Për Ambasadorin Amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka ende kohë që palët politike të arrijnë një marrëveshje për reformën në drejtësi.
Lu ka propozuar sot një tjetër takim mes Ramës dhe Bashës, për të gjetur një zgjidhje.
Ambasadori shton se “refuzoj dhe Ramën që thotë se heq dorë nga negociatat.”
“Për një gjë biem dakord, jemi të lodhur nga debatet. Propozoj një zgjidhje të thjeshtë. E sfidoj kreun e PD dhe Ramën të takohen të hënën dhe të mos dalin nga takimi derisa të gjejnë një zgjidhje. Ka ende kohë që Rama e Basha të gjejnë kompromis. Refuzoj dhe Ramën që thotë se heq dorë nga negociatat.” tha ambasadori Donald Lu, në një deklaratë për mediat.