Ministria e Drejtësisë ka zbardhur tabelat për 968 të dënuarit që përfituan nga amnistia, duke u liruar kështu nga institucionet e vuajtjes së dënimit.
Ajo që bie në sy, është se mes 968 të dënuarve që fituan lirinë prej amnistisë, janë edhe 38 të dënuar për vrasje
Nga këta 38 të dënuar për vrasje, 26 ishin dënuar për vrasje me dashje, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, 4 ishin dënuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe 8 prej tyre ishin dënuar për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.
Nga amnistia, nuk ka përfituar asnjë i dënuar për vrasje me paramendim. Po kështu, nga amnistia kanë përfituar vetëm 23 gra, dhe të gjitha e vuanin dënimin në Burgun e Grave në Tiranë./ Panorama.al