Tani Amerika i integron me zor emigrantët e saj. Ndikojnë rrogat dhe politikisht korrektja. Flet ekonomisti Borjas
“Politikisht korrektja, e aplikuar emigracionit dhe studimit të tij në brendësi të akademisë, e bën të pamundur të përpunohen dhe të realizohen zgjedhje të përgjegjshme në këtë fushë, domethënë zgjedhja nga të cilat numri më i madh i mundshëm i banorëve të një vendi mikpritës të mund të përfitojë ose të paktën të mos dëmtohet. Ky është filli i kuq që bashkon vendimin e ngutur të Kancelares gjermane Angela Merkel në 2015 për t’ua hapur papritur dyert 1 milion refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe debatin sipërfaqësor që kemi patur në Shtetet e Bashkuara gjatë fushatës elektorale për Shtëpinë e Bardhë”. Ai që i thotë këto fjalë është George Borjas, Profesor i Ekonomisë dhe Politikave Sociale në Harvard University. Këtë vit e përditshmja amerikane me orientim liberal “Politico” e ka futur Borjas në listën e “50 mendimtarëve, protagonistëve dhe vizionarëve që po transformojnë politikën amerikane, për arsyen se i thotë ashtu siç gjërat lidhur me emigracionin”. Në të njëjtën kohë, në një prej citimeve të rralla të tij të studimeve akademike, Donakd Trump i është referuar pikërisht një pune të firmosur nga Borjas. “Emigracioni është sigurisht një prej temave më interesante që ka ndikuar në votën presidenciale, por në debatet televizive e njëjta temë nuk ka qenë objekt pyetjesh specifike drejtuar dy kandidatëve. Që nga ana e tyre, kur kanë folur, kanë treguar gjithsesi vetëm gjysmë të vërteta”. Djathtas, Trump “e ka vënë theksin mbi kostot e lidhura me emigracioni dhe me të drejtë, ama ka harruar të thotë se në kushte të caktuara emigracioni mund t’i japë një kontribut pozitiv vendit”; ndërsa majtas Clinton “ka këmbëngulur me tezën se emigracioni është pozitiv për të gjithë dhe ka harruar pa përmendur vetëm t’i përmendë kostot që në fakt ekzistojnë”.
Borjas nuk ka pritur fushatën e fundit elektorale amerikane për t’u marrë me emigracionin. Në Harvard University është titullar i Katedrës së Ekonomisë dhe Politikave Sociale me emrin e Robert W. Scrivner. Në 2011 ka fituar Çmimin Iza për Ekonominë e Punës, një prej vlerësimeve më të larta ndërkombëtare për specialistët e sektorit. Veç kësaj, sapo ka çuar për shtyp “We Wanted Workers”, libër i botuar nga W.W. Norton & Company në të cilin sintetizon mbi 30 vite të punës së tij shkencore, një libër i konceptuar për një public të përgjithshëm që sapo është recenzuar pozitivisht nga emra të ndryshëm si “Wall Street Journal” e “New Yorker”. Edhe jeta private e Borjas e ka influencuar kërkimin shkencor të tij: “Edhe unë vetë jam emigrant. Me 17 tetor të 1962 kisha mbushur 12 vjeç prej 48 orësh dhe erdha në Shtetet e Bashkuara me nënën me një fluturim të nisur nga Kuba, ku regjimi i Castro e kish privuar familjen time nga pronat dhe nga liria. Pastaj, në mesin e viteve Shtatëdhjetë, teksa isha student doktorature në Columbia University, asistova në një seminar të ekonomistit Barry Chiswick: ajo punë, në të cilën thjesht theksohej se emigrantët që kishin jetuar gjatë në Shtetet e Bashkuara fitonin shumë më tepër se ato të sapoardhur, konsiderohet sot studimi i parë i vërtetë i ekonomisë së emigracionit. Bëra një pyetje lidhur me rastin e kubanezëve. Pyeta specifikisht nëse ato numra mund të konfirmonin se emigrantët nga ky ishull qenë ndarë në dy valë të ndryshme, një e parë e përbërë kryesisht nga sipërmarrës dhe profesionistë; një e dytë e përbërë nga punëtorë më pak të kualifikuar dhe nëse kjo kishte pasur efekte të matshme mbi integrimin e tyre”.
I pakënaqur me përgjigjen që mori atëhere, në fillimin e viteve Tetëdhjetë Borjas ja hyri kërkimit i vetëm. Duke ju përmbajtur analizës ekonomike të fenomenit ka arritur në të paktën dy konkluzione aspak të mirëqena. Në radhë të parë, Shtetet e Bashkuara prej vitesh nuk janë më ajo Parajsë e integrimit dhe e asimilimit që dikujt i pëlqen ta imagjinojë. Në radhë të dytë, ardhja e personave të rinj në vendet e zhvilluara, nëse spastrohet nga çdo aspekt ideologjik, ngjan “me një politikë rishpërndarëse të qeverisë si shumë të tjera”: emigracioni gjeneron fitimtarë dhe humbës në shoqëritë tona. Një prej bindjeve themelore të Borjas ka qenë gjithmonë ajo që “emigrantët nuk janë robotë siç ka dashur t’i paraqesë ndokush. Nuk kufizohen në zënien e vendeve të punës që dikush supozon se duhet të mbushin. Siç nënvizoi një herë autori zviceran Max Frisch, duke ju referuar përvojës së “punonjësve mysafirë” apo “gastarbeiter” në Europën kontinentale të pasLuftës së Dytë, “donim krahë pune, por na kanë ardhur njerëz”. Emigrantët janë njerëz të gjallë dhe njerëzit e gjallë parasëgjithash bëjnë zgjedhje. Zgjedhjet e tyre kanë pasoja, edhe të papritura”. Përpara se të vazhdojë, nuk përton të theksojë: “Unë vetë jam emigrant në këtë vend, por kërkimi im shkencor dhe libri im i fundit nuk janë predikime ideologjike: me to as nuk shenjtëroj, as nuk demonizoj emigrantët”.
Në çfarë kuptimi vendi i Ellis Island, që nga viti 2010 mirëpret mesatarisht 1 milion persona çdo vit, e ka humbur aftësinë e tij për t’i integruar në brendësi të të ashtuquajturit melting pot? “Shtetet e Bashkuara nuk e kanë humbur këtë aftësi, thjesht sepse nuk e kanë pasur në natyrë, thotë Borjas, asimilimi nuk është diçka që mund të ndodhë në mënyrë automatike. Nëse është e vërtetë se emigrantët janë njerëz të gjallë dhe jo robotë dhe për pasojë bëjnë zgjedhje, midis këtyre zgjedhjeve është edhe ajo, kryesore, për t’u asimiluar ose jo në rrethana të caktuara në kohë dhe në hapësirë. Në kohë ndryshojnë si emigrantët, ashtu edhe vendi që i mirëpret, prandaj asnjë rezultat nuk është i garantuar”.
Studiuesi ka zgjedhur të analizojë vetëm atë që mund të jetë empirikisht e matshme, domethënë integrimin ekonomik të emigrantëve, duke lënë jashtë faktorë të tjerë që gjithsesi nuk i konsideron më pak të rëndësishëm edhe prej efekteve ekonomike indirekte të tyre si integrimi social e kulturor. Duke studiuar censuset amerikane dhe ecurinë e rrogave e të ardhurve të rinj në vite, Borjas ka kuptuar se “performance ekonomike e emigrantëve të ardhur përpara viteve Tetëdhjetë është përmirësuar ndjeshëm në kohë. Të ardhurat e tyre janë rritur mesatarisht me 10 përqind në 10 vitet e para pas ardhjes në Amerikë, pastaj me 15 – 20 përqind në harkun e 30 viteve. Për njerëz që kanë ardhur pas viteve Tetëdhjetë, duhet qenë shumë më pak optimistë. Të ardhurat e tyre janë rritur me 5 përqind në 10 vitet e para të kaluara në Shtetet e Bashkuara, më pas kanë mbetur në vend. Akoma më keq kanë dalë emigrantët e ardhur në vitet Nëntëdhjetë, të ardhurat e të cilëve mesatarisht nuk janë arritur aspak në 10 vjet. Ngadalësimi i asimilimit ekonomik në Shtetet e Bashkuara ka qenë dramatik”.
Ekzistojnë motive të ndryshme për këtë. Për shembull, në dritën e disa statistikash serioze të konsoliduara shpërbëhet miti i emigrantëve që, sapo të zbritur në Ellis Island në fillimet e Nëntëqindës, i priste një luginë floriri dhe mjalti në të cilën të arrinin menjëherë standardet e jetesës së vendasve: “Në të vërtetë, në shekullin e XX-të as njerëz që kanë ardhur në Amerikë me valën e parë të emigracionit masiv, deri në vitin 1920, as ata të ardhur me valën e dytë massive, duke filluar nga 1980, nuk kanë përfituar përmirësime ekonomike kushedi sesa të shpejta. Duket e habitshme, por emigrantët që janë asimiluar më me shpejtësi nga pikëpamja ekonomike kanë qenë ata të ardhur në periudhën midis dy valëve, domethënë nga kriza e madhe e viteve Gjashtëdhjetë, kur kishte kufizime më të mëdha ndaj hyrjes, legjislative dhe jo vetëm”. Përfundimisht, në perspektivën e Borjas, çdo valë e re migratore bën histori në vetvete dhe është e pamundur të skaliten në gur ligje të natyrës lidhur me procesin e integrimit. Një tjetër gjurmë për t’u ndjekur që të shpjegohet fundi i melting pot është ajo e përqindjes së ndryshme të integrimit ekonomik e grupeve të ndryshme etnike nga vitet Tetëdhjetë deri më sot: kinezët i kanë parë të ardhurat e tyre t’u rriten më shumë se indianët, indianët më shumë sesa kubanezët dhe kubanezët më shumë se meksikanët, që megjithatë janë grupi demografikisht më i madh.
Pse? Me pak fjalë, cilësitë vlejnë. Për shembull, një nivel arsimor më i lartë mundëson që të mësohet anglishtja më mirë e më me shpejtësi dhe të mund të aspirohet qysh nga fillimi për punësime me rrogë më të lartë. Veç kësaj kemi edhe efektin – enklavë: kur një emigrant gjen ta mirëpresë në Shtetet e Bashkuara një komunitet i madh dhe kohez bashkëatdhetarësh, kjo mund ta ndihmojë në periudhën afatshkurtër që të kalojë një seri pengesash praktike, përveçse psikologjike; porn ë periudhën afatmesme fakti i kufizimit të shkëmbimit të ideve dhe forcës së vet të punës në enklavën referuese nuk bën gjë tjetër veçse redukton shansin e avancimit të individit. Dhe këto janë indikatorët kryesorë emipirikisht të matshëm që shpjegojnë dhe njëkohësisht certifikojnë një ngadalësim të procesit të integrimit në Shtetet e Bashkuara. Borjas në të gjithë atë që nuk është e matshme këshillon maturi të madhe, por më pas thotë: “Nuk do ta përjashtoja që edhe qëndrimi kulturor i ndryshuar i shoqërisë pritëse i ka nxitur zgjedhje të ndryshme nga ajo e asimilimit: dikur një shkollë e çfarëdoshme, edhe në një qytet të madh si New York City, merrte në gjirin e saj çdo fëmijë për ta transformuar në amerikan. Kurse sot qeveria menaxhon shumë politika sociale dhe welfariste të saj mbi bazë kriteresh etnike, duke regjistruar kështu diferencat ekzistuese. Njëkohësisht vetë fjala “asimilim” është bërë tabù: në disa universitete vetëm fakti i shqiptimit të fjalës krahasohet zyrtarisht me një të ashtuquajtur “mikro – agresion ndaj emigrantëve”.
Për të “çmontuar narrativën aktuale mbi emigracionin”, siç lexon nëntitulli i librit të tij të fundit, Profesor nga Harvard ka testuar një tjetër klishe me të cilën abuzohet shpesh në debatin publik, atë sipas së cilës e gjithë shoqëria nxjerr gjithmonë dhe gjithsesi benefite nga emigracioni. Sërish, me instrumentat e ekonomistit të punës, Borjas ka kaluar në revistë censimentet amerikane që shkojnë nga 1960 në 2010, duke i ndarë të dhënat bruto mbi qytetarët – punëtorë në 40 grupe mbi bazën e “cilësive”: “Nga pikëpamja arsimore, konsideroj 5 grupe: ata që kanë lënë shkollën e mesme pa e mbaruar, diplomantët e shkollës së mesme, ata që kanë frekuentuar universitetin, të diplomuarit prej tij dhe ata që kanë vazhduar me arsimin e mëtejshëm. Edhe mosh aka peshë, duke parë që punëtorët më të rinj, në barazi arsimimi, nuk janë klonë të atyre më të moshuar dhe anasjelltas. Nga pikëpamja e gjendjes civile, gjithashtu i kam ndarë punëtorët në 8 grupe, në bazë të viteve të punës që kanë mbi shpatulla: 1 – 5 vite përvojë pune, 6 – 10 vite e kështu me radhë. Në këtë pikë kam vendosur çdo punëtor në sexilin prej 40 grupeve “profesionale”. Është e thjeshtë të vëresh sesi rritja e të ardhurave e grupeve të tilla të njerëzve të arsimuar ndryshe është e lidhur me ecurinë e emigracionit. Të ardhurat janë rritur më shumë për grupet profesionale më pak të prekura nga një emigracion që do të kishte arsimim të krahasueshëm, ndërsa janë rritur më pak për grupet që kanë pësuar më shumë konkurrencë nga të huajt. Tendenca që kam studiuar zbulon se një rritje prej 10 përqindësh e numrit të njerëzve që i përkasin një grupi specific moshoro – professional bën që të bjerë me të paktën 3 – 4 përqind të ardhurën e vendasve të po këtij grupi”. Pasi në vitet e fundit emigracioni ka qenë për më tepër pak i arsimuar dhe jo gjithmonë shumë i ri, ja që Borjas pikturon identikitin e atij që sot del sigurisht humbës nga fluksi i papërmbajtshëm i njerëzve të rinj: punëtori amerikan më pak i kualifikuar.
Kalërimi elektoral i papritur i Trump ka kontribuar që të hidhet dritë pikërisht mbi këtë bllok social, por në muajt e fundit kërkimi akademik mbi emigracionin ka nisur për ndonjë arsye të merret. Për shembull, Borjas ka ushqyer një diatribë të zjarrtë – me artikuj gazetash dhe botimesh shkencore – me kolegë të tjerë si David Card i Berkeley Universiteti dhe italianin Giovanni Peri e University of California, duke u kthyer rë studiojë rastin e famshem “Mariel”. Në 1980, diktatori kubanez Fidel Castro u lejoi ikjen e lirë e papritur dhe të përkohshme atyre kubanezëve që donin të iknin në Shtetet e Bashkuara nga porti i Mariel: në harkun e pak muajve, vetëm në Miami mbërritën rreth 125000 “marielitos”, siç u quajtën atëhere. Ja sa më afër me një ekspert laboratory për ë studiuar impaktin e një numri të konsiderueshëm emigrantësh pak të kualifikuar mbi punëtorët vendas. “Është ligji i thjeshtë i kërkesës dhe i ofertës. Të gjithë jemi të gatshëm të pranojmë se kurr rritet sasia e naftës në dispozicion, si pasojë e kësaj çmimi i karburantit bie. Por më pas në shumë, për kushedi se çfarë arsye, nuk duan ta pranojnë se i njëjti mekanizëm është funksional me krahun e punës”.
Për hir të së vërtetës, ekziston një linjë mendimi lehtësisht alternative, sipas së cilës emigrantët bëjnë punë që vendasit nuk duan më t’i bëjnë: “Ka një anekdotikë të mjaftueshme për të mbështetur më shumë që emigrantët bëjnë pjnët që vendasit nuk duan më t’i bëjnë për një rrogë të caktuar. Kjo hap një kapitull krejtësisht tjetër që kam dashur ta studio dhe që është fronti i “fitimtarëve” të emigracionit masiv sot në Shtetet e Bashkuara: në fakt, fitimet e bizneseve janë më të larta sesa humbjet e punëtorëve më pak të kualifikuar. Kjo gjeneron një “sufiçit nga emigrimi” jo tamam gjigantesk, që e vlerësoj në 50 miliard dollar në vit për Shtetet e Bashkuara. Një sufiçit i tillë praktikisht është zeruar në periudhën afatshkurtër nëqoftëse marrim në konsideratë kostot e mëdha për ëelfare të shkaktuara nga një emigracion gjithnjë e më i varfër dhe nevojtar, por nga ana tjetër mund të rritet sikur do të kishte shumë emigrantë të kualifikuar dhe nëse disa prej kapaciteteve të këtyre njerëzve do të mund t’i transmetoheshin krahut të punës vendor”.
Pas një mase të tillë kërkimesh, përpunimesh dhe shpjegimesh, sidomos në lëmin e emigracionit, nuk mund t’i shpëtosh kryepyetjes: çfarë të bëhet? Borjas nuk e ka problem që ta pranojë se, në ndryshim nga shumë kolegë të tij, nuk i ka në xhep zgjidhje të gatshme për përdorim dhe të zbatueshme në çdo situatë. Përkundrazi, “ka arsye të shumta që duhet t’i shtyjnë shkencëtarët social si puna ime që të jenë të thjeshtë në qasjen ndaj këtij fenomeni. Pasi emigracioni dhe pasojat e tij, siç e kam thënë, varen në një pjesë të madhe nga rrethana të papërsëritshme kohe dhe vendi. Pastaj sepse zgjedhjet politike, në analizë të fundit, nuk mbështeten mbi modele statistiko – matematike, por mbi disa bindje ideologjike pakashumë eksplicite. Është e vërtetë, sot Shtetet e Bashkuara do të kishin shumë për të fituar në terma ekonomike nga një politikë e emigracionit, e cila në vend që të jetë e bazuar mbi mekanizmin e bashkimit të familjeve, të privilegjonte emigracionin tejet të kualifikuar. Por fakti që kjo zgjedhje prej tashmë 3 dekadash nuk realizohet do të thotë megjithatë gjithçka mbi preferencat dominuese në vend”.
Vetë Borjas, edhe në dritën e të gjitha zbulimeve të tij, thotë se e gjykon si “jashtëzakonisht pozitiv” faktin që “Shtetet e Bashkuara të mi mund të japin shansin e të ringriturit, jo vetëm të terma të të ardhurave, disa dhjetëra million të varfërve e të dëshpëruarve nga e gjithë bota”. Megjithatë, një “qasje më konstruktive” do të këshillonte – të paktën nëse objektivi do të ishte ai i mbajtjes në jetë i një mekanizmi të fuqishëm pasurimi dhe emancipimi – të sfidoheshin dy tabù “politikish korrekte”.
Tabùja e parë është ajo që i pengon shumë të pranojnë se emigracioni jo gjithmonë dhe gjithsesi nuk ka efekt ekonomik pozitiv: në shoqëritë perëndimore, emigracioni masiv gjeneron në fakt “fitimtarë dhe të humbur”, ndoshta edhe vetëm në terma ekonomikë. Lidhur me këtë Borjas citon një konsideratë të përpunuar në 2013 nga Paul Collier, Profesor në Oxford University: “Një koalicion të zemëruarish i përbërë nga ksenofobë e racist është në mënyrë paragjykuese armiqësor ndaj emigrantëve dhe nuk lë rast pa përsëritur se emigracioni tout court është negativ për vendasit. Kuptueshëm, kjo ka shkaktuar një reagim: të preokupar vetëm nga ideja e dhënies së ndonjë mbështetjeje këtyre grupeve, shkencaëtarët socialë kanë harxhuar çdo energji për të demonstruar të kundërtën, domethënë që emigracioni është pozitiv për cilindo”. Studiuesi nga Harvard i bën të tijat këto fjalë dhe shton: “Nuk e kam thënë kurrë më parë në publik, por dyshoja prej shumë kohësh se shumë nga kërkimi lidhur me lëvizjet e popullsisë ishte ideologjikisht i motivuar. Në të vërtetë, lashtë nga ideologjia, të dhënat demonstrojnë se është e nevojshme një shpërndarje më e drejtë e kostove dhe benefiteve të fenomenit migrator”.
Tabùja e dytë politikisht korrekte është ajo se, duke i asimiluar emigrantët në robotë të pajisur me krah pune apo me një aftësi kontribuese të tyre në sistemin e pensioneve, harron detajin e vogël e të gjendurit përballë qënieve njerëzore në mish e kocka: “Gjithmonë Collier, ka shkruar në 2013 se “përsa mund të duket një e vërtetë e hidhur, emigrantët sjellin me vete kulturën e tyre””, duke lënë të kuptohet se edhe preferencat sociale e kulturore e grupeve të caktuara kanë një impekt të diferencuar ndaj vendit mikpritës: “Collier sërish ka të drejtë. Ashtu siç duhej të mbaheshin parasysh refleksionet e politologut Robert Putnam, sipas të cilave “emigracioni dhe diversiteti etnik tentojnë ta reduktojnë solidaritetin social dhe ta gërvishin kapitalin social”. Pavarësisht se një pasojë specifike e spostimit të miliona njerëzve është e vështirë të matet dhe të studiohet në terma ekonomike, pranon Borjas, “ajo është përpara syve të të gjithëve”.
Nuk ishte nevoja të priteshin zgjedhjet amerikane për ta kuptuar. “Nga ana tjetër, kanë mjaftuar disa milion refugjatësh nga Lindja e Mesme në Europë, me një popullsi të përgjithshme prej mbi 300 milion banorësh, për të gjeneruar sizmikë të paimagjinueshme në skenarin politiko – elektoral e Kontinentit të Vjetër, përfundon studiuesi. Mbyllja e syve përpara këtyre aspekteve të fenomenit migrator, siç kanë bërë edhe shumë nga ata që i përkasin botës akademike, ka kontribuar shumë në nxitjen e rebelimit popullor që shohim tani në veprim në shoqëritë tona”.
(nga Geopoliticus)
Përgatiti:
ARMIN TIRANA / www.bota.al