Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Amnistia Fiskale/ Tabaku: Lavatriçe për të pastruar paratë e krimit

2020/04/20 at 5:57 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Amnistia Fiskale/ Tabaku: Lavatriçe për të pastruar paratë e krimit

Kryeministri Rama tha sot në një intervistë televizive se projektligji i Amnistisë Fiskale do të dërgohet në parlament.


Nisma është propozuar përpara krizës së koronavirusit dhe Rama e quajti atë “tonën” duke shtuar se do të ndërmerret pavarësisht “çfarë thonë të tjerët”.

Nga ana tjetër Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me këtë përmes ish-deputetes Jorida Tabaku. Amnistia Fiskale e paralajmëruar nga Rama është në kundërshtim të direktivave të Fondit Monetar Ndërkombëtar ka shkruar Tabaku duke shtuar se kryeministri Rama e ka gënjyer këtë institucion.

“Gënjeshtarët nuk pyesin në jemi në mes të pandemisë, nëse bizneset janë të mbyllura, nëse shqiptarët janë të papunë dhe u mungon e ardhura bazë. Madje gënjeshtarët nuk e kanë problem edhe kur i premtojnë FMN-së se do ta rishohin strategjinë e Amnistisë Fiskale, siç edhe tanimë FMN ka publikuar në raportin e saj. Jo!”, shkruan Tabaku.

Duke e cilësuar nismën e qeveisë si “lavatriçe pastrimi parash”, anëtarja e kryesisë së PD thotë se ajo penalizon gjithashtu rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.

“Gënjeshtarët, duan të bëjnë Amnistinë Fiskale për të inkriminuarit pikërisht atëherë kur vendi është i përfshirë në listën gri të MONEYVAL. Kur BE ka përcaktuar që një nga parakushtet e Shqipërisë është edhe dalja nga kjo listë dhe lufta ndaj Pastrimit të Parave. Pak rëndësi ka për gënjeshtarët e ardhmja apo xhepi i shqiptarëve. Rëndësi ka që i gjithë pushteti i fituar përmes blerjes së votave, përmes të inkriminuarve që kërkojnë pjesën e tyre të vazhdojë të jetojë me çdo kusht”, shton ajo.

Në përfundim Tabaku akuzon qeverinë dhe kryeministrin Rama se nëpërmjet kësaj nisme po ndihmohen klientët e saj të pastrojnë paratë.

Reagimi i Jorida Tabakut

Gënjeshtarët nuk pyesin në jemi në mes të pandemisë, nëse bizneset janë të mbyllura, nëse shqiptarët janë të papunë dhe u mungon e ardhura bazë. Madje gënjeshtarët nuk e kanë problem edhe kur i premtojnë FMN-së se do ta rishohin strategjinë e Amnistisë Fiskale, siç edhe tanimë FMN ka publikuar në raportin e saj. Jo! Ata vazhdojnë të vjedhin taksat e shqiptarëve, vazhdojnë të ndjekin rrugën e shkatërrimit duke ligjëruar Lavatriçen e Madhe të pastrimit të parave.

Për 7 vjet me radhë miqtë e Ramës, oligarkët, kanë vjedhur pasuritë publike dhe private të shqiptarëve. Aq shumë është vjedhur saqë nuk kishin as parà në buxhet për qentë e shpëtimit (kur ra tërmeti) dhe as fonde për paketën ekonomike në kohën e pandemisë. Dhe tani, mes gjithë kësaj batërdie dhe hajdutërie, si një gënjeshtar tipik që pëlqen të luajë me liritë ndërsa vjedh paratë e shqiptarëve merr një nisëm tjetër.

Gënjeshtarët, duan të bëjnë Amnistinë Fiskale për të inkriminuarit pikërisht atëherë kur vendi është i përfshirë në listën gri të MONEYVAL. Kur BE ka përcaktuar që një nga parakushtet e Shqipërisë është edhe dalja nga kjo listë dhe lufta ndaj Pastrimit të Parave. Pak rëndësi ka për gënjeshtarët e ardhmja apo xhepi i shqiptarëve. Rëndësi ka që i gjithë pushteti i fituar përmes blerjes së votave, përmes të inkriminuarve që kërkojnë pjesën e tyre të vazhdojë të jetojë me çdo kusht.

Kështu në 7 vjet me radhë, Rama ka vrarë ekonominë ngadalë, ditë pas dite duke rrjepur pak e nga pak lëkurën e shqiptarëve. Duke i gënjyer edhe duke i kërcënuar. Me shpresën se kështu do të jetojë pafundësisht. Shqiptarët nuk e i vlerësojnë ata që përdorin çdo marifet për të futur duart në xhepin e tyre të varfëruar për t’i vjedhur dhe ato pak që kanë kursyer. E pasi të bëjë këtë të gjejë dhe një mënyrë për të kënaqur të inkriminuarit që ka në ushtri duke ua pastruar paratë. Në një anë vjedh taksat e shqiptarëve dhe në krahun tjetër pastron paratë e të inkriminuarve.

Sa më shumë thellohet kjo pandemi aq më shumë shqiptarët e kuptojmë se shteti i drejtuar prej tyre është një tigër prej letre. Ata e kuptojnë përditë se sa të varfër janë, se sa të vjedhur janë, se sa të nëpërkëmbur janë. Në një kohë kur trajtohen si të huaj në vend të tyre kurse shteti duhet t’i trajtonte njësoj siç trajtohen shqiptarët në Itali, shqiptarët në Kosovë, shqiptarët në Maqedoni apo dhe shqiptarët në Gjermani! /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Para
Kërkesat ndaj Qeverisë/ Mosmarrja e pagës mujore, pedagogët kërcënojnë grevë të përgjithshme

Pandemia/ Studentët letër Ministrisë së Arsimit: Përgjysmoni tarifat

“Dëgjo këtu…”, çfarë i kërkoi Rama, Bashës në Këshillin e Sigurisë

"Dëgjo këtu...", çfarë i kërkoi Rama, Bashës në Këshillin e Sigurisë

Italia aktivizon “Copernicus”, sateliti i BE për të kontrolluar izolimin

Shpresë nga Italia, ulet numri i rasteve të reja
















TE FUNDIT

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
6 Qershor, 2025

Shqipëria rezulton  në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve. Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’ i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com