Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka ekzekutuar masa arresti për tetë efektivë policie në Rinas.
Aksioni i AMP ka nisur për disa vepra penale, ndër te tjera dhe për “Shpërdorim Detyre”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Mësohet se në pranga kanë rënë 2 inspektorë. Aktualisht vazhdojnë hetimet në gjendje të lirë edhe për 8 punonjës policie të tjerë, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas.