Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

2025/06/22 at 7:01 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

Franca e mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo është konfirmuar edhe njëherë nga ambasadorja franceze në Shqipëri, Catherine Suard.

“Franca e mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kjo është thënë edhe nga presidenti Macron gjatë vizitave të tij në Shqipëri dhe integrimi europian kalon jo vetëm përmes kulturës, por edhe zhvillimit të territoreve, projekteve të bashkëpunimit territorial, zhvillimit të qëndrueshëm”, tha ambasadorja.

Ajo i bëri komentet gjatë një vizite në qytetin e Korçës, ku u takua me kryebashkiakun Sotiraq Filo. Bashkë me të ishte edhe kryebashkiaku i Chambery në Francë, Thierry Repentin, i cili ka qenë më parë edhe ish-ministër i Europës.

“Fakti që jam sot këtu si kryetar i bashkisë së Chambery, por dhe si ish-ministër i Punëve Europiane, është për të konfirmuar dhe njëherë që Shqipëria është në Europë dhe ne do ta shoqërojmë këtë proces të pranisë së anëtarësimit në BE. Ky realitet dhe kjo prespektivë europiane është shoqëruar në nivele të larta politike, ka mbështetjen e qeverisë franceze pasi presidenti Macron ka ardhur dy herë në Shqipëri, po ashtu kryeministri Rama ka bërë vizita të vazhdueshme në Francë”, tha Repentin.

Franca ka zgjedhur që javën e kulturës franceze t’ia dedikojë Korçës.

“Marrëdhënia jonë me Korçën është tradicionale dhe e largët, qëllimi është që kjo marrëdhënie të bëhet e tashme dhe ti shërbejë dhe të ardhmes ndaj kemi ardhur këtu”, tha ambasadorja franceze.

Kryebashkiaku Repentin tha se kanë zgjedhur të punojnë me Bashkinë e Korçës në kuadër të projekteve me vendet që aderojnë në Bashkimin Europian.

“Kemi afërsi të mëdha gjeografike, por edhe për prioritetet e zhvillimit territorial në kulturë e në arsim. Pas disa muajsh bashkëpunim jemi aktualisht me një projekt konkret në Korçë, për javën e kulturës franceze, me shfaqje por edhe projekte digjitale. Kultura që të pasurohet ka nevojë të zhvillohet sidomos në kohët e sotme një faktor tjetër i rëndësishëm janë teknikat inovative“, tha Repentin.

Ju sugjerojmë

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë
Bota

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

1 Dhjetor, 2025 2:28 pm
“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë
Politikë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë

1 Dhjetor, 2025 1:36 pm
Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik
Kryesore

Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik

1 Dhjetor, 2025 1:32 pm
Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar
Life Style

Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar

1 Dhjetor, 2025 1:05 pm
4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur
Kronikë

4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur

1 Dhjetor, 2025 12:25 pm
Në gjendje të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë në Durrës
Kronikë

Në gjendje të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë në Durrës

1 Dhjetor, 2025 12:23 pm
Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë
Aktualitet

Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë

1 Dhjetor, 2025 12:18 pm
Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit
Kryesore

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit

1 Dhjetor, 2025 12:05 pm
Sulmohet autoblinda në Itali, vidhen dy milionë euro
Bota

Sulmohet autoblinda në Itali, vidhen dy milionë euro

1 Dhjetor, 2025 12:04 pm
Trump-Maduros: Largohu menjëherë nga Venezuela, merr dhe bashkëshorten
Bota

Trump-Maduros: Largohu menjëherë nga Venezuela, merr dhe bashkëshorten

1 Dhjetor, 2025 12:02 pm
Para
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

TE FUNDIT

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë
1 Dhjetor, 2025

Një shtet palestinez është “zgjidhja e vetme” për konfliktin disa dekadash me Izraelin, deklaroi Papa Leoni XIV, duke dëshmuar kështu...

Lexo më shumë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë
1 Dhjetor, 2025

Gjatë konferencës së sotme për mediat, Sali Berisha u ndal te takimi i mbajtur pak ditë më parë mes Ervin...

Lexo më shumë

Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik

Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik
1 Dhjetor, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se PD do të padisë kryeministrin Edi Rama për mashtrim publik. Në konferencën për  mediat, Berisha...

Lexo më shumë

Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar

Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar
1 Dhjetor, 2025

Ky krahë robotikë me lëvizje të ngjashme me ato njerëzore, të ndërtuar për kërkime mbi inteligjencën artificiale fizike, pasqyrojnë lëvizjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com