Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza: Beteja ligjore e Vetëvendosjes – manovër politike apo sfidë ligjore

2025/03/28 at 7:09 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Analiza: Beteja ligjore e Vetëvendosjes – manovër politike apo sfidë ligjore

Njohësit e çështjeve juridike dhe kushtetuese në Kosovë e komentojnë ndryshe-ndryshe veprimin e Lëvizjes Vetëvendosje për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës Supreme, në lidhje me votat me postë.

Kjo parti njoftoi më 27 mars se i ka kërkuar Kushtetueses ta vlerësojë kushtetutshmërinë e vendimit të Supremes, e cila, një ditë më herët, e rrëzoi ankesën e saj ndaj një vendimi të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), i cili po ashtu e rrëzoi ankesën e partisë për votimin me postë.

Çka do të thotë kërkesa e Vetëvendosjes për Kushtetuesen?

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, thotë se asnjë parti politike në Kosovë – përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje – nuk është palë e autorizuar me ligj për të bërë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk ka mundësi që si grupacion, si parti, të bëjë ndonjë kërkesë për shqyrtimin e ndonjë vendimi [nga Gjykata Kushtetuese]”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje do vetëm që të blejë kohë, sepse, “në aspektin juridik-kushtetues, veprimi i saj është zero”.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese saktëson se kërkesë në këtë gjykatë mund të parashtrojë një e katërta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria ose Avokati i Popullit.

Por, Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se Lëvizja Vetëvendosje i ka shfrytëzuar mjetet paraprake ligjore të përcaktuara me ligj – si ankesa në PZAP dhe në Gjykatën Supreme të Kosovës – dhe kjo i hap rrugë ankesës në Kushtetuese.

“Kanë të drejtë të ankohen [në Gjykatën Kushtetuese]”, thotë Miftaraj.

Edhe ai është i mendimit se Lëvizja Vetëvendosje përpiqet të përfitojë kohë, në përpjekje për të arritur deri te votat e domosdoshme në Kuvend, për të formuar qeverinë e re.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, asnjë parti nuk fitoi mjaftueshëm vota për të qeverisur e vetme, e as Vetëvendosje e cila fitoi rreth 42 për qind.

“Në radhë të parë, duhet kuptuar se Gjykata Kushtetuese edhe në të kaluarën ka trajtuar raste të njëjta, jo më larg se në vitin 2021, kur një parti e komunitetit joshumicë parashtroi ankesë. Por, përkundër kësaj, Lëvizja Vetëvendosje, atë vit, nuk e priti fare vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nisi formimin e institucioneve, konstituimin e Kuvendit, zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarëve të Kuvendit, si dhe formimin e qeverisë”, thotë Miftaraj.

A mund të ndikojë kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje në finalizimin e procesit zgjedhor?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e certifikoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, më 27 mars.

Të dy njohësit e çështjeve juridike dhe kushtetuese thonë se pritja e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese, e cila mund të vonojë për shumë muaj, nuk mund të jetë pengesë për krijimin e institucioneve të reja.

Por, çfarë ndikimi mund të ketë “masa e përkohshme” ndaj një vendimi të caktuar?

Lëvizja Vetëvendosje kërkoi, po ashtu, nga Gjykata Kushtetuese që të vendoset “masë e përkohshme” ndaj vendimit të Gjykatës Supreme.

“Për rastin konkret, [Gjykata Kushtetuese] nuk jep asnjë verdikt, sepse nuk ka të drejtë t’i trajtojë kërkesat nga palët e paautorizuara”, thotë Kryeziu.

Me të nuk pajtohet Miftaraj, i cili thotë se Kushtetuesja mund ta trajtojë këtë kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në rast se Gjykata Kushtetuese vendos ‘masë të përkohshme’, atëherë, deri në vendimin [përfundimtar] të Gjykatës, nuk mund të konstituohet as Kuvendi i Kosovës dhe as të formohet qeveria e re”, thotë Miftaraj.

Por, sipas tij, praktikat e deritashme kanë treguar se Gjykata Kushtetuese nuk vendos “masë të përkohshme” në raste dhe rrethana të ngjashme sikurse aktualja.

Ai pret që Kushtetuesja ta peshojë rëndësinë e funksionimit demokratik të institucioneve në njërën anë dhe rezultatin potencial negativ nga mosfunksionimi i tyre në anën tjetër.

“Gjykata Kushtetuese merr kohë gjashtë muaj ose një vjet për një vendim. A mund të imagjinohet vendi një vjet pa Kuvend?”, përfundon Miftaraj./REL

Ju sugjerojmë

Miratohet vendimi, në territorin e Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet central fotovoltaik
Kryesore

Lëvizje emrash edhe në disa Ministri, kush vjen dhe kush largohet

5 Nëntor, 2025 5:28 pm
Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë
Kryesore

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë

5 Nëntor, 2025 5:25 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Nëse SHBA rifillon testet bërthamore, do të veprojmë edhe ne

5 Nëntor, 2025 5:11 pm
Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur
Aktualitet

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

5 Nëntor, 2025 4:51 pm
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun
Aktualitet

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun

5 Nëntor, 2025 4:37 pm
Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë
Rajoni

Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë

5 Nëntor, 2025 2:46 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Emrat e anëtarëve të PD për Komisionet e Zgjedhores dhe Territoriales

5 Nëntor, 2025 1:57 pm
Raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër
Politikë

Raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër

5 Nëntor, 2025 1:42 pm
I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, skulptura prej dylli e Trump
Bota

I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, skulptura prej dylli e Trump

5 Nëntor, 2025 1:16 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit

5 Nëntor, 2025 1:08 pm
Para
Fleta e votimit nuk lihet te kutia postare për emigrantët

Fleta e votimit nuk lihet te kutia postare për emigrantët

Video/ Përfshihet nga flakët makina në Unazën e Madhe të Tiranës

Video/ Përfshihet nga flakët makina në Unazën e Madhe të Tiranës

Mishi me salmonelë, zyrtari i AKU: Kompania nuk bashkëpunoi, produkti është shpërndarë në 10 qarqe

Mishi me salmonelë, zyrtari i AKU: Kompania nuk bashkëpunoi, produkti është shpërndarë në 10 qarqe

TE FUNDIT

Lëvizje emrash edhe në disa Ministri, kush vjen dhe kush largohet

Miratohet vendimi, në territorin e Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet central fotovoltaik
5 Nëntor, 2025

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u propozuan disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve: – Znj. Armela...

Lexo më shumë

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë
5 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar zhvillimin e një mbledhje në selinë e Partisë Socialiste mbrëmjen e sotme. Mësohet se në orën 19:00...

Lexo më shumë

Putin: Nëse SHBA rifillon testet bërthamore, do të veprojmë edhe ne

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
5 Nëntor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një mbledhje operative me anëtarët e Këshillit të Sigurisë. Në fillim të takimit u diskutuan...

Lexo më shumë

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur
5 Nëntor, 2025

Një ditë pasi Komisioni Europian publikoi Progres Raportin 2025 për Shqipërinë, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos ftoi Ministren për Europën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com