Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

2025/06/06 at 6:35 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime dhe fushata dezinformuese mbetet realitet i përditshëm për shumë prej tyre. Raste të fundit në Kosovë tregojnë se gratë që angazhohen në politikë nuk sfidohen vetëm nga kundërshtarët politikë, por edhe nga barrierat e padukshme të gjinisë.


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u kërcënua dy herë me jetë së voni, ndërsa deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Saranda Bogujevci, u përfshi në përplasje me disa figura publike.

Kjo na shtyu të pyesim: Si është përvoja e grave në politikë në Kosovë, dhe a ndikohet ajo nga gjinia e tyre?

Për Rrjetin e Grave të Kosovës (RRGK), përgjigja është e thjeshtë: Po.

“Gjuha seksiste dhe mizogjiniste është një prej pengesave kryesore”, thonë nga RRGK-ja.

Sipas organizatës, gratë përballen edhe me më shumë kërkesa për ta dëshmuar vlerën e tyre dhe bëhen shënjestra të fushatave dezinformuese, “që kanë synim ta minojnë besueshmërinë e tyre”.

Këtë e thonë edhe statistikat.

Një hulumtim i vitit të kaluar, nga organizata Demokracia për Zhvillim (D4D), gjeti se kur gratë janë subjekt i lajmeve nëpër media, ato postime në rrjete sociale marrin tri herë më shumë reagime sesa lajmet e tjera – dhe se gati 90 për qind e komenteve me gjuhë të urrejtjes bëhen nga burrat.

Përvojat e një deputeteje dhe të një asambilisteje
Atë që statistikat e thonë në shifra, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, dhe asamblistja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Vushtrri, Amire Ajeti, e konfirmojnë me përvojat e tyre.

“Shumë njerëz të shohin me dyshim kur je një grua e re, një vajzë e re në politikë. Shpesh është dashur ta dëshmoj dyfish më shumë sesa burrat kolegë se çka mund të bëj”, thotë Salihu.

Këtë vit, 27-vjeçarja nga Ferizaj, në kandidaturën e saj të parë në zgjedhje parlamentare, mori mbi 16 mijë vota.

Ndërsa, Ajeti, në zgjedhjet për kuvendin komunal të Vushtrrisë më 2021, kishte dalë e dyta më e votuara nga lista e AAK-së, dhe gruaja e tretë me më së shumti vota në të gjithë komunën.

Por, edhe për të, rrugëtimi në politikë ka qenë i shënuar me paragjykime.

“Ka pasur lloj-lloj komentesh që më kanë prekur. Sidomos komentet mbi moralin kanë qenë goditje e madhe për mua, [si] ‘femra e ku ta dimë kujt është’, ‘ku ta dimë kush e ka futur në garë’”, thotë Ajeti.

Se si do të ishte përvoja e tyre ndryshe po të kishin qenë burra, për Salihun – që thotë se veprimet e saj janë analizuar gjithnjë me llupë – është e qartë.

“Nuk do të isha gjykuar qysh vishem, qysh rri… Kam rrugëtuar me shokë që kanë pasur të njëjtat paraqitje televizive, të njëjtat kritika si unë, por nuk janë përballur me komente, gjuhë të urrejtjes dhe të pavërteta sa unë”, thotë ajo.

Edhe pse pohojnë se plot herë janë prekur nga komentet përplot gjuhë të urrejtjes, Salihu dhe Ajeti thonë se gjithnjë kanë qenë të sigurta për ta vazhduar rrugëtimin në politikë.

Por, jo të gjitha vajzat e reja dhe gratë ndihen njëjtë.

Hezitimi i grave për përfshirje në politikë
Sipas të dhënave të organizatës Friedrich-Ebert Stiftung, nga vitet 2021 dhe 2022, gratë në Kosovë nuk tregojnë gatishmëri të lartë për t’u përfshirë në politikë, dhe gati 80 për qind thonë se as nuk do të merrnin pjesë në ndonjë protestë për vendime politike.

Hezitimi i grave për përfshirje në skenën politike ndikohet nga përvojat e këqija të grave që veçse janë aktive në politikë.

“Kur gratë përballen me sfida të tilla si paragjykimet, kërcënimet e ofendimet, kjo mund të krijojë një atmosferë të pasigurisë dhe të frikës, duke i penguar vajzat e reja të angazhohen në politikë”, thonë nga RRGK-ja.

Lidhur me këtë temë nuk janë përgjigjur, me gjithë tentimet e Radios Evropa e Lirë, nga LVV-ja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e as nga Presidenca e Kosovës.

Salihu dhe Ajeti theksojnë se përkrahjen kryesore, përtej familjes së tyre, e kanë gjetur te gratë e tjera me më përvojë se ato në botën e politikës. Dhe, tani Ajeti synon ta bëjë të njëjtën për gratë e tjera.

“Dëshmi e fakt i gjallë që gratë mund t’ia arrijnë, pa i dëgjuar fjalët e burrave, pa u dekurajuar prej tyre, jam unë”, thotë Ajeti.

Që më shumë gra të kenë sukses në politikë, Salihu rekomandon mentorim dhe trajnime për shkathtësi të buta, dhe krijim të një “rrjeti të mbështetjes për gratë”.

Pikërisht mungesa e një rrjeti të tillë ishte listuar si arsyeja e dytë kryesore pse gratë në Kosovë nuk janë më të përfshira në politikë, në një publikim të organizatës D4D.

Dy arsyet tjera kryesore ishin përkujdesja për fëmijë dhe mungesa e përkrahjes nga vetë partitë politike./rel



Ju sugjerojmë

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

5 Shtator, 2025 11:09 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

5 Shtator, 2025 10:02 pm
Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
Sport

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

5 Shtator, 2025 9:36 pm
Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
Bota

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

5 Shtator, 2025 8:50 pm
Kreu i SPAK prezanton punën para ambasadorëve BE-së
Aktualitet

DASH zbulon çfarë u diskutua në takimet që zhvilloi Dumani në Uashington

5 Shtator, 2025 7:46 pm
Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë
Aktualitet

Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë

5 Shtator, 2025 7:35 pm
KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…
Bota

KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…

5 Shtator, 2025 7:29 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Rama publikon tjetër video nga “fshesa” e IKMT në kryeqyte: Nuk ka pushim

5 Shtator, 2025 6:52 pm
Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët
Kronikë

Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët

5 Shtator, 2025 6:49 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky: Mijëra trupa mund të vendosen në Ukrainë në bazë të garancive të sigurisë

5 Shtator, 2025 5:58 pm
Para
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
















TE FUNDIT

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
5 Shtator, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se çdo prani e trupave perëndimore në territorin e Ukrainës do të shihet si shënjestër...

Lexo më shumë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
5 Shtator, 2025

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, në afërsi të lagjes nr. 4....

Lexo më shumë

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
5 Shtator, 2025

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë vendimet në bazë të javës së fundit (raundi...

Lexo më shumë

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
5 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, deklaroi se vendi i tij blen hapur naftë ruse, duke theksuar se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com