Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza në median e huaj: Zgjedhjet pa opozitën, një farsë

2017/04/19 at 2:32 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Analiza në median e huaj: Zgjedhjet pa opozitën, një farsë

“European Western Balkans”, portali informativ kushtuar integrimit europian të Ballkanit, i cili ka partneritet me agjenci dhe fondacione prestigjioze si “German Marshall Fund” apo “Konrad Adenauer Stiftung” ka publikuar një analizë lidhur me situatën e nderë politike në Shqipëri.


Autorja Sarah Wohlfeld shkruan se pa pjesëmarrjen e PD-së, zgjedhjet parlamentare do të ishin një farsë dhe demokracia e vendit do të dëmtohej për vitet e ardhshme.

“Për sa kohë kompromisi shihet si dobësi dhe të gjitha vendimet politike merren në bazë të fuqisë së njërit apo tjetrit, e ardhmja demokratike e Shqipërisë nuk duket shumë e ndritur”, shkruan Wohlfeld.

Capture

Shkrimi i plotë

Opozita shqiptare po e braktis parlamentin edhe njëherë tjetër. Demokracia e re dhe e dobët shqiptare po pëson një tronditje, edhe njëherë tjetër. Zhvillimet bëhen edhe më të trishtueshme, pas disa hapave shpresëdhënës që ndërmori vendi, duke u bërë një nga vendet pararojë i integrimit në Bashkimin Europian.

Kalimi i një pakete kushtetuese për reformën në drejtësi me votë unanime ishte një moment domethënës në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe konsolidimin e demokracisë. Megjithëse konsensusi u arrit pas një presioni ekstrem, ky ishte një sukses tjetër pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit të vitit 2013, që në tërësi i kapën standardet europiane.

Dukej si një lajm i mirë nga vendi me imazhin më të keq në rajon. Hapi i radhës dhe më logjik me synimin e mirë për ta mbështetur Shqipërinë, ishte rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e negociatave në nëntor të 2016. Për të shtuar presionin mbi elitën politike të Shqipërisë, rekomandimi kushtëzohej me zbatimin e reformës në drejtësi dhe në veçanti me ligjin e vetingut.

Në krahasim me vendet e tjera në rajon, perspektiva e Shqipërisë drejt BE-së dukej premtuese: ndryshe nga Serbia dhe Kosova, Shqipëria nuk ka mosmarrëveshje me fqinjët. Po ashtu, nuk ka tensione ndëretnike brenda vendit si në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në vitet e fundit, qeveria nuk ka pasur skandale të mëdha të ngjashme me ato të Maqedonisë, me skandalin e përgjimeve. Ndryshe nga Mali i Zi, që për një çerek shekulli njeh vetëm një qeveri, Shqipëria ka treguar se është e aftë të bëjë një ndryshim paqësor të pushtetit.

Me sistemin Stalinist dhe izolimin e rreptë nga pjesa tjetër e botës, Shqipëria pati fillimin më të vështirë në rajon në përfundim të Luftës së Ftohtë. Dukej sikur ishte në pararojë për integrimin europian, por fatkeqësisht pritshmëritë dështuan. Pasi dy blloqet kryesore politike, koalicioni qeverisës, i kryesuar nga Partia Socialiste dhe opozita e kryesuar nga Parta Demokratike, ia dolën të bëjnë një marrëveshje për ndryshimin e Kushtetutës, nuk shkoi shumë dhe politika iu rikthye normalitetit të saj. Nga frika se po humb rëndësinë e saj dhe frika për një disfatë në qershor, PD nisi një zakonin e vjetër, shkatërrimin e punës së qeverisë. Që nga shkurti ajo bojkoton parlamentin.

Ndërkohë, figurat kryesore të Partisë Demokratike po kërkojnë një qeveri teknike, jo partiake me argumentin se nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme nën qeverisjen e Partisë Socialiste, një kërkesë e rrëzuar jo vetëm nga PS, por edhe nga përfaqësuesit e BE dhe SHBA në Tiranë. Në këtë pikë, është e vështirë të parashikohet çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e qershorit.

Ajo që është e qartë sot është që Shqipëria po humb edhe një shans tjetër sot. Pa pjesëmarrjen e PD-së, zgjedhjet parlamentare do të ishin një farsë dhe demokracia e vendit do të dëmtohej për vitet e ardhshme. Por edhe nëse më e keqja do të shmangej dhe presioni ndërkombëtar do të ndryshonte kursin e PD; zhvillimet e tanishme tregojnë edhe njëherë tjetër se kultura politike në Shqipëri e bllokon progresin e vërtetë. Për sa kohë kompromisi shihet si dobësi dhe të gjitha vendimet politike merren në bazë të fuqisë së njërit apo tjetrit, e ardhmja demokratike e Shqipërisë nuk duket shumë e ndritur.
https://europeanwesternbalkans.com/2017/04/18/power-struggles-win-over-democracy-albania-wastes-its-opportunities/#prettyPhoto



Ju sugjerojmë

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
Kryesore

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

13 Dhjetor, 2025 10:38 pm
Auto-Skicë
Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
Te Fundit

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

13 Dhjetor, 2025 10:23 pm
Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
Aktualitet

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

13 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

13 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
Kronikë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

13 Dhjetor, 2025 10:28 am
Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

13 Dhjetor, 2025 10:24 am
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kronikë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

13 Dhjetor, 2025 10:20 am
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

12 Dhjetor, 2025 10:53 pm
Para
Akuzat për drogën, del nga burgu shefi i policisë në Tepelenë

Akuzat për drogën, del nga burgu shefi i policisë në Tepelenë

Ekskluzive/ PS kontrakton studion e njohur, zbulohet pagesa mujore për dokumentet amerikane

Kërkesa në KQZ/ reagon Rama: Ne me bukë ata me gurë

Bayern ankohen të UEFA, por jo për atë që mendoni

Bayern ankohen të UEFA, por jo për atë që mendoni
















TE FUNDIT

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
13 Dhjetor, 2025

U shoqërua me diskutime e madje edhe debate, mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike ku është diksutuar ndër të tjera...

Lexo më shumë

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

Auto-Skicë
13 Dhjetor, 2025

Në ditën kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK-ut, një nga...

Lexo më shumë

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
13 Dhjetor, 2025

Nga Arianit Shehu Publikimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për vitin 2025 (NSS) është më shumë se një...

Lexo më shumë

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit
13 Dhjetor, 2025

Është shoqëruar me debate mes Ervin Salianjit dhe kreut të PD-së Berisha, mbledhja e sotme e kryesisë. Ka qenë pikërisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com