Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

ANALIZA/ EUROPA PRET MERKELIN

2015/12/28 at 9:50 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
ANALIZA/ EUROPA PRET MERKELIN

Angela Merkel ndodhet mjaft e vetme me politikën e saj ndaj refugjatëve në Evropë. Plani i saj për t’i shpërndarë “më drejt” refugjatët në Evropë deri tani ka dështuar. Sepse partnerët e saj evropianë mendojnë: pse duhet ta paguajmë ne, kur Merkeli dërgon gjeste ftuese në botë?


Reagimet e populistëve të djathtë si Marine le Pen ose Viktor Orban nuk kanë pse e shqetësojnë fare Merkelin. Më rëndë peshon gjykimi i Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk. Polaku i kujdesshëm u shpreh se vala e refugjatëve është “shumë e madhe, për të mos u ndaluar”. Përpjekja për t’u imponuar shteteve të tjera të BE që të pranojnë kuota për pranimin e refugjatëve, sipas Tusk-ut është në kufijtë e “cënimit të lirisë politike”.

Kritika të tilla të qarta ndaj kursit të Merkelit u shtuan nga fundi i vitit, edhe prej njerëzve, të cilët e kanë mbështetur Merkelin në gjëra të tjera.Kryeministri kristjandemokrat holandez, Mark Rutte, tha para pak kohësh: “Siç e dimë nga Perandoria Romake, perandori të mëdha fundosen, kur kufijtë e tyre nuk mbrohen mirë”. Edhe vetë ministri besnik i Financave i Merkelit, Wolfgang Schäuble e krahasoi migrimin e pakontrolluar me një “ortek”, të cilin mund ta vinte në lëvizje një “skiator i pakujdesshëm”.

Konfliktet e brendshme të Evropës janë thelluar, Merkeli i ka mbetur në parim besnike vijës së saj. Në këtë mënyrë, pa e dashur, ajo i ka thelluar konfliktet e brendshme të Evropës. Kudo në zgjedhje partitë e djathta i kanë forcuar pozitat, hapësira e Shengenit pa kontrolle kufitare është vënë në diskutim. Dhe një efekt anësor i rëndë po përvijohet në Britaninë e Madhe, ku më e vonta në vitin 2017 do të zhvillohet një referendum për qëndrimin apo daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

BE ka nisur shumë inisiativa të drejta në politikën e refugjatëve: luftimin e shkaqeve të arratisë; mbështetjen e vendeve përreth Sirisë, lejimin e një migrimi të kufizuar për punë. Po edhe sikur e gjitha kjo të kontribuojë – dhe shumë nuk duhet pritur prej këtyre masave – nuk ka alternativë tjetër veç mbylljes së Evropës. Dhe BE nuk duhet të bazohet vetëm tek Turqia, që ajo t’ia mbajë larg refugjatët Evropës. Këtë punë të pakëndshme BE duhet ta kryejë në radhë të parë vetë.

Tema e madhe e vitit 2016 do të jetë sigurimi i kufijve të jashtëm të BE. Po të mos arrihet kjo, siç ka paralajmëruar zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans “do të dështojë jo vetëm Shengeni, por Evropa”. Merkeli ka thënë të njëjtën gjë për Euron para disa viteve. Kjo fjali vlen edhe më shumë për çështjen e migrimit. /dw/



Ju sugjerojmë

Deputetja britanike:Bandat serbe në veri të Kosovës po paguhen dhe armatosen nga Beogradi
Bota

Mbretëria e Bashkuar gati të dërgojë trupa për të mbrojtur Ukrainën

19 Gusht, 2025 10:35 pm
Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës
Bota

Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

19 Gusht, 2025 10:12 pm
Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
Bota

Trump: Kthimi i fëmijëve të rrëmbyer është një përparësi

19 Gusht, 2025 9:56 pm
OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!
Rajoni

OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!

19 Gusht, 2025 9:33 pm
“Dikush të vrasë Putinin”, Shtëpia e Bardhë reagon për deklaratën e senatorit
Bota

Shtëpia e Bardhë: Putin ka premtuar se do të takohet me Zelensky-n

19 Gusht, 2025 9:11 pm
Shtëpia e Bardhë: Mbështetja ajrore amerikane ndaj Ukrainës është ‘një opsion’
Bota

Shtëpia e Bardhë: Mbështetja ajrore amerikane ndaj Ukrainës është ‘një opsion’

19 Gusht, 2025 8:43 pm
Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s do mblidhen të mërkurën për të biseduar për Ukrainën
Bota

Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s do mblidhen të mërkurën për të biseduar për Ukrainën

19 Gusht, 2025 8:22 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Mark Rutte: Ja ku do zhvillohet Samiti i ardhshëm i NATO-s

19 Gusht, 2025 8:03 pm
Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë
Bota

Kaja Kallas njofton sanksione të reja ndaj Rusisë

19 Gusht, 2025 7:30 pm
Putin sugjeron Moskën për takimin dypalësh me Zelenskyn, ja përgjigja e Kievit
Bota

Putin sugjeron Moskën për takimin dypalësh me Zelenskyn, ja përgjigja e Kievit

19 Gusht, 2025 7:18 pm
Para
Video-Investigimi: Ja bota sekrete e sportistëve që marrin doping

Video-Investigimi: Ja bota sekrete e sportistëve që marrin doping

Cana kërcënohet nga trajneri. Po përse?

Cana kërcënohet nga trajneri. Po përse?

Cili është filmi që kapi rekordin 1 miliardë USD?

Cili është filmi që kapi rekordin 1 miliardë USD?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbretëria e Bashkuar gati të dërgojë trupa për të mbrojtur Ukrainën

Deputetja britanike:Bandat serbe në veri të Kosovës po paguhen dhe armatosen nga Beogradi
19 Gusht, 2025

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të dërgojë trupa për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe portet e Ukrainës, si dhe...

Lexo më shumë

Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës
19 Gusht, 2025

Zvicra është e hapur për të pritur bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, madje edhe me pjesëmarrjen e presidentit...

Lexo më shumë

Trump: Kthimi i fëmijëve të rrëmbyer është një përparësi

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
19 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania Trump, kanë shprehur rëndësinë e kthimit të fëmijëve ukrainas të...

Lexo më shumë

OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!

OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!
19 Gusht, 2025

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com