Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Amerika si model?

2021/01/08 at 9:16 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Amerika si model?

Nga Ivan Krastev


“Demokracia amerikane i mbijetoi Donald Trumpit; por atij nuk i ka mbijetuar imazhi, që gëzonte deri tani në botë demokracia amerikane”, analizon politologu bullgar Ivan Krastev në intervistë për DW sulmin e mbështetësve të Trumpit në Kapitol.

Pra a mund të shërbejë më SHBA si një model për kombet e tjera? Përgjigjet ndaj kësaj pyetjeje janë krejt të ndryshme.

Eksperti moskovit: „SHBA nuk mund të jenë model

Në Rusi p.sh. janë të shumtë ata që ende e kujtojnë kohën pak pas shpërbërjes së Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS). „Asokohe SHBA ishin modeli ynë i madh”, thotë për DW Alexander Baunov nga Carnegie Center. Në fillim të viteve 90-të shumë rusë besonin, që gjithçka në SHBA është më mirë se në Moskë. Me kalimin e viteve u shtuan dyshimet ndaj këtij modeli, thotë eksperti i Think-Tank-ut. „Madje edhe tek forcat liberale,” mendon Baunov, i cili dikur ka punuar edhe në Ministrinë e Jashtme ruse. Amerika si model është zbehur më së voni me zgjedhjen e Donald Trumpit. Kremlini me fitoren e Trumpit ndjeu të konfirmohej këndvështrimi i tij ndaj botës, sipas të cilit shoqëritë perëndimore janë shumë më keq, ndryshe nga sa e paraqesin veten ato; Ndaj Amerika nuk mund të jetë model për kombet e tjera. Baunov mendon, se sulmi i mbështetësve të Trumpit ndaj Kongresit  vetëm sa e ka përforcuar  mendimin negativ të shumë rusëve ndaj amerikanëve. Një imazh, që është karakterizuar edhe prej investimeve të „dyshimta” ushtarake në botë. Sulmi ndaj Kongresit ndonëse ishte i papritur, nuk shënon ndonjë „pikë-kthese”, thotë eksperti nga Moska.

Institucionet e SHBA-së i bënë ballë sulmit

Krejt ndryshe e sheh këtë Peter Ammon, një sekretar shteti në Ministrinë e Jashtme, që nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë ambasador i SHBA-së. Edhe ai thotë, se u shokua prej sulmit ndaj simboleve të demokracisë amerikane. Por vendimtare është, se si doli „beteja” në fund. „Institucionet më shumë se 200 vjet të vjetra të demokracisë rezistuan,” analizon për ai për DW. Në fund të fundit Kongresi vendosi, që të njihet fitorja e Joe Bidenit. „Institucionet e Amerikës i rezistuan sulmit”, thotë diplomati. Amerika vazhdon të jetë „themeli i Perëndimit”. Anë e mbanë në botë po shtohet numri i regjimeve autoritare, vëren Ammon. Imazhet e sulmit në Kapitol do të karakterizojnë presidentin e ri Biden, parashikon ish-ambasadori gjerman në Uashington. Nuk duhet të ketë një „edhe më tej kështu”. Përballja mes grupeve të ndryshme shoqërore është ashpërsuar.

Dështim i shtetit

Edhe përpara zgjedhjes së Donald Trump kështu ka qenë, nënvizon deputetja socialdemokrate Dagmar Freitag në bisedë për DW. Ajo është një ndër ekspertet kryesore për SHBA-në në Bundestag (parlamenti gjerman). Përpara katër vjetësh u përhap pakënaqësia ndaj Uashingtonit lidhur me zgjedhjen e Trumpit. Presidenti e ka çuar vendin në humnerë. Imazhet e trazirave në Kapitol do të mbeten në kujtesën e miliona njerëzve. Ajo e quan këtë “dështim të shtetit”. Për SHBA-në do të jetë e vështirë “të mbetet një komb lider që mishëron vlerat demokratike”, beson ekspertja e politikës së jashtme në partinë socialdemokrate. SHBA-së do t’i duhet mundim për ta rifituar pretendimin e të qenit model.

Demokracia rezistoi

Sigurisht funksioni i të qenit model është goditur; edhe sa i përket një ndryshimi paqësor të pushtetit në SHBA, thekson në bisedë për DW prof. Britta Waldschmidt-Nelson  nga Universiteti i Augsburgut. Megjithatë nuk bëhet fjalë për „dështimin e një modeli të demokracisë perëndimore”, sikurse pretendon p.sh. regjimi në Iran. Eshtë pikërisht e kundërta, mendon historiania. Demokracia e SHBA-së, institucionet në fund të fundit kanë rezistuar. „Madje demokracia rezistoi pavarësisht armiqësive të forta të populistëve dhe një turme të acaruar”, thotë prof. Britta Waldschmidt-Nelson. Një rrezik mbetet megjithatë, që shumë amerikanë rrezikojnë të humbasin besimin tek funksionimi i sistemit të tyre./ DW

Etiketa: Ivan Krastevprotestashba


Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

5 Shtator, 2025 10:02 pm
Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
Sport

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

5 Shtator, 2025 9:36 pm
Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
Bota

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

5 Shtator, 2025 8:50 pm
Kreu i SPAK prezanton punën para ambasadorëve BE-së
Aktualitet

DASH zbulon çfarë u diskutua në takimet që zhvilloi Dumani në Uashington

5 Shtator, 2025 7:46 pm
Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë
Aktualitet

Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë

5 Shtator, 2025 7:35 pm
KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…
Bota

KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…

5 Shtator, 2025 7:29 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Rama publikon tjetër video nga “fshesa” e IKMT në kryeqyte: Nuk ka pushim

5 Shtator, 2025 6:52 pm
Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët
Kronikë

Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët

5 Shtator, 2025 6:49 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky: Mijëra trupa mund të vendosen në Ukrainë në bazë të garancive të sigurisë

5 Shtator, 2025 5:58 pm
Akademiku i njohur vdes nga uria në Gaza
Bota

Akademiku i njohur vdes nga uria në Gaza

5 Shtator, 2025 5:02 pm
Para
Qëllohet me armë zjarri një polic në Tropojë

Trafikoi sasi të madhe hashashi drejt Italisë, pranga të riut në Tiranë

Moti i keq shkakton probleme në disa zona, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve…

Moti i keq shkakton probleme në disa zona, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve...

Deputeti i PS shpërndau leje legalizimi, KQZ thërret drejtorin e Kadastrës

Deputeti i PS shpërndau leje legalizimi, KQZ thërret drejtorin e Kadastrës
















TE FUNDIT

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
5 Shtator, 2025

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, në afërsi të lagjes nr. 4....

Lexo më shumë

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
5 Shtator, 2025

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë vendimet në bazë të javës së fundit (raundi...

Lexo më shumë

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
5 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, deklaroi se vendi i tij blen hapur naftë ruse, duke theksuar se nuk...

Lexo më shumë

DASH zbulon çfarë u diskutua në takimet që zhvilloi Dumani në Uashington

Kreu i SPAK prezanton punën para ambasadorëve BE-së
5 Shtator, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani zhvilloi disa takime të nivelit të lartë dy ditë më parë në Departamentin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com