Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar në rrjetet sociale një video-mesazh të Yuri Kim, e cila ka theksuar mbështetjen e Amerikës ndaj vendin tonë.
Në këtë video-mesazh, ambasadorja Kim shprehet se prioritete e saj janë tre ,thellimi i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri në fushën mbrojtjes, mbështetjen për anëtarësimin në BE si dhe nxitja eksporteve dhe investimet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
“Së pari, do të punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë. Së dyti, do vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë, për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësimin në BE. Aspiratat evrpiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin. Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët”, thotë ndër të tjera ambasadorja e SHBA, Yuri Kim./ Opinion.al