë sidomos me të rinjtë dhe më pas u huazua te Peskara, ku nuk është paraqitur ashtu siç pritej. Mund të rikthehet te zikaltrit për t’u huazuar diku tjetër.

OLSI TUJANI/panoramasport



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Kush e shpiku “Panettone”-n? Ja receta e saj me fruta të thata

Kush e shpiku “Panettone”-n? Ja receta e saj me fruta të thata

Plagosi familjarët e ish-gruas, 37 vjeçari tenton të vetvaret në paraburgim

Plagosi familjarët e ish-gruas, 37 vjeçari tenton të vetvaret në paraburgim

Nata e Vitit të Ri, këshilla të rëndësishme për ata që do të pinë

Nata e Vitit të Ri, këshilla të rëndësishme për ata që do të pinë
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com