Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza politike/ VOA: Ja pse nuk ka paqe mes Metës e Ramës

2016/01/03 at 11:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Analiza politike/ VOA: Ja pse nuk ka paqe mes Metës e Ramës

Zeri i Amerikes i ka bere nje analizë të hollësishme, politikës shqiptare në vitin 2015. Fërkimet Rama-Meta, marrëdhëniet në koalicion dhe e ardhmja e opozitës, janë në fokus në kësaj analize.


****

Zgjedhjet për pushtetin vendor u zhvilluan për herë të parë sipas ndarjes së re territoriale. Ato nuk sollën ndryshime mes kampeve. E majta rikonfirmoi diferencën e thellë me të djathtën, por mes socialistëve dhe aleatit kryesor Lsi do të shfaqen përplasjet e para. Në gjysmën e dytë të vitit tensioni politik do të rritet, dhe në sfondin e akuzave gjithnjë e më të shpeshta për korrupsion në majat e larta të pushtetit, opozita do t’i rikthehet protestave, këtë herë për të kërkuar, një qeveri teknike

Ndërsa për qeverinë zgjedhjet e 21 qershorit janë testi i parë pas ardhjes në pushtet, për kreun e opozitës Basha, ato janë një sfidë e dyfishtë, për katërvjecarin e tij si kryebashkiak i Tiranës nga njëra anë dhe si drejtues i opozitës nga ana tjetër. Ky i fundit është dhe roli i vetëm që zgjedh të luajë. “Kam zgjedhur të mos rikandidoj për Bashkinë e TIranës, por të drejtoj opozitën”, deklaroi zoti Basha më 31 Mars.

Kryeministri Rama nga ana e tij zgjeroi aleancat në prag të zgjedhjeve, duke krijuar një koalicion me 37 parti politike. Kandidatëve të aleatit të tij kryesor do t’i bësohen 15 nga 61 bashkitë e reja të vendit. Në ndryshim nga e kaluar e djathta do të paraqitet me një koalicion të tkurrur, me vetëm 15 parti.

Si gjithnjë vëmendja u përqëndrua në Tiranë. Të dy kampet i shpallën kandidaturat në të njejtën ditë e thuajse në të njejtën orë, më 16 Prill. “Shumë shkurt, kandidati ynë i Aleancës për Shqipërinë europiane për Bashkinë e Tiranës është Erion Veliaj”, njoftoi zoti Rama.

Përballë, demokratët nuk preferuan një politikan: “Ju tani e dini, kandidati ynë është dokotro Halim Kosova”, deklaroi nga ana tjetër kryetari demokrat Basha.

Gjatë gjithë fushatës opozita këmbënguli se vota e 21 qershorit do të jetë një referendum kundër qeverisë. “Përgjigja që do t’I japim më 21 Qershor nuk se sit ë jetë përvcese një përgjigje politike”, u shpreh në mënyrë të përsëritur zoti Basha.

Socialistët do t’i mëshojnë denigrimit të kundërshtarit. “Forca që paraqitet si alternativë është një forcë antiqytet, në kuptimin antiurbanizim, një vulgaritet demokratik”, tha zoti Rama në një nga takimet elektorale.

Më 21 qershor e majta siguron një fitore të thellë në 45 bashki, kundrejt vetëm 15 që i kaluan opozitës. Në Jug bashkia e Finiqit shkoi për kandidatin e partisë Mega të minoritetit grek. Në qytetet kryesore e majta fiton thellë. Në Tiranë Veliaj grumbullon 44 mijë vota më shumë dhe flet për “një rezultat I paprecedent.Zoti Halimi i uron rivalit të tij fitoren.Në nivel këshillash bashkiakë e majta grumbullon edhe më shumë vota, mbi 990 mijë përkundrejt 507 mijë të së djathtës.

Të nesërmen e zgjedhjeve vëshguesit ndërkombëtar theksuan pengesat e procesit për shkak të mungesës së vullnetit politik, ndërsa thanë se kishte patur akuza për presione dhe blerje votash. Në daljen e tij të parë, më 23 Qershor, zoti Basha deklaron se “këto zgjedhje janë një hap i madh për Partinë demokratike. Më vonë ai do t’i mëshojë akuzave për manipulim. Megjithatë zëra të rëndësishëm në parti do të pranojnë se opozita humbi.

Në kampin tjetër, rezultati i zgjedhjeve nxiti fërkimet e para publike mes socialistëve dhe Lsi-së. Të dyja palët dyshojnë në sinqeritetin e njëra tjetrës gjatë zgjedhjeve. Dyshimet do të shfaqen dhe më të forta, ndonëse jo publikisht, me shpërthimin, në fillim të shtatorit, pas një publikimi të BIRN-it, të cështjes DIA, kompanisë së përzgjedhur nga ish cekët e CEZ, për mbledhjen e borxheve. Dokumentat e avokatëve të huaj të qeverisë flasin për para që kompania DIA, dhe pronari i saj Kastriot Ismailaj, në burg për mashtrim, kishin dhënë për një ish kryeministër dhe një ish zyrtar të ERE-s, për të përfituar kontratën.

Opozita drejton gishtin nga kryetari i parlamentit Ilir Meta, ish kryeministër në fillim të viteve 2000. “Largimi i tij nga detyra është një parakusht që cështja të zbardhet e plotë”, deklaron kryetari i opozitës Basha. “Kastriot Ismailaj nuk më ka kërkuar asnjë favor dhe nuk i kam bërë asnjë favor. Kjo gjë duhet të jetë fare e qartë për ju dhe për këdo tjetër”, deklaroi zoti Meta në Parlament.

Kësaj cështje i shtohet dhe rihapja nga opozita e marrëveshjes së një viti më parë të qeverisë me CEZ-in. E djathta flet për një megaskandal dhe kërkon hetim ndërkombëtar. “Paqja dhe stabiliteti i vendit e kanë jetik këtë hetim”, shprehet nga ana e tij ish kryeministri Sali Berisha. E majta thotë se është dakort në parim, por se duhet hetuar dhe blerja nga CEZ-i i operatorit të shpërndarjes së energjisë. Propozimi i opozitës për hetimin ndërkombëtar do të hidhet poshtë më vonë.

Në LSI dyshojnë se pas publikimit të dokumentave për DIA-n qëndron kryeministri Rama, dhe se ky i fundit kishte hyrë në tratativa të fshehta me opozitën. “Eshtë i vetmi kryetar opozite që në vend që të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit, sic ndodh në cdo vend të botës, kërkon vetëm dorëheqjen e kryetarit të parlamentit”, u shpreh zoti Meta më 26 Shtator nga Skrapari për kryetarin demokrat Basha. Nga LSI-ja nisin të intensifikohen mesazhet për ndryshime në qeveri: “Kërkojmë impulse të reja qeverisëse” thotë zoti Meta më 5 Tetor, pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij.

Ndërsa kryeministri hedh poshtë cdo mundësi ndryshimi, në mënyrë të papritur, më 9 Nëntor, jep dorëheqjen ministri i Drejtësisë Nasip Naco. Brenda ditës, ai do të zëvendësohet nga përfaqësuesi tjetër i LSI-së Ylli Manjani. Palët shpeshtojnë takimet publike me njëra tjetrën, por duket se mosmarrëveshjet vetëm sa mbulohen përkohësisht.

Opozita nga ana e saj ka rritur tonet. Denoncimet për korrupsion të qeveritarëve janë gjithnjë e më të shpeshta. Në qendër të sulmeve do të jenë kryesisht ministri i Brendshëm Tahiri dhe ai i Shëndetësisë Beqja. Në fund të vitit e djathta beson se ka ardhur koha për zgjedhje të parakohshme: “Rrugë të mesme nuk ka. Nuk ka më kohë dhe nuk duhet t’I japim më kohë, qeverisë së Edi Ramës me 40 hajdutë”, deklaroi zoti Bashan në protestën para qeverisë më 8 Dhjetor. Protesta mbyllet me djegien e bunkerit të ngritur pranë ministrisë së Brendshme si pjesë e një projekti kulturor. Dy protesta të tjera do të pasojnë para parlamentit me premtimin se në Janar beteja do të jetë dhe më ashpër.



Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Thaçi: Kur të zgjidhem President, PDK ia dorëzoj Veselit

Thaçi: Kur të zgjidhem President, PDK ia dorëzoj Veselit

ISIS do kokën e Justin Bieber?

ISIS do kokën e Justin Bieber?

Shkup, Gruevski: Dorëhiqem me 15 Janar

Shkup, Gruevski: Dorëhiqem me 15 Janar

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com