Detaje të tjera dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e së hënës në Tiranë, ku një 53 vjeçar amerikan ka mbytur gruan, dy qentë e tyre në shtëpi dhe më pas edhe veten.
Fillimisht është gjetur trupi i pajetë i amerikanit i vetëvarur, ndërsa më vonë, duke kërkuar për prova të reja, është gjetur edhe trupi i pajetë i bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane.
53-vjeçari amerikan, pasi e ka mbytur gruan, e ka mbuluar trupin e saj me rroba dhe sipër tyre ka vendosur 2 trupat e mbytur të dy qenve. Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ketë ndodhur në kushte depresioni, por kjo është pistë paraprake dhe po hetohet nga policia.
Fillimisht ngjarjen e ka zbuluar drejtori i shkollës ku punonte amerikani pasi nuk ka shkuar në shkollë. Kur ka hapur derën e ka gjetur dhe ka njoftuar policinë.