“Capital Corp Merchant Banking”, një ndër kompanitë amerikane më të njohura të fushës së financimit, ka deklaruar se do të rrisë me 7.5 milionë euro fondin për ndërtimin e një fabrike farmaceutike në Shqipëri.
“Projekti ka të bëjë me ndërtimin e një fabrike farmaceutike dhe bioteknologjie, e cila do të mundësojë një prodhim me kosto më të ulëta të produkteve të cilat janë në kërkesë të madhe konsumi në vend. Kjo fabrikë do të ketë një vendndodhje strategjike në zemër të Europës Lindore, me akses të mirë në Europën Perëndimore dhe për më tepër, në Mesdhe”- ka saktësuar në një deklaratë Capital Corp Merchant.
Detaje të tjera më të specifikuara të projektit nuk janë dhënë, transmeton lajmin SEE News.
Capital Corp Merchant, me seli në SHBA, ofron shërbime bankare për lloje të ndryshme projektesh në të gjithë botën./Monitor