Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza e plotë/ Reforma në drejtësi: Çfarë kërkon PD?

2016/07/14 at 4:19 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Byroja e Hetimit, Rama: Gënjeshtarë si këta s’bën më nëna jo!

Hapi i parë i zbatimit të reformës në drejtësi është rivlerësimi i figurës së të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve për të siguruar që ata janë të kualifikuar profesionalisht dhe kanë integritetin e nevojshëm për të garantuar drejtësi të pavarur dhe të ndershme.


Procesi i rivlerësimit, i njohur ndryshe si procesi i vetingut, do të hetojë pasuritë, lidhjen me persona të krimit dhe aftësitë profesionale të punonjësve të mësipërm. Të gjithë personat që nuk e kalojnë vlerësimin do të përjashtohen menjëherë nga sistemi.

Rivlerësimi do kryhet nga dy institucione të posaçme që do të krijohen për herë të parë: a) Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili do të bëjë vlerësimin; dhe b) Kolegji i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, i cili do të shërbejë si organ për shqyrtimin e ankesave të vendimeve të Komisionit. Në proces do përfshihen edhe dy Komisionerë Publikë të cilët do përfaqësojnë interesin publik.

Mosdakordësia kryesore mes shumicës dhe opozitës ka qenë pikërisht për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të këtyre dy institucioneve dhe vlerësimin e figurës së këtyre anëtarëve, për të siguruar se ata që do vlerësojnë figurën e të tjerëve të jenë vetë të pastër.

Më poshtë shpjegohet në mënyrë të përmbledhur—duke lënë jashtë detajet jo thelbësore— në renditje kronologjike të gjitha propozimet e bëra nga palët për mënyrën e zgjedhjes dhe verifikimit të anëtarëve të mësipërm.

Propozimi fillestar i Komisionit të Reformës

Procesi i përzgjedhjes së kandidaturave për anëtarë të Komisionit dhe gjyqtarë të Kolegjit do të organizohet nga Avokati i Popullit.

Procesi do të jetë transparent, publik dhe i hapur për çdo kënd që dëshiron të aplikojë— Avokati i Popullit bën thirrje publike për aplikim.
Avokati i Popullit verifikon nëse kandidatët që kanë aplikuar përmbushin kriteret formale të shpallura për kandidim dhe harton listën e kandidatëve që i plotësojnë këto kritere.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit bën verifikimin e figurës së kandidatëve të listës (pasurisë, lidhjeve me krimin dhe aftësisë profesionale, sikurse është kemi shpjeguar në detaje po këtu) dhe bën rekomandimet përkatëse.

Avokati i Popullit ia dërgon listën e kandidatëve Kuvendit, së bashku me rekomandimet e Operacioni Ndërkombëtar të Monitorimit.

Nga lista e kandidatëve Kuvendi zgjedh me tre të pestat e votave 12 anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dy Komisionerët Publikë dhe shtatë gjyqtarët e kolegjit të Apelimit përmes një serie votimesh të nevojshme.

Nëse Kuvendi nuk arrin t’i zgjedhë të gjithë anëtarët brenda 30 ditësh, në ditën e 30-të, Presidenti i përzgjedh me short publik anëtarët, gjyqtarët dhe komisionerët publikë nga lista e kandidatëve të rekomanduar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Kundërpropozimi i PD-së

Propozimi i mësipërm nuk u pranua nga PD, e cila fillimisht kërkoi që përzgjedhja e kandidatëve të bëhej mbi bazën e kandidaturave të propozuara në lista të veçanta nga shumica dhe opozita, dhe pastaj Kuvendi të votonte veçantë për të zgjedhur një numër të paracaktuar anëtarësh nga secila listë. Ky është varianti i ashtuquajtur i vendeve të rezervuara.

Nën këmbënguljen e shumicës dhe të SHBA-ve dhe BE-së, PD hoqi dorë nga variant i mësipërm dhe pranoi në parim idenë e propozuar nga shumica, por ngriti dy kundërshtime kryesore: a) nuk ishte dakord që verifikimin e plotësimit të kritereve të kandidimit ta bënte Avokati i Popullit, dhe b) nuk ishte dakord që vlerësimin e figurës së kandidatëve ta bëntë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), edhe pse ishte dakord që ONM ta mbikqyrte të gjithë procesin.

PD kundërpropozoi një variant sipas të cilit:

Procesin e shpalljes dhe pritjes së aplikimeve ta bënte Presidenti i Republikës.
Verifikimin e plotësimit të kritereve të kandidimit dhe vlerësimin e figurës së kandidatëve ta bënte Gjykata Kushtetuese përmes një paneli të përbërë me tre anëtarë të saj të përzgjedhur me short.

Për zgjedhjen e anatarëve nga Kuvendi ngrihet dy komisione ad hoc parlamentare— njëri i përbërë nga 12 anëtarë dhe tjetri nga 6 anëtarë, të ndarë në mënyrë të barabartë mes deputetëve nga shumica dhe atyre nga opozita. Komisioni ad hoc me 12 anëtërë do të përfshihet në përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit—i përbërë nga 12 anëtarë,—kurse komisioni ad hoc me 6 anëtarë në përzgjedhjen e 7 anëtarëve të Kolegjit të Apelimit.

Komisioni i madh ad hoc i zgjedh anëtarët e Komisionit të Kualifikimit, duke votuar sipas parimit: çdo anëtar i komisionit ad hoc ka vetëm një votë dhe mund të votojë vetëm për një kandidat; ndërkohë, çdo kandidat nuk mund të marrë më shumë se një votë. Në këtë mënyrë sigurohet që secili nga 12 anëtarët të komisionit ad hoc zgjedh një dhe vetëm një kandidat duke bërë në total pikërisht 12 anëtarët e Komisionit të Kualifikimit.

Lista e plotë e Komisionit të Kualifikimit dalë nga votimi më sipër i kalohet Kuvendit, i cili duhet të konfirmojë atë në bllok—pra jo çdo emër veç e veç, por gjithë listën e Komisionit në total—me dy të tretat e votave. Nëse Kuvendi nuk e konfirmon listën, komisioni i ad hoc voton një listë të re, të cilën Kuvendi duhet ta konfirmojë me tre të pestat e votave. Nëse edhe kjo listë rrëzohet, atëhere komisioni ad hoc voton një listë të re e cila pastaj konfirmohet nga Kuvendi me shumicë të thjeshtë, pra me 71 vota.

E njejta procedurë zbatohej edhe për përzgjedhjen e 7 anëtarëve të Kolegjit të Apelimit, nga komisioni ad hoc parlamentar me 6 anëtarë. Ky komision zgjedh me procedurën e mësipërme 6 anëtarë të Kolegjit, ndërsa anëtari i shtatë zgjidhet me shumicë të thjeshtë të të gjithë anëtarëve të komisionit ad hoc. Lista pastaj konfirmohet në bllok nga Kuvendi sipas procedurës përshkruar më sipër.

Propozimi i Ndihmës Sekretares Nuland

Sikurse u theksua, propozimi i Zonjës Nuland kombinoi propozimet e mësipërme si më poshtë:

Nga varianti i shumicës ruajti mënyrën e përzgjedhjes paraprake të kandidatëve përmes Avokatit të Popullit dhe verefikimit figurës së tyre nga misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë.
Nga variant i opozitës ruajti mënyrën e votimit të tyre në Kuvend fillimisht me anë të komisioneve ad hoc dhe pastaj votimit në bllok nga i gjithë Kuvendi.

Propozimi i fundit i PD-së

Propozimi i fundit i PD-së heq dorë nga kryerja e verifikimit të kandidatëve nga Gjykata Kushtetuese dhe propozon që këtë verifikim ta bëjë komisioni ad hoc parlamentar me 6 anëtarë i përshkruar më sipër.
Misionit Ndërkombëtar të Vëzhguesve do të kenë rol mbikqyrës dhe këshillues, por jo vendim-marrës, në verifikimin e figurave të kandidatëve.
Votimi i anëtarëve në Kuvend mbetet i njejti si në dy variantet e fundit të hartuara sipas propozimit të vetë PD-së. /Marrë nga Exit.al



Ju sugjerojmë

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Para
Dy yje një stil…

Dy yje një stil...

Jetonte në hotel dhe i papunë, arrestohet shqiptari për tregti kokaine

Kapet shqiptari, tortë me kokainë që vlen 100 mijë euro

“Antagonisti”, një film-dokumentar për Gramoz Pashkon

“Antagonisti”, një film-dokumentar për Gramoz Pashkon

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
21 Qershor, 2025

Izraeli, një nga shtetet më të avancuara në teknologji ushtarake, ka në arsenalin e tij raketën anti-balistikë më të sofistikuar...

Lexo më shumë

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas lirimit nga burgu pas katër vitesh të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei...

Lexo më shumë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
21 Qershor, 2025

Të paktën tetë turistë kanë vdekur në një aksident me balonë në Brazil, njofton një guvernator i shtetit. Sipas BBC,...

Lexo më shumë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com