Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Amnistia në burgje/ Zbardhet dokumenti zyrtar, kategoritë që përfitojnë

2016/12/03 at 9:42 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zjarri në burg/ “Të burgosurit panë tmerr me sy, polici i la brenda”

Zbardhet drafti i Ministrisë së Drejtësisë për ligjin për “dhënie amnistie”. Gazeta “Panorama” ka siguruar projektin e përgatitur nga ministria, ku përcaktohen kriteret ligjore për personat që përfitojnë ose jo nga kjo amnisti.

Sipas ministrisë, qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht ose pjesërisht e dënimit të gjithë personat që plotësojnë kriteret, sipas dispozitave të këtij ligji, raporton “Panorama”.

“Dhënia e amnistisë udhëhiqet nga parimet e humanizmit, arritjes së qëllimit të dënimit, rrezikshmërisë së ulët të personave që amnistohen, edukimit dhe rehabilitimit, si dhe mbrojtjes së interesit publik”, thuhej në projektligj. Risi e kësaj amnistie është ulja e përgjithshme me 2 vjet burg të të gjitha të dënuarave gra dhe të miturve, dhe 1 vit të dënuarve meshkuj.

Po ashtu, risi është falja e të dënuarve me dëmtime të përhershme fizike apo të diagnostikuar me sëmundje të rënda të pashërueshme. Zbatimi i projektligjit të dorëzuar në qeveri, i cili pritet t’i nënshtrohet edhe një faze konsultimi publik, mendohet se do të lirojë nga qelitë gati 1000 persona, ndërkohë që do të përfitojnë pjesërisht më shumë se 3 mijë të tjerë.

PËRFITUESIT

Referuar nenit 3 të projektligjit, nga amnistia do të përfitojnë personat e dënuar vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet për dënime të dhëna deri në datën 31 dhjetor 2016, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi. Po ashtu, do të lirohen nga qelitë edhe personat e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet. Tjetër kategori përfituesish janë personat e dënuar femra që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose mbi moshën 55 vjeç.

Nga amnistia preken edhe personat e dënuar meshkuj, që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose mbi moshën 60 vjeç. Projektligji parashikon edhe amnistimin e personave të dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre të dënuar për një kategori të përcaktuar veprash të rënda penale. Amnistohen të dënuarit me dëmtime të përhershme fizike, apo të diagnostikuar me sëmundje të rënda të pashërueshme.

ULJET E DËNIMIT

Projektligji për “dhënie amnistie” parashikon ulje të dënimit për tri kategori personash. “Të gjithë personat e dënuar, të cilët nuk përfitojnë nga parashikimi i nenit 3 të këtij ligji, pavarësisht kritereve ndaluese të nenit 4, u zbritet:

  1. a) 2 vjet nga dënimi i dhënë të gjithë personave të dënuar gra apo personave që në kohën kryerjes së veprës penale kanë qenë të mitur;
  2. b) 2 vjet personave, të dënuarve me dëmtime të përhershme fizike, apo të diagnostikuar me sëmundje të rënda të pashërueshme;
  3. c) 1 vit nga dënimi i dhënë për personat e dënuar, burra”, thuhet në nenin 5 të draftit.

PERSONAT NËN HETIM

Sipas projektligjit pushohen ndjekjet penale për çështjet në hetim, për çështjet e pashqyrtuara, ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 30 nëntor 2016, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim në maksimum deri në 2 vjet, ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, me përjashtim të veprave: “kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “goditjet për shkak të detyrës”, “kanosja për shkak të detyrës”, “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, “përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, “ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël dhe i shoqërisë audituese pa qenë i regjistruar” dhe “mbajtja pa të drejtë e uniformës”./Panorama

Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Emri/ Aksidenti në autostradë, pranga shoferes që shtypi këmbësorin

Emri/ Aksidenti në autostradë, pranga shoferes që shtypi këmbësorin

Pasul

E enjte pa Doktor

Basha në Delvinë: Hapje e PD, bashkim e qëndrim pranë qytetarëve

Basha në Delvinë: Hapje e PD, bashkim e qëndrim pranë qytetarëve

TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com