Ambasadori shqiptar në Gjermani Artur Kuko ka thënë se nuk ka shqiptarë te plagosur apo te përfshirë në sulmin e Berlinit. Kuko ka theksuar se te dhënat paraprake flasin per nje mosprani te shtetasve tane, por gjithsesi eshte ende herët per te folur. Ndërsa ambasdori i Shqipërisë në Turqi ka thënë se as në sulmin ndaj ambasdorit në Ankara nuk ka shqiptarë të përfshirë. Ambasadoret tane në emisionin “7pa5” në Vizion+ kane theksuar gatishmërinë e stafeve te tyre për t’u përgjigjur ndaj çdo problem te shtetasve ne vendet respektive.