Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza në Deutche Welle: Shqipëria s’pati dallim nga Franca

2016/06/16 at 3:37 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Analiza në Deutche Welle: Shqipëria s’pati dallim nga Franca

Humbja e Shqipërisë ndaj Francës 2-­0 ditën e djeshme është komentuar gjatë nga mediat e huaja. Po kështu, për këtë ka edhe një koment në “Deutsche Welle”.


Analisti Joscha Weber shkruan se Shqipëria në fushë ndaj Francës nuk kishte shumë dallim, edhe pse koeficientët e basteve sportive favorizonin dukshëm “Gjelat”. Sipas tij, Shqipëria sulmoi më shumë se Franca, por nuk arriti dot të finalizonte.

Rasti i Shqipërisë, sipas Weber, tregon se skuadrat “e vogla” po tregojnë se dinë të luajnë si të barabarta me “të mëdhenjtë”.

Me dhënien e sinjalit të mbylljes së ndeshjes lojtarët me uniformë të bardhë u shtrinë në fushë, të prekur prej zhgënjimit dhe raskapitjes. Ata dhanë gjithçka, vrapuan, mbrojtën çdo skaj në fushë e u mbrojtën prej të gjithëve, por megjithatë e vazhduan luftën për të prekur portën e kundërshtarit duke e sfiduar me krenari Francën si vend organizator.

E më pas me dy gola në minutat e fundit humbën ndeshjen. Shqiptarët qëndronin të ulur apo të shtrirë në fushë të mundur. Ndërkohë që ata mund të ishin larguar me kokën lart prej Stade Vélodrome të Marsejës. Asnjë dallim klasash Shqipëria e fortë në këtë premierë në faza të caktuara luajti në një nivel me favoriten e turneut, Francën.

Për një Euro bast në fillim të turneut fitoje katër, në rast se Franca në fund do të fitonte. Për të njëjtën kuotë në bast fitoje 501 Euro, në rast se Shqipëria do të fitonte. Por nuk pati aspak një dallim të tillë mes të parit dhe të fundit në tabelën e garës së kampionatit. E Shqipëria nuk është rasti i vetëm me shembullin e saj në këtë kampionat.

Të ashtuquajturit “të vegjlit” deri tani vazhdojnë garën në EURO 2016, sepse UEFA e ka shtuar nga 16 në 24 numrin e ekipeve pjesëmarrëse dhe të sapoardhurit po tregojnë, se me nivelin sportiv ato i përkasin vërtetë këtij kampionati.

Austria e forcuar suprizoi me një fitore bindëse ndaj Islandës e gjithashtu duke e dëshpëruar me barazim 1:1 me Portugalinë Ronaldon, i shpallur tri herë sportisti botëror. Suedezët para katër vjetësh të klasifikuar si pa shanse papritur po demonstrojnë një futboll klasi, Ukraina po sfidon kampionen botërore, Gjermaninë, ekipet e Uellsit dhe Sllovakisë kanë secili nga një fitore në llogarinë e tyre. Një masë ekipesh sa për të shtuar koloritin në raundin e parë? Mais non! Vives les Outsiders… Modusi jo në rregull, por shtimi i ekipeve një fitore

Qysh tani po vërtetohet qartazi, se shtimi i ekipeve në Kampioantin Europian është një pasurim. Ndeshjet kanë treguar shumë më tepër cilësi nga sa pritej, grupet janë bërë mjaft interesante dhe numri i shtuar i ndeshjeve padyshim që i gëzon europianët e apasionuar pas futbollit. Natyrisht pas kësaj fshihet një ineteres i fortë financiar i UEFA-­s, që me çdo ndeshje grumbullon para të majme. Natyrisht që zgjerimi i planit të ndeshjeve u arrit falë lojërave për pushtet brenda UEFA­s, ku për të tilla masa sjellin vota federatat e vogla të futbollit.

E natyrisht nuk është në rregull modusi i zgjedhur, sipas të cilit në raundin e parë eliminohen tetë ekipe nga 24 gjithsej. Por “të vegjlit” e kanë merituar vendin e tyre. Pjesërisht me rendimentin e lartë në ndeshjet eliminatore e në radhë të parë me preznatimet e deritanishme dinjitoze në turne.

Në nivelin e klubeve futbolli europian përjeton një përqendrim sa të pashëndetshëm aq edhe monoton që po fokusohet gjithnjë e më shumë vetëm tek një grup i vogël i Big Player­ve. Champions League me rregullat jo proporcionale të kualifikimit ka kohë që është bërë një Club fermé i klubeve të pasura.

Eshtë ndoshta lajmi i parë dhe pozitiv që tani marrin pjesë edhe ekipet e reja të vogla nga vendet më të dobëta financiarisht në Kampionatin Europian, një turne ky që zakonisht dominohet nga kryeartikuj negativ.



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë
Aktualitet

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë

19 Korrik, 2025 12:08 am
Eci deri te stacioni pavarësisht plagës në bark, atentat ndaj 24-vjeçarit shqiptar në Selanik
Aktualitet

Fier/ Po kërkohej prej ditësh nga familjarët, gjendet i pajetë 72-vjeçari

18 Korrik, 2025 10:39 pm
Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë
Rajoni

Fjalimi kundër UÇK, policia e Kosovës arreston ndihmësin e Petkoviçit

18 Korrik, 2025 10:23 pm
Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Bota

Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat

18 Korrik, 2025 10:08 pm
Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
Bota

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

18 Korrik, 2025 9:37 pm
Banka Botërore: Shqipëria me rritjen më të madhe ekonomike në rajon
Bota

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

18 Korrik, 2025 9:13 pm
“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…
Politikë

“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…

18 Korrik, 2025 8:58 pm
Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…
Politikë

Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…

18 Korrik, 2025 8:34 pm
Mbytja e dy vëllezërve të mitur në lumin Shkumbin, policia ndan detajet e para
Aktualitet

Mbytja e dy vëllezërve të mitur në lumin Shkumbin, policia ndan detajet e para

18 Korrik, 2025 8:27 pm
WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus
Bota

WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus

18 Korrik, 2025 8:10 pm
Para
Ardit Gjebrea: Ja çfarë ndodhi mes Florit dhe Stines!

Ardit Gjebrea vs Eni Vasili, kush kopjoi kë?!

Arrestohen kosovarët që vodhën shtëpinë e Agmelli-t

Arrestohen kosovarët që vodhën shtëpinë e Agmelli-t

1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Përmetit

1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Përmetit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë
19 Korrik, 2025

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë, një i...

Lexo më shumë

Fier/ Po kërkohej prej ditësh nga familjarët, gjendet i pajetë 72-vjeçari

Eci deri te stacioni pavarësisht plagës në bark, atentat ndaj 24-vjeçarit shqiptar në Selanik
18 Korrik, 2025

Trupi i një 72-vjeçari, është gjetur i dekompozuar pranë tokave të fshatit Sektor Seman, në Fier. Sipas njoftimit të uniformave...

Lexo më shumë

Fjalimi kundër UÇK, policia e Kosovës arreston ndihmësin e Petkoviçit

Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë
18 Korrik, 2025

Igor Popoviq, përfaqësues i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës, pas...

Lexo më shumë

Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat

Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
18 Korrik, 2025

Pak çaste para se të firmoste ligjin e ri për rregullimin e kriptomonedhave, presidenti amerikan Donald Trump falënderoi publikisht një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com