Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza e DW: Merz nën presion, lufton për paketën qindra miliardëshe

2025/03/13 at 6:31 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Analiza e DW: Merz nën presion, lufton për paketën qindra miliardëshe

Kancelari i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, paraqiti të enjten në mesditë, më 13 mars 2025, në Bundestag, një plan për financimin e shpenzimeve të mëdha për mbrojtjen dhe infrastrukturën.

Merz synon të investojë 500 miliardë euro në infrastrukturë gjatë dhjetë viteve të ardhshme dhe kërkon që financimi të bëhet përmes një fondi të posaçëm me kredi, financimi i të cilit do të kërkojë ndryshimin e rregullores së frenës së borxhit, e ankoruar në Kushtetutën e Gjermanisë, qysh në vitin 2009.

Vota e të Gjelbërve është e domosdoshme

Duke qenë se këto ndryshime përfshijnë një reformë kushtetuese, planet për huamarrje kërkojnë një shumicë prej dy të tretash në parlament. Për këtë arsye, Merz po përpiqet t’i kalojë këto plane përmes parlamentit të vjetër, ku shpreson të arrijë këtë shumicë me votat e socialdemokratëve dhe të Gjelbërve.

Për të siguruar mbështetjen e tyre, ai bëri lëshime: Fondi special do të përfshinte rreth 50 miliardë euro për masa në mbrojtjen e klimës. Përveç kësaj, ai ra dakord që të ketë fonde shtesë për shërbimet sekrete dhe mbrojtjen civile. I vetëkënaqur, kancelari i mundshëm i ardhshëm i Gjermanisë deklaroi: “Çfarë mund të dëshironi më shumë në një kohë kaq të shkurtër?”

Të Gjelbërit ende kundër

Por Merz duket se i ka bërë llogaritë pa të zotin e shtëpisë. Gjatë leximit të parë të projektligjit në Bundestag, të Gjelbërit thanë se nuk janë të kënaqur dhe se në këtë formë nuk do ta pranojnë.

Kryetarja e grupit parlamentar të të Gjelbërve, Katharina Dröge, iu përgjigj qartë: “Nuk kemi besim tek ju.” Ajo e akuzoi Merz për një ndryshim të papritur të qëndrimit ndaj rregullave të borxhit, duke e cilësuar atë si një lëvizje të pastër taktike për qëllime partiake. Ajo kujtoi se një kërkesë të tillë për ndryshimin e frenës së borxhit e kishin bërë më parë edhe të Gjelbërit me socialdemokratët vitin e kaluar, por Merz, si opozitar, e kishte refuzuar.

Megjithatë, të Gjelbërit sinjalizuan se do të kërkojnë ndryshime të tjera në projektligj. Gjithashtu, ata duan që paratë që do të merren borxh të mos shoqërohen me uljen e tatimeve mbi të ardhurat. “Ne nuk duam të financojmë konsumin, por investimet”, deklaroi Britta Haßelmann, bashkëkryetare e grupit parlamentar të të Gjelbërve.

Seanca e jashtëzakonshme në Bundestag

Seanca është e jashtëzakonshme, sepse zhvillohet me përbërjen e Bundestagut të vjetër, i cili zyrtarisht është shpërbërë që në fund të dhjetorit 2024 dhe tani funksionon vetëm për raste speciale. Mbledhja e një Bundestagu në ikje, ndërkohë që është zgjedhur një i ri, për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm, ndodh për herë të dytë në historinë e Gjermanisë. Hera e parë ishte më 16 shtator 1998, kur Bundestagu vendosi për herë të parë pjesëmarrjen e Bundeswehr-it në një mision lufte, atë në ish-Jugosllavi. Atëherë, Bundestagu u mblodh me kërkesë të veçantë nga Uashingtoni.

Tani mendohet se arsyet janë më shumë të karakterit taktik, sepse në Bundestagun e ri nuk do të mjaftonin vetëm votat e të Gjelbërve, por do të duheshin edhe ato të së Majtës. Kjo parti, e cila në zgjedhjet e fundit fitoi çuditërisht afro 10 përqind të votave, është pro heqjes së frenës së borxhit, por jo për ta përdorur atë për shpenzime ushtarake.

Të Majtët, ashtu si edhe partia e ekstremit të djathtë AfD, po protestojnë kundër ndryshimit të këtij rregulli para Gjykatës Kushtetuese.

Për Merz-in, ky duket se është një test i madh. Nëse ai nuk arrin të bindë të Gjelbërit, kjo mund të rrezikojë jo vetëm ëndrrat e tij për kancelari, por edhe të tronditë ekuilibrin politik në Gjermani. /DW

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Zjarr në malin e Moravës, shërbimi zjarrfikës dhe banorët e zonës në luftë me flakët

Zjarr në malin e Moravës, shërbimi zjarrfikës dhe banorët e zonës në luftë me flakët

Zyrtarët demokratë takim me Marta Kos, ja thirrja e tyre për Komisioneren Europiane për Zgjerimin

Zyrtarët demokratë takim me Marta Kos, ja thirrja e tyre për Komisioneren Europiane për Zgjerimin

SHBA/ Zgjedhjet për kandidatin republikan në Iowa, Trump kryeson në sondazhe

Lufta në Ukrainë, Trump: Shpresoj që Rusia të bëjë gjënë e duhur

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com