Ambasadorja e Francës në Shqipëri Catherine Suard, në një prononcim nga Shkodra foli për integrimin e Shqipërisë në BE.
Suard theksoi se Franca mbështet Shqipërinë në aspiratën e saj 34-vjeçare për t’iu bashkuar bllokut dhe për këtë, sipas saj mjafton të shohësh zhvillimet gjatë vizitës së Emmanuel Macron në Tiranë.
“Dua të sqaroj që Franca nuk ka pasur qëndrim negativ por një qasje të re për integrimin e Shqipërisë në BE. Do doja të përmendja vizitën e Macron ku ai ka deklaruar mbështetjen e Francës ndaj Shqipërisë dhe në këtë mandat që unë sapo kam marrë, dua të garantoj se Franca mbështet këtë proces. Ne duam një Europë të fortë dhe kështu një Shqipëri të fortë. Dëshira ekziston por duhet të bëjmë përmirësime të vazhdueshme dhe të shpejta”, tha ajo.