Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Amnesty: Serbia përdori teknologjinë e një kompanie izraelite për një fushatë spiunazhi

2024/12/16 at 9:22 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Amnesty: Serbia përdori teknologjinë e një kompanie izraelite për një fushatë spiunazhi

Zyrtarët serbë instaluan programe spiunazhi në telefonat e dhjetëra gazetarëve dhe aktivistëve, tha Amnesty International në një raport të publikuar më 16 dhjetor, duke cituar prova forenzike digjitale dhe dëshmi nga aktivistët që thanë se ishin hakuar në muajt e fundit.

Në dy raste, softueri i ofruar nga kompania izraelite e mbikëqyrjes, Cellebrite DI Ltd, u përdor për të hapur telefonat, thuhet në raport.

Programi spiun serb, i quajtur “NoviSpy” nga Amnesty, më pas realizoi fotografi të fshehta të pajisjeve mobile, kopjoi kontaktet dhe i ngarkoi ato në një server të kontrolluar nga qeveria, thuhet në raport.

“Në disa raste, aktivistë dhe një gazetar raportuan shenja aktivitetesh të dyshimta në telefonat e tyre mobil menjëherë pas intervistave me policinë dhe autoritetet e sigurisë serbe”, tha Amnesty.

Ministria e Brendshme e Serbisë, ministria e Jashtme dhe agjencia e inteligjencës, BIA, nuk iu përgjigjën kërkesave të Amnesty për koment, të bëra më 12 Dhjetor.

Produktet e Cellebrite përdoren gjerësisht nga forcat e zbatimit të ligjit, përfshirë FBI-në, për të zhbllokuar telefonat inteligjentë dhe për t’i hetuar për prova. Shefi i marketingut i Cellebrite, David Gee, tha se kompania po hetonte akuzat e Amnesty.

“Nëse këto akuza janë të sakta, ato mund të përbëjnë një shkelje të marrëveshjes sonë të licencës për përdoruesit”, tha Gee për Reuters. Nëse rezulton të jetë kështu, tha Gee, Cellebrite mund ta pezullojë përdorimin e teknologjisë së saj nga autoritetet serbe.

“Vendosja e softuerëve të mbikëqyrjes në pajisje “absolutisht nuk është ajo që ne bëjmë”, tha Gee. Ai shtoi se Cellebrite kishte filluar të kontaktonte zyrtarët serbë, por refuzoi të jepte detaje të mëtejshme.

Një nga aktivistët e përmendur nga Amnesty në raport tha se kishte vënë re që kontaktet në telefonin e tij ishin eksportuar menjëherë pas një takimi me BIA-n.

Aktivisti i tha Reuters se ua kishte treguar telefonin ekspertëve forensikë digjitalë, të cilët zbuluan se programi spiun NoviSpy kishte eksportuar kontaktet e tij dhe kishte dërguar fotografi private nga pajisja e tij në një server të kontrolluar nga BIA.

Sipas Amnesty, Serbia kishte marrë pajisje për thyerjen e telefonave nga Cellebrite si pjesë e një pakete më të gjerë ndihme për të ndihmuar Serbinë të plotësojë kërkesat për integrim në Bashkimin Evropian.

Kjo paketë, e financuar nga qeveria norvegjeze dhe e administruar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS), iu ofrua Ministrisë së Brendshme të Serbisë nga viti 2017 deri në 2021 për ta ndihmuar Serbinë në luftën kundër krimit të organizuar, thuhet në raport.

Qeveria norvegjeze e ndaloi përkohësisht dërgimin e pajisjeve të Cellebrite në Serbi në vitin 2018, tha Amnesty. Ambasada norvegjeze në Beograd gjithashtu ngriti shqetësime për programin, shtoi raporti, por UNOPS-i përfundimisht dorëzoi pajisjet në qershor të vitit 2019.

“Pretendimet e bëra në raport janë alarmante dhe, nëse janë të sakta, të papranueshme”, tha zëvendësministrja e jashtme e Norvegjisë, Maria Varteressian, për Reuters. “Ne do të takohemi me autoritetet serbe si dhe me UNOPS-in më vonë këtë muaj për të marrë informacion të mëtejshëm mbi çështjen”.

“Ne presim që UNOPS të hetojë akuzat”, shtoi ajo.

UNOPS tha në një deklaratë se mirëpriste raportin e Amnesty dhe tha se, që nga viti 2017, agjencia kishte “forcuar më tej mekanizmat për të vlerësuar dhe zbutur efektet e mundshme negative”. Agjencia nuk dha detaje mbi këto masa./REL

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
BE-ja dërgon një diplomat për të biseduar me udhëheqësit e rinj të Sirisë

BE-ja dërgon një diplomat për të biseduar me udhëheqësit e rinj të Sirisë

Lufta në Gaza e Siri, Trump telefonatë me Netanyahun: Marrëveshje për pengjet dhe armëpushim, ndryshe…

Lufta në Gaza e Siri, Trump telefonatë me Netanyahun: Marrëveshje për pengjet dhe armëpushim, ndryshe...

Aksidenton këmbësoren dhe largohet. Policia e Korçës në kërkim të drejtuesit të mjetit

Aksidenton këmbësoren dhe largohet. Policia e Korçës në kërkim të drejtuesit të mjetit

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com