Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza/ Ja si arritëm të fitonim mbrëmë ndaj Rumanisë

2016/06/20 at 3:30 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Analiza/ Ja si arritëm të fitonim mbrëmë ndaj Rumanisë

Shpesh dëgjojmë njerëzit të thonë se janë disa ndeshje të mëdha që nuk duhen humbur dhe më pas vijnë takimet e tjera. Edhe pse duhet ta pranojmë se skuadrat “e vogla” janë më pak tërheqëse, kjo deklaratë nuk është e vërtetë. Edhe sfida e djeshme mes Rumanisë dhe Shqipërisë është parë si një përballje “e vogël” nga masa, që nuk meritonte vëmendjen e duhur, por ka qenë një shembull i një sfide që do të mbetet përgjithmonë në historinë e popullit shqiptar. Nga ky këndvështrim ajo e djeshmja nuk mund të konsiderohet një ndeshje e vogël, apo jo? Ndër të tjera, kjo ndeshje na ka treguar se si rivëniet e topit në lojë, që zakonisht injorohen, mund të jenë vendimtare për një takim. Rumania ka qenë favorite për ta fituar ndeshjen, për këtë arsye ata janë futur në fushë me idenë për të kontrolluar takimin.


[fbvideo link=”https://www.facebook.com/allfootygoals/videos/254001518302781/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Nga ana tjetër, ashtu siç pritej, Gianni De Biasi i ka kërkuar skuadrës të zbatonte të njëjtën ide loje të përdorur në dy ndeshjet e mëparshme të Grupit A. Të disiplinuar në mbrojtje dhe më të shpejtë dhe më të vendosur në kundërsulm. Pjesa e parë ka filluar më mirë nga sa pritej për kuqezinjtë, ndërsa Rumania është vënë menjëherë në vështirësi. Për shkak të organizimit shumë të mirë në mbrojtje ata kishin shumë pak lojtarë të lirë në mesfushën kundërshtare. Teksa Hoban dhe Prepelita zhvendoseshin mbrapa për të marrë topin rumunët kanë mbetur me 5 lojtarë në mesfushën e Shqipërisë dhe plani i tyre për të kontrolluar lojën është prishur pikërisht në këtë moment. Mbrojtja jonë ka bërë një punë shumë të mirë, por zgjedhja për të mos i avancuar mbrojtësit e krahut nga ana e Iordanescu-t ka qenë vendimtare në neutralizimin e planit të Rumanisë për të marrë kontrollin e lojës.

r1

Në fotografinë e mësipërme mund të shikoni sesa shumë hapësirë kanë mbrojtësit e krahut për të marrë topin. Megjithatë, edhe kur e kanë marrë topin ata nuk kanë qenë efikas në sulm. Fotografia që e tregon akoma më qartë këtë janë pasimet e dy mbrojtësve të krahut rumunë. Përfshirja e të dy lojtarëve në aksionet sulmuese të ekipit është ndalur 32 metra larg portës. Për më tepër ata kanë realizuar në total 2 krosime. Kjo ka qenë gjithë puna e tyre sulmuese. Pse ka ndodhur kjo? Ndërsa ata kanë qenë të mbyllur në mes për shkak të disavantazhit numerik (zakonisht Prepelita tërhiqej mbrapa për të marrë topin nga qendërmbrojtësit), e vetmja zgjidhje për të ndërtuar aksionet sulmuese kanë qenë pasimet e gjata diagonale, që janë kontrolluar me lehtësi nga mbrojtja e Shqipërisë. Në fund rumunët kanë realizuar 34 pasime, 1/3 e të cilëve kanë qenë të sakta dhe asnjë nuk ka përfunduar në zonën e rreptësisë. Me fjalë të tjera, Shqipëria ka dominuar sfidën dhe ka bërë atë që ka dashur. Ashtu si Rumania, edhe Shqipëria ka kërkuar pasimet e gjata pasi është vënë në zotërim të topit. Megjithatë, këto pasime janë bërë kundrejt një mbrojtje që nuk ka pasur një organizim të mirë. Kanë qenë efikase, duke ndryshuar drejtimet e sulmit dhe duke qenë, brenda 5 ose 10 sekondave, afër portës kundërshtare ose kanë dorëzuar topin për shkak të një pozicioni jashtë loje të Sadikut.

r2

Gjithsesi, rasti më i mirë i kuqezinjve nuk ka ardhur falë një kundërsulmi, por për shkak të lëvizjes së bukur të bërë nga Abrashi dhe Lenjani në minutën e 23-të. Pasimet e shpejta kanë kapur të papërgatitur rumunët dhe për rrjedhojë Sadiku ka pasur shumë hapësirë në dispozicion dhe kohë të mjaftueshme për të pasuar te Lila. Aksioni është mbyllur me një krosim në shtyllën e dytë për Lenjanin, i cili nuk ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë me portën e boshatisur. Edhe nëse Shqipëria do të kishte bërë një punë të mirë në kundërsulm, ndeshja është vendosur nga ekzekutimi i shpejtë i rivënieve anësore. Ky është një aspekt shumë i nënvlerësuar i lojës saqë nuk përfshihet as në statistika. Ndërkohë Shqipëria ka realizuar rivënie anësore të sakta nga krahu i djathtë. Tri nga këto kanë kapur të papërgatitur kundërshtarin dhe nga njëra prej tyre ka ardhur goli i realizuar në minutën e 43-të nga Sadiku, që ka vendosur takimin.

r3

Pjesa e parë ka treguar se Shqipëria ka pasur një ide më të qartë në lidhje me atë që duhej të bënte në fushën e lojës. Kemi qenë pothuajse perfekt në mbrojtje dhe kemi pritur momentin e duhur për të goditur, nëse kombëtarja jonë do të ishte pak më e talentuar në aspektin teknik do të ishte akoma më e rrezikshme. Por nëse ne do të kishim më shumë cilësi teknike atëherë edhe plani i lojës do të ndryshonte pasi do të kërkonim ta kontrollonim më shumë topin dhe për rrjedhojë lojën. Ngathtësia dhe mungesa e efikasitetit në fazën sulmuese është theksuar edhe nga trajneri i Rumanisë Angehel Iordanescu. Perpelita është zëvendësuar me Sanmartean, i cili është dukur më i vendosur në lojën e tij. Ai ka kërkuar të udhëheqë skuadrën siç bën Ivan Rakitic me Kroacinë dhe ka kërkuar të japë më shumë pasime të shkurtra dhe të sakta. Pavarësisht nga kjo, Rumania ka dhënë përshtypjen se nuk kishte besimin e duhur për të ndryshuar rrjedhën e sfidës. Nga këndvështrimi i Shqipërisë asgjë nuk ndryshoi në pjesën e dytë. Kuqezinjtë vazhduan të zbatonin planin  e lojës duke siguruar një fitore historike në Europian. Në fund, dy gjëra kanë vendosur fatin e ndeshjes.

r4

E para ka të bëjë me organizimin perfekt në mbrojtje të lojtarëve të De Biasi-t. E dyta ka qenë një aspekt për të cilin De Biasi nuk do të marrë vlerësimin e duhur, pavarësisht se ka qenë kjo gjetje e tij që ka sjellë fitoren, duke udhëzuar lojtarët (Hysajn kryesisht) për të ekzekutuar rivënie anësore të shpejta. Nga ana tjetër, Iordanescu nuk ka dashur të rrezikojë duke mos nxjerrë përpara mbrojtësit e krahut. Loja agresive sulmuese në pjesën e dytë nga ana e Rumanisë nuk ka mjaftuar për të mposhtur një Shqipëri të organizuar.



Ju sugjerojmë

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë
Bota

Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë

13 Korrik, 2025 7:38 pm
Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO
Rajoni

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO

13 Korrik, 2025 7:21 pm
Gjermani, kontributet e sigurimeve rriten deri në 50%?
Bota

Gjermani, kontributet e sigurimeve rriten deri në 50%?

13 Korrik, 2025 6:58 pm
30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…
Kryesore

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…

13 Korrik, 2025 6:32 pm
“Më thonë je çupë!” Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!
Aktualitet

“Më thonë je çupë!” Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

13 Korrik, 2025 6:19 pm
Aksident në Rrugën e Arbrit/Automjetet përplasen kokë më kokë,plagosen dy drejtuesit
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit/Automjetet përplasen kokë më kokë,plagosen dy drejtuesit

13 Korrik, 2025 6:07 pm
Para
Te dashurin rumun, por Angela Martini bën tifo për Shqipërinë

Te dashurin rumun, por Angela Martini bën tifo për Shqipërinë

Modelja gjermane, tifoze e çmendur e kombëtares shqiptare 

Modelja gjermane, tifoze e çmendur e kombëtares shqiptare 

Xhaka sherr me De Biasin?! Ja e vërteta me Taulantin

Xhaka sherr me De Biasin?! Ja e vërteta me Taulantin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
13 Korrik, 2025

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
13 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi, anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Hykmete Bajrami dhe përfaqësues...

Lexo më shumë

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
13 Korrik, 2025

Gjatë një jave që nga nisja e këtij aksioni, IKMT ka shembur objektet pa leje, por u përball herë pas...

Lexo më shumë

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
13 Korrik, 2025

Dy Jet Ski janë përplasur me njëra-tjetën pasditen e sotme në plazhin e Golemit, në Kavajë. Sipas informacionit paraprak, një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com