Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analistët: Kupola e Hekurt Amerikane ul kërcënimin bërthamor, por nxit garën e armëve

2025/02/05 at 8:58 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Analistët: Kupola e Hekurt Amerikane ul kërcënimin bërthamor, por nxit garën e armëve

Urdhri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump që të ndërtohet një variant amerikan i “Kupolës së Hekurt”, për të mbrojtur SHBA-të nga sulmet ajrore do të pengojë Kinën dhe Rusinë që të kërcënojnë Shtetet e Bashkuara me përdorimin e armëve bërthamore, por kjo mund të nxisë një garë trepalëshe armatimi, thonë analistët.


Të premten, Agjencia qeveritare për Mbrojtjen Raketore i kërkoi industrisë së mbrojtjes të identifikojë teknologjitë dhe aftësitë e disponueshme për ndërtimin e Kupolës së Hekurt për Amerikën. Afati për këtë është fundi i shkurtit.

Më 27 janar Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv ku përcaktohej kërkesa për ndërtimin e Kupolës së Hekurt Amerikane.

Në urdhrin ekzekutiv thuhej se Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë mbrojtjen e të gjithë qytetarëve dhe të kombit, duke ndërtuar një sistem mbrojtës raketor të gjeneratës së ardhshme.

Kupola e Hekurt Amerikane do të mbrojë Shtetet e Bashkuara “nga raketat balistike, hipersonike, raketat e përparuara kruiz dhe sulme të tjera ajrore të gjeneratës së ardhshme nga kundërshtarët që kanë aftësi të njëjta luftarake me SHBA-të, kundërshtarë me kapacitete të përafërta dhe kundërshtarë që paraqesin kërcënim për sigurinë”, thuhej në deklaratë.

Ky sistem do të bëjë të mundur që SHBA-të të kenë “aftësitë për t’u kundërpërgjigjur”, që do të thotë aftësi për të ndërmarrë një kundër-sulm bërthamor.

Urdhri përfshin gjithashtu një rishikim të pozicionit të mbrojtjes raketore për të identifikuar mënyrat që aleatët dhe partnerët e Shteteve të Bashkuara të rrisin bashkëpunimin në zhvillimin e mbrojtjes raketore dhe ndërmarrjen e operacioneve.

Zoti Trump urdhëroi Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth të hartojë një plan gjatë tre muajve të ardhshëm për të ndërtuar mburojën raketore.

Forcimi i aftësive parandaluese

Robert Peters, hulumtues mbi Parandalimin Bërthamor dhe Mbrojtjen Raketore pranë Fondacionit Heritage, tha të enjten në një komunikim telefonik se Kupola e Hekurt për Amerikën, do të eleminojë mundësinë që një aktor i huaj të përdorë kërcënimin bërthamor për të ushtruar trysni ndaj Shteteve të Bashkuara, krahas faktit që do të mbrojë vendin nga një sulm i mundshëm.

“Ne i kemi mundësitë për të ndërtuar një Kupolë të Hekurt”, tha ai, duke shtuar se “nuk ka asnjë arsye përse të mos e bëjmë një gjë të tillë, veçanërisht kur shohim autokratë në Korenë e Veriut, Kinë, dhe Rusi që po angazhohen në kërcënimin bërthamor”.

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar disa herë për përdorim të armëve bërthamore gjatë luftës në Ukrainë, e cila nisi me sulmin në shkallë të gjerë nga Moska në vitin 2022.

Në nëntor, Presidenti Putin nënshkroi një doktrinë të re mbi kriteret se kur Moska mund të reagojë me një përgjigje bërthamore, pasi Presidenti Joe Biden e lejoi Ukrainën që të përdorte armët amerikane me rreze të gjatë veprimi, për të sulmuar objektivat ushtarake në Rusi.

Sipas doktrinës së rishikuar, një sulm konvencional ndaj Rusisë nga çdo shtet, që mbështetet nga një fuqi bërthamore, konsiderohet një sulm i përbashkët dhe mund të nxisë një përgjigje bërthamore. Më përpara, Rusia rezervonte të drejtën për të përdorur armë bërthamore vetëm në rast të një sulmi që kërcënonte ekzistencën e vendit.

Patrycja Bazylczyk, bashkëpunëtore në fushën e kërkimit në Projektin e Mbrojtjes Raketore pranë Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha se “në rast se zbatohet mirë, Kupola e Hekurt për Amerikën” mund të forcojë mbrojtjen amerikane dhe mund të ndikojë në përllogaritjet strategjike të kundërshtarëve tanë”.

Ajo i tha Zërit të Amerikës se “Përmirësimi i mbrojtjes ajrore dhe raketore të vendit, do të bënte që një vend i mundshëm që mendon të na godasë, të mos ketë besimin tek suksesi i sulmit” duke shtuar se “kjo ndihmonte në parandalimin e sulmeve”.

Plani për Kupolën e Hekurt ngjan me nismën e dyfishtë të ish-Presidentit Ronald Reagon për Mbrojtjen Strategjike dhe Çarmatimin Bërthamor, thotë Hans Kristensen, drejtor i Projektit të Informacionit Bërthamor në Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë.

Programi i njohur si “Lufta e Yjeve”, u njoftua në vitin 1983 dhe synonte zhvillimin e një sistemi për t’i mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga raketat bërthamore.

Rreziku për një garë armatimi

Nisma e Presidentit Trump për “Kupolën e Hekurt”, deri diku, pasqyron shqetësimin të tij për armët bërthamore”, por “një sistem amerikan më i fortë i mbrojtjes raketore, thuajse me siguri do ta bënte më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Rusinë dhe Kinën për shkak të shqetësimit të ndërsjellë se një mbrojtje raketore më efektive do të rriste kërcënimin ndaj aftësive të tyre për kundër-sulme bërthamore”, tha më tej zoti Kristensen.

Gjatë video-mesazhit në punimet e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, të Zvicrës, më 23 janar, Presidenti Trump tha se dëshiron të diskutojë me Rusinë mbi “çarmatimin bërthamor” dhe se edhe Kina do t’i duhej t’u bashkohej këtyre diskutimeve.

Zoti Kristensen i tha të enjten Zërit të Amerikës se “Federata e Shkencëtarëve Amerikanë mirëpret deklaratat e zotit Trump mbi nevojën për vendosjen e kufizimeve për armët bërthamore dhe mundësisht për heqjen e tyre dhe i bënte thirrje administratës që të punonte për arritjen e këtyre objektivave”.

Ai shtoi ndër të tjera se bisedimet për reduktimin bërthamor “janë urgjente, sepse traktati ‘New Start’ skadon pas rreth 1 viti”.

Traktati mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për kufizimin e armëve bërthamore, ‘New START’, skadon në shkurt të 2026.

Daryl Kimball, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Kontrollit të Armëve, i tha Zërit të Amerikës se Presidenti Trump ka në plan një “sistem më ambicioz për të penguar sulmet me raketa strategjike nga Rusia ose Kina sesa përpjekjet që ai bëri në 2019”.

“Nuk është realiste të besohet se një sistem efektiv do të ishte i zbatueshëm në një të ardhme të afërt, kryesisht sepse kundërshtarët do të përgjigjen duke bërë përpjekje për t’i çarë sistemet e mbrojtjes raketore në mënyrë që të ruajnë aftësinë për të penguar një goditje me armë konvencionale, ose bërthamore nga ana e SHBA-ve,” tha ai.

Sidoqoftë zoti Kimball shtoi se “Ne mirëpresim interesin e zotit Trump për të negociuar marrëveshje me Rusinë dhe Kinën për të reduktuar kostot e “jashtëzakonshme” të armëve bërthamore, përmes negociatave për uljen e arsenalit bërthamor me Rusinë dhe Kinën. Pa një marrëveshje të tillë, do të ishim dëshmitarë të një gare tre palëshe, të kushtueshme armësh bërthamore, nga e cila nuk ka asnjë të fituar”.

Sipas të dhënave të Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Shtetet e Bashkuara kanë rreth 5044 mbushje bërthamore, Rusia ka mbi 5500 dhe Kina ka afërsisht 500 mbushje bërthamore.

Pentagoni shkroi në raportin vjetor mbi vlerësimin ushtarak të Kinës, të shpërndarë në muajin dhjetor, se Kina mund të ketë më shumë se 1000 mbushje operacionale bërthamore deri në vitin 2020.

Koreja e Veriut, përmes agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA, shprehu të hënën kundërshtinë ndaj planit të Shteteve të Bashkuara për të ndërtuar Kupolën e Hekurt, duke e cilësuar si një “përpjekje hegjemone për të ruajtur supremacinë e saj ushtarake”.

Ambasada e Kinës në Uashington i tha Zërit të Amerikës të hënën se nuk kishte asnjë koment për çështjen.

Një diplomat i lartë rus i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve Tass të enjten tha se Kupola e Hekurt e Amerikës “i jep fund perspektivave për reduktim strategjik të arsenalit bërthamor dhe raketor dhe i lë vend shtimit të këtij arsenali në sasi dhe cilësi“.

Richard Weitz, drejtor i Qendrës për Analiza Politike-Ushtarake në Institutin Hudson, tha se “Rusët dhe kinezët kanë thënë gjithmonë se nëse SHBA-të ndërtojnë mbrojtje më të mirë, ata do të ndërtojnë kapacitete më të mira sulmuese në mënyrë që të mund t’i kapërcejnë aftësitë mbrojtëse (amerikane)”.

Ai i tha Zërit të Amerikës të enjten se përpjekja për ndërtimin e Kupolës së Hekurt, së bashku me interesin e Presidentit Trump bisedime për reduktimin bërthamor me Kinën dhe Rusinë, synon të zvogëlojë kërcënimet ndaj Shteteve të Bashkuara, por se do të jetë e vështirë për ta përfshirë Kinën në tryezën e bisedimeve për heqjen e armëve bërthamore./VOA



Ju sugjerojmë

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

Urimet e liderëve për Ramën/ Berisha: Ndodhi dhe në 2001, kemi aq shumë fakte sa…

14 Maj, 2025 2:51 pm
Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Aktualitet

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

14 Maj, 2025 2:34 pm
Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
Kryesore

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

14 Maj, 2025 2:24 pm
Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
Aktualitet

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

14 Maj, 2025 2:20 pm
Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
Aktualitet

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

14 Maj, 2025 2:02 pm
Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
Aktualitet

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

14 Maj, 2025 1:47 pm
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Kryesore

“Lista e hapur”, Celibashi: Cënimi i votës sjell pasoja ligjore për përgjegjësit

14 Maj, 2025 1:41 pm
Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

14 Maj, 2025 1:41 pm
Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
Aktualitet

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

14 Maj, 2025 1:23 pm
Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

14 Maj, 2025 1:12 pm
Para
Përfshihet nga flakët magazina në Pogradec

Përfshihet nga flakët magazina në Pogradec

“Unë po e pi, ai do e lyejë!”, mjeku popullor shëron kancerin me vajra 400 mijë Lekë dita

“Unë po e pi, ai do e lyejë!”, mjeku popullor shëron kancerin me vajra 400 mijë Lekë dita

Aheng në shkollë/ Drejtoresha mbante peng pozicionin, hapet konkursi

Aheng në shkollë/ Drejtoresha mbante peng pozicionin, hapet konkursi
















TE FUNDIT

Urimet e liderëve për Ramën/ Berisha: Ndodhi dhe në 2001, kemi aq shumë fakte sa…

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
14 Maj, 2025

Ndërkohë që liderët europianë dhe nga vende të tjera kanë uruar kryeministrin Rama, ditën e sotme për fitoren e zgjedhjeve,...

Lexo më shumë

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
14 Maj, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së...

Lexo më shumë

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
14 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale në qarkun e Vlorës, duke dalë kështu me një rezultat më të...

Lexo më shumë

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
14 Maj, 2025

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovision shënoi fitoren e parë për Shqipërinë. Shkodra Elektronike ia doli të  siguronte finalen duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com